By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjuetia e paligjshme e Thëllëzës në Ballkan kërcënon ekzistencën e këtij lloji të zogjve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjuetia e paligjshme e Thëllëzës në Ballkan kërcënon ekzistencën e këtij lloji të zogjve
Ballina 2Rajon / Botë

Gjuetia e paligjshme e Thëllëzës në Ballkan kërcënon ekzistencën e këtij lloji të zogjve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 9:32 PM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur” dhe partnerët e saj në vendet e Ballkanit shprehën përmes një deklarate të përbashkët për shtyp të hënën shqetësimin se gjuetia e paligjshme e Thëllëzës po shkakton humbjen e këtij lloji të rrezikuar të zogjve.

Sipas organizatave vlerësohet se të paktën 160,000 thëllëza vriten në mënyrë të paligjshme çdo vit në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë dhe kjo përbën rreth 2.5 deri në 3 për qind të popullsisë totale evropiane.

Sipas organizatave gjuetia bëhet përmes një metode të paligjshme: gjuetarët vendosin me magnetofona imitues zanorë në livadhe dhe fusha gjatë natës për të tërhequr tufat e thëllëzave, që migrojnë në vendet e tyre të dimërimit në Afrikë.

Zogjtë mashtrohen nga thirrjet joshëse duke u grumbulluar në tufa dhe me lindjen e diellit gjuetarët pa leje qëllojnë kolonitë e mëdha të zogjve duke vrarë shumë prej tyre.

Biologët janë të shqetësuar se vrasja masive dhe e paligjshme e thëllëzave për gjatë asaj që njihet si “Rruga e migrimit e Adriatikut”, do të sjellë zhdukjen e thëllëzave në Evropë.

Gjuetia e thëllëzave në Evropën Juglindore është e përqendruar sipas organizatave mjedisore kryesisht në dy rrugë migrimi: përgjatë bregut të Adriatikut dhe në fushat e Serbisë veriore

‘EuroNatur’ dhe organizatat partnere në Ballkan thonë se po bëjnë fushatë për t’i dhënë fund gjuetisë së paligjshme të thëllëzave dhe së fundi kanë publikuar një hartë të përditësuar që tregon se në cilat zona të vendeve të Ballkanit thëllëzat qëllohen duke përdorur metoda të paligjshme.

“Vrasja e paligjshme e thëllëzave në Ballkan nuk është vetëm një problem lokal, por një problem evropian”, tha Dr Justine Vansynghel, menaxhere e projektit për ruajtjen e shpendëve migratorë në ‘EuroNatur’.

Së bashku me organizatat e saj partnere në Ballkan, ‘EuroNatur’ kërkon që autoritetet e zbatimit të ligjit në vendet e Ballkanit të ndërmarrin veprime të vazhdueshme kundër vrasjes së paligjshme të shpendëve dhe që gjyqësori të vendosë dënimet e duhura për gjuetarët e paligjshëm.

Organizatat kërkojnë që komuniteti i gjuetisë të ketë zero tolerancë ndaj vrasjeve të paligjshme të thëllëzave dhe t`i raportojë rastet tek autoritetet përkatëse.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #EuroNatur, #Gjuetia e paligjshme, #Kërcënon ekzistencën, #Thëllëza
Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

FH: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
Time shpall Taylor Swiftin si person të vitit
Haradinaj publikon pamje nga një librari në Pejë, qytetarë të shumtë presin radhën për blerjen e teksteve shkollore
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?