By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bajrami: LVV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Bomba limoni me biskota
May 17, 2025
Qofte patate të skuqura të mbushura me spinaq dhe djathë
May 17, 2025
Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
May 17, 2025
Krasniqi: Kosova po degradohet
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Karamuço: Në Shqipëri duhen zgjeruar mekanizmat institucionalë kundër korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Karamuço: Në Shqipëri duhen zgjeruar mekanizmat institucionalë kundër korrupsionit
Ballina 2Rajon / Botë

Karamuço: Në Shqipëri duhen zgjeruar mekanizmat institucionalë kundër korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 9:56 PM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të mbetet një sfidë për vendin.

Raporte ndërkombëtare evidentojnë se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, kjo dukuri mbetet shqetësimi serioz për Shqipërinë.

Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut vërente se gjatë 2023 ne Shqipëri “korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, megjithëse autoritetet bënë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe drejt dhënies fund të mosndëshkimit.

Profesori i Kriminologjisë pranë Universitetit të Tiranës, Ervin Karamuço, thotë se duhen zgjeruar mekanizmat institucionalë për të parandaluar, hetuar dhe goditur korrupsionin dhe se lufta nuk duhet kufizuar vetëm nga ana e institucioneve të drejtësisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai vlerëson punën e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Do të shikojmë në ditët dhe javët në vijim, do të kemi të tjera arrestime që do të përforcojnë më së shumti idenë që SPAK-u godet nga të gjitha krahët, që SPAK-u nuk pyet askënd, vetëm ligjin”, tha ai.

Zëri i Amerikës: Shqipëria ndërmori një reformë të pazakontë për të ringritur të gjithë sistemin e drejtësisë. Duket sikur ka pasur sukses. Sa të thella janë lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Shqipëri?

Ervin Karamuço: Aktualisht jemi në fazën e një iniciative të Parlamentit shqiptar në lidhje me një reformë tjetër institucionale, pse jo dhe ligjore, për të luftuar korrupsionin. Di që janë marrë masa dhe janë ngritur grupet e para të ekspertëve të nivelit të lartë, të cilët në mënyrë paralele, ashtu siç ndodhte dikur me ekspertët e reformës në drejtësi, po hedhin idetë e para se si do të reagojnë institucionet ndaj kësaj vale të re të ashtuquajtur të korrupsionit, e cila po ndihet siç është përmendur edhe në raportin e Departamentit të Shtetit në të gjitha degët e pushtetit. Sigurisht janë bërë përparime, po shikohet një lloj reflektimi nga ana e institucioneve, të shikojmë në vijim se si do të bëhet e mundur në mënyrë efektive që të ulet, të reduktohet në maksimum fenomeni i korrupsionit në të gjitha këto institucione. Shikojmë që nuk është prekur vetëm gjyqësori, përkundrazi ka informacione që edhe gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetting-un vazhdojnë që të kenë jo vetëm kontakte të papërshtatshme, jo vetëm një performancë të dobët në krye të detyrës, por edhe po vijojnë të konsumojnë akte korruptive. Këto vihen re nëpërmjet denoncimeve të vetë qytetarëve, të avokatëve të ndryshëm e kështu me radhë. Por nuk është vetëm gjyqësori, është edhe administrata publike gjithashtu e përfshirë në akte korruptive. Sigurisht, administrata është një numër shumë i madh, pothuajse 180 mijë së bashku me korporatat publike kështu që duhet më shumë punë, më shumë institucione, të cilat nuk zgjidhen dot vetëm me SPAK-un. Kur flasim për korrupsion flasim vetëm për 20 prokurorë që hetojnë, por duhet të ketë edhe institucione të tjera të cilat bëjnë një hetim paraprak në rrugë administrative. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi aktualisht institucione të pavarura, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit, por ende i pamjaftueshëm për të hyrë dhe për të nxjerrë në pah të gjitha këto fenomene, për t’i denoncuar ato në organet ligjzbatuese.

Zëri i Amerikës: Një nga mjetet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar është hetimi i pasurive dhe burimeve të tyre financiare, sa e vështirë është kjo luftë në kontekstin shqiptar?

Ervin Karamuço: Në kontekstin shqiptar vetëm këto vitet e fundit ka filluar një kërkesë shumë e madhe nga ana e institucioneve ligjzbatuese për personat që nuk janë në profil policor ose në profil hetues, por janë në profile që kanë të bëjnë me financat, me bankat, me kontabilitetin, e të tjerë. Pra janë të gjitha këto fusha që kërkohet një nevojë urgjente për t’i futur brenda sistemit, pra brenda institucioneve dhe për t’i shfrytëzuar njohuritë e tyre në atë që ne e quajmë rëndomë, madje dhe këtu në Shtetet e Bashkuara “të ndjekim paratë”, “follow the money”. SPAK-u po e bën këtë. Ka ngritur një njësi të veçantë, por kjo njësi duhet të shpërndahet edhe në institucionet e juridiksionit të përgjithshëm kur flitet për prokurorinë e juridiksionit të zakonshëm, gjykatat e kështu me radhë, sepse ato kanë një nevojë për të parë fenomenin dhe për të luftuar sa më shumë pastrimin e produkteve të veprës penale sidomos nga ana e organizatave kriminale.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, prej disa vitesh ka një bum të ndërtimeve, dhe një debat se nga burojnë paratë. Ka studime që thonë se pas një pjese të mirë të këtyre investimeve qëndrojnë paratë e pista. Autoritetet e mohojnë këtë tezë. Ndërkohë që në raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme për vitin e kaluar, vihet në dukje se ndërtimi dhe krijimi i shoqërive tregtare janë forma më e përhapur e pastrimit të parave. Cili është vlerësimi juaj?

Ervin Karamuço: Ne jemi në një fazë ku kemi pasur një sukses për daljen nga lista gri e vendeve të cilat shikohen si një rrezik potencial për pastrimin e parave. Kjo do të thotë që kemi forcuar deri diku institucionet dhe sistemet tona të verifikimit dhe të alertës, por nga ana tjetër ne nuk kemi një kontroll efecient në lidhje me çfarë po ndodh në tregun e lirë shqiptar, kush janë flukset e parasë? Ende nuk po trokasim dot tek origjina e shumë prej investimeve të mëdha që po kryhen nga ana e disa të ashtuquajturve investitorë, por që kur hedh sytë dhe i shikon në të kaluarën e tyre nuk është se kanë evaluar gradualisht në këtë pasuri, por lekët justifikohen nga të ardhura dytësore, personave të tjerë, huamarrje, jo vetëm nga individë, por edhe nga institucione financiare. Kjo sigurisht të vë në dyshim. Për këtë duhet investuar dhe duhet riparë roli i agjencive që monitorojnë flukset e parave, sidomos ato të paligjshme në Shqipëri. Një agjenci vetëm siç është ajo pranë ministrisë së Financave nuk e bën dot këtë. Është e pamundur ta bëjë. Por ne duhet të ngremë dhe agjenci të tjera të cilat në njëfarë mënyre të bashkërendojnë punën që këta ndërtues, qoftë edhe në disa prej 10 zërave kryesorë që pastrojnë para në Shqipëri nëpërmjet aktiviteteve financiare, të mendojnë se ka një njeri që i survejon dhe që puna e tyre do të zbulohen dhe asetet e tyre do të ngrihen për të kaluar në favor të shtetit më pas.

Zëri i Amerikës: Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë hetuar dhe arrestuar figura të larta politike. SPAK-u është vënë në qendër të kritikave, sidomos nga opozita e cilat thotë se është vënë në shërbim të qeverisë. Cili është mendimi juaj?

Ervin Karamuço: Nga të gjitha informacionet që unë kam si profesor di të them që SPAK-u deri tani po ecën në shinat e duhura, është i pavarur, i paanshëm dhe për shkak të kësaj ka një nervozizëm të shtuar nga të gjithë ata politikanë që janë vënë nën akuzë ose pritet të vihen nën akuzë, e shikojnë këtë si një institucion i cili nuk duhet t’i kishte hapur dyert kurrsesi në atë ambient aq të rehatshëm dhe komod në të cilin po kryheshin të gjithë ato akte korruptive që kanë vite e vite që janë të mbivendosura në jetën tonë dhe ne i shikojmë përditë. Është shumë e vështirë sot që të akuzosh SPAK-un, është shumë e lehtë për ta përgëzuar atë për punën që po bën. Do të shikojmë në ditët dhe ne javët në vijim do të kemi të tjera arrestime që do të përforcojnë më së shumti idenë që SPAK-u godet nga të gjitha krahët, që SPAK-u nuk pyet askënd, vetëm ligjin.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

TAGGED: #Ervin Karamuço
Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shkëmbim zjarri mes një grupi kriminal dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë 6 të arrestuar

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
Haradinaj për “Contour Globalin”: Do t’i jepte Kosovës pavarësi energjetike
13 persona u plagosën gjatë granatimeve të natës në Kursk
Rama tregon për pritjen kuqezi nga shqiptarët e Greqisë
Nxorri armën e shërbimit në spital, AMP pezullon policin në Gjirokastër!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?