Në QMF-re ,“ Fazli Ramadani” të fshatit Zhegër, që nga dita e sotme, ka filluar të funksionoj ordinanca stomatologjike.
Lajmin e mirë për qytetarët e këtushëm dhe fshatrat e kësaj ane, e ka bërë publik, Dr. Taulant Ramadani, Shefi i QKMF-re në Gjilan.
“Tani qytetarët e Zhegrës dhe zonave përreth, do të kenë mundësi për të marrë shërbimeve shëndetësore stomatologjike në fshatin e tyre, por në ndërrimin e paradites”, tha ai.
Sipas tij, kështu edhe do të kursehen qytetarët duke iu mundësuar atyre qasje të lehta dhe të shpejta për përmbushjen e nevojave shëndetësore./Gjilani Info/