By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?
December 8, 2025
Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel
December 8, 2025
Incident i çuditshëm: një burrë veshi një kostum dreri dhe hyri në pyll, gjuetarët e qëlluan gabimisht
December 8, 2025
Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse
December 8, 2025
Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë
Rajon / Botë

ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/12 at 8:34 PM
Kosova Times Published August 12, 2024
Share
SHARE

Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin për pasoja “të shpejta dhe të ashpra” nëse konfirmohen raportimet se po planifikon të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi.

“Ne jemi të përgatitur për një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani do të dërgonte raketat balistike, që sipas mendimit tonë do të paraqisnin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

Paralajmërimi përkon me një paralajmërim të lëshuar më herët gjatë këtij viti nga ShBA-ja, pasi Reuters –duke cituar gjashtë burime të paidentifikuara – raportoi se Irani kishte dërguar “një numër të madh” të raketa të fuqishme balistike tokë-tokë në Rusi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj programit të raketave balistike të Teheranit pas shqetësimeve se këto lloje armësh Irani mund t’i dërgojë tek aleatët dhe bashkëpunëtorët në Lindjen e Mesme dhe në Rusi, në mënyrë që Moska t’i përdorë kundër Ukrainës.

Rusia ka mungesë të armëve, teksa po vazhdon pushtimin e Ukrainës – që e nisi më 2022 – dhe po përballet edhe me humbje të mëdha të trupave dhe pajisjeve ushtarake, duke e shtyrë që të kërkojë tek aleatët sikurse Irani dhe Koreja e Veriut armë që të mbushë stoqet e armëve.

Më 22 shkurt, ShBA-ja po ashtu paralajmëroi Iranin për përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nga komuniteti ndërkombëtar nëse Teherani do t’i jepte raketa balistike Rusisë.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të ShBA-së, John Kirby, atëbotë tha se Uashingtoni ende nuk kishte konfirmuar nëse ishin transferuar raketa nga Irani dhe Rusia, por shtoi se ky raportim duket të jetë i saktë.

Teherani i ka ofruar Rusisë dronë, bomba dhe municione për artileri, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas pas dëshmive të shumta për përdorimin e dronëve Shahed, të prodhimit iranian, në sulmet ndaj Ukrainës, duke nxitur shtetet perëndimore të vendosin sanksione shtesë.

“Zyrtarët iranianë po ashtu kanë vazhduar të mohojnë se i kanë ofruar ndonjë dronë Rusisë, pavarësisht se dëshmitë janë të dukshme që Rusia përdor këta dronë vazhdimisht gjatë sulmeve kundër civilëve në Ukrainë, kundër infrastrukturës civile”, tha Patel për gazetarët.

Presidenti i ri i Iranit, Masud Pezeshkian, që nga shumë konsiderohet si reformist, ka folur për shpresën e përmirësimit të raporteve me Perëndimin, por Patel shprehu skepticizëm.

Në janar, DASH-i, së bashku me BE-në dhe shtete të tjera kishin lëshuar një paralajmërim të ngjashëm edhe për Korenë e Veriut lidhur me dërgimin e armëve në Rusi.

You Might Also Like

Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel

Incident i çuditshëm: një burrë veshi një kostum dreri dhe hyri në pyll, gjuetarët e qëlluan gabimisht

Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse

Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil

VIDEO Njeriu i Putinit: Unë nuk jam president, kështu që mund ta them këtë. Jemi në luftë me Evropën

TAGGED: #Irani, #Raketa balistike, #Rusia, #ShBA-ja
Kosova Times August 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhjen e një veture në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Izrael: Publikohen rezultatet e para të hetimit për 7 tetorin
Vuçiq: Nuk jam dakord me Perëndimin se Putini është i çmendur, Serbia nuk do të bëhet shpejt pjesë e BE-së
Mister, influencuesja ‘Barbika reale ‘ vdes në moshën 31 vjeç pasi iu nënshtrua 27 operacioneve
PDK paralajmëron ta dërgojë në Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarë Publikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?