By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive
Ballina 2Rajon / Botë

Applebaum: Autokracitë janë bashkuar kundër demokracive

Kosova Times
Last updated: 2024/08/13 at 8:21 AM
Kosova Times Published August 13, 2024
Share
SHARE

Autokracitë në mbarë botën gjithnjë e më shumë po bashkëpunojnë kundër shoqërive demokratike, tha fituesja e Çmimit Pulitzer, gazetarja dhe historiania amerikane, Anne Applebaum, në një intervistë për Current Time.

“Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut, Venezuela, Zimbabveja, Azerbajxhani dhe Angola nuk kanë ideologji të përbashkët”, tha Applebaum. “Por, ata gjejnë çështje për të cilat mund të bashkëpunojnë dhe kanë interesa të përbashkëta. Disa prej interesave të tyre janë financiare”.

“Kina investon në regjimet autokratike në mbarë botën dhe i ndihmon që të përgatiten”, shtoi ajo. “Rusët e bëjnë të njëjtën gjë… – ata u ofrojnë mercenarë diktatorëve në Afrikë të cilët kanë telashe. Ata kërkojnë zona ku mund të kenë diçka të përbashkët dhe ku mund të ndihmojnë njëri-tjetrin”.

“Por, për të bërë këtë atyre nuk u nevojitet që të kenë ideologji të njëjtë”, tha Applebaum.

Në librin e saj të ri, “Autocracy, Inc.: The Dictators Who Want To Rule The World”, Applebaum ka shkruar se qeveri të tilla forcohen përmes “rrjeteve të sofistikuara që përbëhen nga struktura financiare kleptokratike, teknologji të mbikëqyrjes dhe propagandistë profesionalë, të cilët bashkëpunojnë nëpër regjime të shumta”, thuhet në libër, sipas ueb-faqes së autores.

Applebaum i tha Current Time se ky është dallim thelbësor nga situata gjeopolitike në shekullin e 20-të, “kur atëherë ekzistonte një gjë që quhej blloku komunist dhe që të gjithë përdornin një gjuhë…dhe që të gjithë madje kishin sisteme shumë të ngjashme politike dhe shoqërore”.

Pavarësisht se nuk kanë një ideologji të përbashkët, autokracitë në botë kanë një “armik të përbashkët”, theksoi ajo.

“Armiku i përbashkët është… kushdo që jeton në botën demokratike dhe kushdo që përdorë gjuhën e demokracisë… të të drejtave të njeriut, transparencës, llogaridhënies, sundimit të ligjit, drejtësisë”, tha Applebaum. “Ajo gjuhë paraqet kërcënim për ta dhe, sigurisht, është kërcënim në i madh për ta kur vjen nga lëvizjet opozitare brenda shteteve të tyre apo nga kritikët e brendshëm dhe… disidentët”.

Për më tepër, të çliruar nga ideologjia, regjimet moderne autokratike kanë hapësirë më të madhe për të ndikuar në zhvillimet politike dhe shoqërore në shoqëritë e hapura.

“Propaganda autoritare tani mund të depërtojë te njerëzit në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë që propaganda komuniste nuk mund ta bënte”, tha Applebaum. “Po ashtu, siç thash, paratë që shtetet autoritare kanë u japin atyre një lloj fuqie që, sërish, Bashkimi Sovjetik nuk e kishte, qoftë për të investuar si investitorë, qoftë për të blerë ndikimin e politikanëve apo të komunitetit të biznesit, qoftë edhe në formën e parave për të financuar fushatat politike”.

“Të gjitha këto gjëra u japin atyre më shumë mjete ndikimi në debatet e brendshme dhe në bisedat politike të demokracive, por edhe të ekonomive të tyre”, shtoi ajo.

Organizatat mediale sikurse rrjeti i Kremlinit, Russia Today, shtoi Applebaum, “janë të mira për të krijuar narrativin autoritar që i përshkruan autokracitë si të sigurta dhe të qëndrueshme dhe demokracitë si të përçara, kaotike dhe të degjeneruara”.

“Dhe disa versione të kësaj, në milionë forma, janë të qasshme në internet”, tha ajo. “Dhe kjo…. e shoqëruar me një pjesë të spektrit politik amerikan që ndihet i pakënaqur, të cilit si pëlqejnë ndryshimet shoqërore, demografike, ekonomike dhe politike në dekadat e fundit dhe po synojnë t’i zhbëjnë këto ndryshime”.

Regjimet autoritare nuk e shkaktuan “kundërshtimin kundër demokracisë” në SHBA dhe shtete të tjera demokratike, “por ato ndihmuan që të formësohej gjuha”, tha ajo. “Ato i thellojnë përçarjet ekzistuese”.

Megjithatë, këto regjime e kuptojnë se vlerat demokratike dhe gjuha demokratike janë të lakmueshme. Në Venezuelë, për shembull, njerëzit kanë protestuar duke kërkuar transparencë, drejtësi dhe sundim të ligjit, pavarësisht “diktaturës vërtetë të shëmtuar” të vendit.

“Njerëzit duan të jetojnë në një shtet ku ka sundim të ligjit, ku gjykatësit janë gjykatës të vërtetë”, tha Applebaum për Current Time, rrjetit në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë. “Mendoj se këtë mund ta shihni në shumë vende. Ka të bëjë me dëshirën e lindur për të jetuar në një shoqëri më të drejtë, ku qytetarët kanë një lloj ndikimi”.

“Prandaj, mendoj se kjo është një nga arsyet pse bota autokratike është riarmatosur ose e ka përgatitur veten kundër botës demokratike në një mënyrë më dramatike sesa e bëri dy dekada më parë”, tha Aplebaum. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

TAGGED: # Autokracitë, #Anne Applebaum, #Demokracitë
Kosova Times August 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
Një autobus që transportonte turistë është përmbysur në Karelia te Rusise
Dhuratë e OPEC-ut. Kush do të përfitojë nga shkurtimet e kartelit të naftës?
Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë
Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Kurti kërkon zbatim të plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?