By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha
December 11, 2025
Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros
December 11, 2025
Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”
December 11, 2025
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu
Ballina 2Rajon / Botë

Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 4:48 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sipas të dhënave të Hamasit, sulmet izraelite vranë të paktën 17 persona. Ndërkaq, vazhdojnë shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme. Pothuajse dy javë pas vrasjes së dy udhëheqësve të grupeve militante në rajon, pas së cilave duket se është Izraeli, banorët e shtetit hebre janë në ankth pas paralajmërimeve nga Irani për sulme hakmarrëse. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jerusalemi, Linda Gradstein, si Hamasi ashtu dhe Hezbollahu kanë raketa me rreze veprimi që mund të arrijnë në pjesën më të madhe të territorit të Izraelit dhe të shkaktojnë dëme të mëdha.

Qyteti verior izraelit Haifa është vetëm 32 kilometra larg kufirit me Libanin. Në qytetin port ka fabrika kimike që mund të vihen në shënjestër nga Hezbollahu. Pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm terrorist në Izraelin jugor, duke nxitur fillimin e luftës në Gazë, qendra komanduese emergjente është vendosur nën tokë ndërsa Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme ajrore përgjatë kufirit.

Zyrtarët e qytetit thonë se Haifa është e përgatitur për një sulm.

“Të gjitha strehimet tona hapen në mënyrë automatike në rast së bie alarmi. Këtë mund ta bëj edhe unë përmes telefonit tim. E shihni se si ndezët drita, kjo do të thotë se streha po hapet”, tregon Leonid Reznik, kreu i departamentit për gatishmërisë për emergjencat për qytetin e Haifas.

Hamasi dhe Hezbollahu janë zotuar se do të hakmerren për vrasjen e udhëheqësve të tyre. Zyrtarët e sigurisë së Izraelit thonë se Hezbollahu ka mbi 150 mijë raketa me rreze veprimi që mund të arrijë pjesën më të madhe të Izraelit.

“Hezbollahu me dronët e prodhuar nga Irani mund t’i shkaktojë dëm të madh infrastrukturës izraelite pasi koha për t’i vërejtur dronët dhe raketat nga Hezbollahu është shumë e shkurtër. Dronët dhe raketat nga Libani gjithashtu janë të vështira për tu vërejtur”, thotë për Zërin e Amerikës Avi Melamed, analist mbi zbulimin strategjik.

Ushtria izraelite thotë se ka zhvilluar teknologji të re për të paralajmëruar banorët për sulmet me raketa.

Subtitles Read: “Komanda ushtarake ka filluar dërgimin e paralajmërimeve përmes mesazheve telefonike. Si do të funksionojë kjo? Mesazhet do të dërgohen drejtpërdrejt në telefonat tuaj celularë krahas një paralajmërimi me zë nëse gjendeni në një zonë që është nën sulm”, thuhet në një nga njoftimet që dërgohen tani nga ushtria izraelite.

Në prill, Irani kreu një sulm me qindra raketa ndaj Izraelit, shumica e të cilave u goditën nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara ose Jordania. Analistët izraelitë presin që kësaj radhe sulmi të jetë më i madh.

“Dilema iraniane është që nga njëra anë të hakmerret ashtu siç janë zotuar, që ta bëjnë këtë në një mënyrë të tillë që të rikthejnë dinjitetin e tyre të cenuar nga sulmi izraelit në Teheran, por nga ana tjetër të mos e nxisin Izraelin të përgjigjet ashpër. Ata duan të shmangin këtë situatë, pra një përshkallëzim të madh me Izraelin”, thotë analisti Melamed.

Situata mund të ndikojë edhe tek vazhdimi i bisedimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite. Uashingtoni e ka paralajmëruar Iranin se hakmarrja ndaj Izraelit mund të dëmtojë këto negociata.

Të dhënat e Hamasit, që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, thonë se deri më tani ofensiva ushtarake izraelite ka vrarë mbi 40 mijë njerëz.

Po sipas zyrtarëve, vetëm gjatë natës në mes të martës dhe të mërkurës sulmet izraelite vranë të paktën 17 njerëz.

Sipas Izraelit, mijëra luftëtarë të Hamasit janë të përfshirë në të dhënat e përgjithshme për viktima që jepen nga Hamasi.

You Might Also Like

Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros

Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”

“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot

Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo

Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo

TAGGED: #Irani, #Izraelitët, #Kërcënimet për sulme, #Të shqetësuar, Hamasi
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Rafuna: Për shkak të inflaficionit, qeveria të rritë pagat

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Hugo Lloris konfirmon se do të largohet nga Tottenhami
Opozita lëshon sallën e Kuvendit, e pakënaqur me vlerën e koeficientit
Analizë. Zgjedhje jashtëzakonisht të tensionuara në Turqi
Në Bjellorusi po çmontohen tre kampe stërvitore për të mobilizuarit nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?