By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza
January 10, 2026
Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont
January 10, 2026
Suedia ka një zgjidhje të shkëlqyer për pastrimin e rrugëve dimërore
January 10, 2026
Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta
January 10, 2026
Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë
Rajon / Botë

Kreu i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas viziton Turqinë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 7:54 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillon sot një vizitë dyditore në Turqi. Analistët thonë se për Ankaranë vizita është një mundësi për të rikthyer ndikimin e saj rajonal pas izolimit në rritje dhe vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit ende po vazhdon, udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas sot fillon një vizitë dyditore në Turqi, gjatë së cilës ai do të mbajë një fjalim në Parlamentin turk. Por analistët thonë se vizita ka të ngjarë të jetë më shumë një përpjekje për të kënaqur bazën e brendshme politike të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan sesa për të luajtur një rol domethënës në zgjidhjen e konfliktit.

“Vizita ka të bëjë më shumë me përcjelljen e një mesazhi tek baza e tyre e mbështetësve. Në arenën ndërkombëtare, nuk mendoj se ka më një audiencë, që vërtet e sheh Turqinë si pararojë ose Erdoganin si kampionin e të drejtave palestineze”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Presidenti turk Erdogan e ka kritikuar publikisht zotin Abbas, duke akuzuar udhëheqësin palestinez se fillimisht kishte refuzuar ftesën e tij për të vizituar Turqinë. Udhëheqësi turk pretendon të jetë një urë lidhëse midis Autoritetit Palestinez dhe Hamasit, por analistët thonë se pritja e fundit nga Kina e udhëheqësve të fraksioneve palestineze është një shenjë se zoti Erdogan është rrëzuar nga ai rol.

“Kjo është një çështje në të cilën Erdogani personalisht investoi shumë kohë dhe energji. Ai shpresonte të pajtonte fraksionet palestineze, por Kina ndërhyri në këtë çështje, duke tërhequr vëmendjen me veprimet e saj. Kina ka më shumë ndikim politik mbi dy palët”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.

Të martën, Mahmud Abbas vizitoi Moskën, duke nënvizuar atë që analistët thonë se është rëndësia në rritje e vendeve të tjera në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin. Por, Presidenti Erdogan mund të bëjë përpjekje të shfrytëzojë vizitën e zotit Abbas për të fituar sërish ndikimin e tij tek çështja palestineze, veçanërisht pas vrasjes së aleatit të tij të ngushtë, udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe zëvendësimit të tij me Yahya Sinwarin.

“Vetë Erdogani dhe drejtuesit e tjerë të Partisë AK kanë mbështetur Hamasin dhe udhëheqësin e tij Haniyeh deri në këtë pikë. Tani kemi udhëheqësin e ri Yahya Sinwar. Ata nuk mund ta takojnë atë, nuk mund të kontaktojnë me të, apo të kenë atë lloj marrëdhënie që kanë pasur me zotin Haniyeh. Kështu që në këtë pikë ata janë detyruar të kthehen tek Mahmud Abbasi”, thotë Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Por analistët paralajmërojnë se zoti Abbas mund të ketë pak interes ta konsiderojë Turqinë si një vend që mund të luaj një rol më të madh në zgjidhjen e konfliktit. Disa analistë thonë se Ankaraja nuk mund të ofrojë shumë në këtë drejtim, sepse mbështetja e fortë e Erdoganit për Hamasin dhe retorika e tij e zjarrtë kundër Izraelit po e izolon gjithnjë e më shumë Turqinë nga vendet e tjera, që kërkojnë t’i japin fund luftimeve.

“Nuk është vetëm Izraeli që po bllokon pjesëmarrjen e Turqisë në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, por edhe vendet e Gjirit dyshohet se nuk duan pjesëmarrjen e Turqisë në këtë proces”, thotë Selin Nasi, studiuese e çështjeve turke në Fakultetin Ekonomik të Londrës.

Analistët paralajmërojnë se çdo shpresë se vizita e zotit Abas mund të jetë një paralajmërim për një rol më të madh të Ankarasë në përfundimin e luftimeve në rajon ka të ngjarë të përfundojë në zhgënjim. Ata thonë se ka më shumë mundësi që konferenca për shtypin e zotit Erdogan me udhëheqësin palestinez Abbas të shfrytëzohet nga Presidentit turk për të kënaqur bazën e tij konservatore.

You Might Also Like

Bullgari Nickolay Mladenov u zgjodh drejtor i Komitetit të Trump për Paqe në Gaza

Paratë saudite, armët bërthamore pakistaneze dhe dominimi ushtarak turk: ​​”NATO-ja myslimane” në horizont

Suedia ka një zgjidhje të shkëlqyer për pastrimin e rrugëve dimërore

Përshkallëzim në Iran: Demonstruesit e dhunshëm i vunë flakën një xhamie në Teheran, të cilësuar si terroristë

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

TAGGED: #Mahmud Abbas, #Turqi
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

OBSH kërkon “veprim të menjëhershëm” pas vdekjeve nga shurupi i kollës

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Laura Fazliu e fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024
Kryeministri polak erdhi në kufirin me Rusinë. Kontrolloi barrierat antitank
Nuk ndalet Daku, i shënon gol edhe CSKA Moskës
Zyrtarët e Republikës Sërpska në Serbi për Këshillin Gjithëkombëtar Serb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?