By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministrit japonez në largim transformoi politikën e jashtme të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministrit japonez në largim transformoi politikën e jashtme të vendit
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministrit japonez në largim transformoi politikën e jashtme të vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 10:45 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ka njoftuar se do të japë dorëheqjen, ndihmoi në transformimin e politikës së jashtme të Japonisë, duke rritur rolin e saj global dhe duke përshpejtuar një zgjerim të madh ushtarak, pavarësisht përballjes me sfidat e brendshme që përfundimisht çuan në largimin e tij.

Në një njoftim të papritur të mërkurën, zoti Kishida tha se ai nuk do të marrë pjesë në garë për kreun e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, që do të thotë se ai do të japë dorëheqjen si kryeministër pas zgjedhjeve të brendshme të udhëheqjes së partisë muajin e ardhshëm.

Gjatë mandatit trevjeçar të Kryeministrit Kishida, tensionet gjeopolitike globale u përshkallëzuan ndjeshëm. Ai u përgjigj duke ndërmarrë disa hapa për ta afruar vendin e tij me Perëndimin dhe për të zbutur kufizimet ushtarake të vetë-imponuara të Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një nga arritjet më të shquara të zotit Kishida ishte rritja e buxhetit të mbrojtjes. Sipas një plani pesë-vjeçar të shpallur në vitin 2022, Japonia është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi i tretë në botë për nga shpenzimet ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Nën udhëheqjen e Kryeministrit Kishida, Japonia njoftoi për herë të parë se do të blejë raketa që mund të godasin vende të tjera, duke thyer një tabu prej dekadash kundër blerjes së armëve që mund të përdoren për të sulmuara vende të tjera.

Zoti Kishida thelloi gjithashtu lidhjet ushtarake të Japonisë me partnerët, duke forcuar aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara dhe duke rritur bashkëpunimin me Filipinet, Australinë, Korenë e Jugut dhe NATO-n.

Ndikimi i luftës në Ukrainë

Një arsye kryesore që zoti Kishida ishte në gjendje të bënte shumë ndryshime të rëndësishme në politikën e sigurisë së Japonisë ishte sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili filloi katër muaj pasi zoti Kishida mori detyrën e kryeministrit të vendit.

“Zoti Kishida e kuptoi shumë shpejt se kjo ishte një pikë kthese e madhe në historinë e pasluftës”, thotë Daniel Sneider, ekspert i politikave për Azinë Lindore në Universitetin e Stanfordit.

Megjithëse lufta e Ukrainës ishte në anën tjetër të botës, Kryeministri Kishida e shihte atë si një shkelje të parimeve themelore të rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore, “e para prej të cilave ishte mospërdorimi i forcës për të ndryshuar kufijtë”, tha eksperti Sneider.

Për shumë japonezë, mësimi nga lufta në Ukrainë ishte i qartë: vendi kishte nevojë për një politikë të jashtme më proaktive – veçanërisht me vendet e saj fqinje si Rusia, Kina dhe Korenë e Veriut, që synojnë gjithnjë e më shumë të prishin rendin rajonal të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Shembulli i Ukrainës ishte i përsosur për të bindur japonezët se bisedat në mënyrë paqësore nuk mjaftojnë dhe se diçka tjetër duhet bërë”, thotë Mieko Nakabayashi, ish-ligjvënëse japoneze dhe profesore në Universitetin Waseda të Tokios.

Mbështetja për Tajvanin

Ndonëse Japonia nuk është angazhuar për të mbrojtur Tajvanin, Kryeministri Kishida ka zgjeruar mbështetjen retorike të Japonisë për vendin ishull. Ai ka rritur gjithashtu bashkëpunimin ushtarak me vendet që synojnë të ruajnë “status quonë” në ngushticën e Tajvanit.

Në forumet ndërkombëtare, Kryeministri Kishida ka paralajmëruar vazhdimisht se, “Ukraina sot mund të jetë Azia Lindore nesër”, një deklaratë që shumë analistë e panë si një referencë mbi rrezikun e pushtimit të Tajvanit nga Kina.

Sfidat e brendshme ekonomike

Me politikën e jashtme më bindëse dhe me vlera, Kryeministrit Kishida fitoi admirimin e shumë udhëheqësve në Perëndim, por trashëgimia e tij në vend është më e ndërlikuar.

Gjatë tre viteve të tij në detyrë, Kryeministri Kishida pati vlerësime të ulëta për punën e tij. Sipas një ankete, në korrik ai dhe kabineti i tij qeveritar kishin mbështetjen e vetëm 15.5% të japonezëve.

Shumë votues japonezë nuk janë të kënaqur me mënyrën si Kryeministri Kishida e ka trajtuar ekonominë. Politikat e qeverisë së tij nuk arritën të tejkalonin stanjacionin ekonomik të gjatë të Japonisë dhe vendi u përball me inflacion të lartë, që shkaktoi rritjen e çmimeve të konsumit, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Ai respektohej nga udhëheqësit ndërkombëtarë për shkak të rolit të tij të vazhdueshëm në mbrojtje të demokracisë, por brenda Japonisë, atij i mungonin aftësitë udhëheqëse”, thotë profesoresha e Universitetit Waseda të Tokios, Mieko Nakayabashi. /voa/

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

TAGGED: #Fumio Kishida, #Japoni
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryepeshkopi rus që e krahasoi ushtrinë me Satanin u gjobit me 150 mijë

Kosova Times Kosova Times April 8, 2024
Nëna raporton se vajza e mitur i është dhunuar nga dy të panjohur
Vajza pë*dhunoi 20-vjeçarin!
Rritet numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë ruse
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?