By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë
Ballina 1Lajme

Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/14 at 7:02 PM
Kosova Times Published August 14, 2024
Share
SHARE

Banorët e Ballkanit po shfrytëzojnë në shkallë të pashembullt ajrin e kondicionuar pasi temperaturat e verës po rriten dhe valët e të nxehtit po bëhen të zakonshme. Furnizuesit në Kosovë thonë se shitjet e njësive të ajrit të kondicionuar janë rritur në vitet e fundit.

Raba Peci nga Mitrovica thotë se kurrë nuk ka dashur të shfrytëzojë ajër të kondicionuar. Por, këtë vit, një varg valësh të nxehta në qytetin e saj të Mitrovicës në veri të Kosovës, më në fund bënë që ajo të ndryshojë mendje.

“Kjo verë është shumë e nxehtë dhe e padurueshme dhe kjo është arsyeja pse vendosëm ta blejmë një të tillë tani”, tha ajo.

Fqinji i saj tashmë kishte vendosur dy njësi të ajrit të kondicionuar.

“Deri tani ne u vonuam ditë pas dite, por kjo verë është shumë e nxehtë dhe kështu vendosëm t’i vendosim”, tha Ali Qarri.

Shumë veta në rajonin e Ballkanit kishin mosbesim prej kohësh në metodat e ftohjes artificiale.

Në disa zona, njerëzit madje shmangin pijet e ftohta dhe akulloret nga frika se mos ftohen.

Por temperaturat e larta të verës, si ato që po mbretërojnë këtë javë, po i ndryshojnë këto qëndrime.

Ky është një lajm i mirë për furnizuesit me aparate të ajrit të kondicionuar.

Menaxheri i shitjes në kompaninë “Interplast Group”, Rinor Gashi thotë se kërkesa për kondicionerë po rritet vazhdimisht.

“Besoj se duke krahasuar si kanë qenë gjërat në vitet e fundit, këtë vit do të kemi një rritje sepse moti është gjithnjë më i nxehtë. Po shohim kërkesa të mëdha jo vetëm për një AC në një shtëpi, por edhe dy, tre dhe katër njësi. Pra, kemi parë një rritje të njësive të instaluara brenda një shtëpie”, tha ai.

Të dhënat e doganave të Kosovës flasin për një rritje prej 400 për qind të importeve të njësive të ajrit të kondicionuar, gjatë pesë viteve të fundit.

Megjithatë, ajo po ngre shqetësime për ndikimin e konsumit në rritje të energjisë elektrike në një rrjet të brishtë të furnizimit.

Zëdhënësja e kompanisë për furnizimin me energji elektrike në Kosovë (Kesco) Margarita Rashiti, thotë se kondicionerët janë një sfidë pasi që vendi gjithmonë ka pasur konsum të lartë gjatë dimrit, por tani edhe gjatë verës.

“Klima është një problem dhe një sfidë për ne. Ne kemi parë një rritje të konsumit të energjisë gjatë dimrit kur njerëzit e përdorin atë për ngrohje, por këtë vit kemi pasur edhe të kundërtën, kur energjia tani po përdoret për ftohjen e shtëpive. I kuptojmë konsumatorët sepse temperaturat ishin shumë të larta”, tha ajo.

Më 16 korrik, kompania lëshoi një paralajmërim për klientët që të kufizojnë konsumin e energjisë, meqë është detyruar të importojë energji me vlerë prej një milion eurosh në ditë nga vendet fqinje.

Një muaj më parë, një rritje e konsumit gjatë një vale të të nxehtit, ka të ngjarë të ketë ndikuar në një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike në Mal të Zi, Bosnjë, Shqipëri dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë duke shkaktuar probleme për bizneset dhe disa shërbime publike.

Ekspertët thonë se në afat të gjatë, vendet do të duhet të forcojnë rrjetet e tyre dhe të rrisin prodhimin e brendshëm të energjisë së ripërtërishme.

You Might Also Like

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Ismaili pritet në Paris nga drejtues të lartë të Bankës së Francës

Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani

Kurti: Kosova nuk mund dhe nuk do t’i harrojë kurrë krimet e Serbisë

Refuzohet kërkesa për masë të sigurisë ndaj vendimit të ZRRE-së

TAGGED: #Kondicioner, #Rrjeti elektrik
Kosova Times August 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë së Apelit

Kosova Times Kosova Times January 19, 2023
Murati: Më 2024, Kosova ka pasur inflacionin më të ulët në rajon
India gjobit Google-in me miliona dollarë për praktika të padrejta
Bie fasada, rrezikohen qytetarët
Grupi Unicredit, i cili përfshin Zaba, ka një fitim të madh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?