By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e shpall të pafajshëm reperin iranian që ishte dënuar me vdekje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata e shpall të pafajshëm reperin iranian që ishte dënuar me vdekje
Rajon / Botë

Gjykata e shpall të pafajshëm reperin iranian që ishte dënuar me vdekje

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 11:14 AM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vdekje për shkak të këngëve të tij protestuese kundër republikës islamike.

Avokati i Salehit tha se gjykata e cila ishte marrë me rastin e klientit të tij në vitin 2022 për akuzën për “korrupsion në Tokë”, e mori aktvendimin më 14 gusht.

Amir Raesiani shkroi në X se Dega 5 e Gjykatës Revolucionare e Isfahanit e ka bërë publik aktvendimin që e shpall të pafajshëm klientin e tij në këtë rast.

Ai shtoi se gjykata gjithashtu mori vendim për “pezullimin e ndjekjes penale për akuza të tjera” dhe i dërgoi dy akuza, për publikimin e gënjeshtrave në kompjuter dhe për prishjen e rendit, në Gjykatën Penale 2 me “urdhër për diskualifikim”.

Salehi u dënua më vdekje nga Gjykata Revolucionare në maj për akuzën për “korrupsion në Tokë”, por Gjykata Supreme e rrëzoi vendimin e saj dhe rastin e dërgoi në një degë paralele të Gjykatës Revolucionare për rishqyrtim.

Salehi po e vuante një dënim me burgim gjashtëvjeçar për përfshirjen e tij në protestat e vitit 2022 që e tronditën Iranin, kur u dënua me vdekje për akuzën për “korrupsion në Tokë”.

Salehi, 33-vjeçar, u arrestua për herë të parë në tetor të vitit 2022, pasi ishte deklaruar publikisht në mbështetje të protestave që shpërthyen në shtator të atij viti, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjaçares, e cila vdiq në mbajtje policore, pasi ishte arrestuar me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet mbulesën në kokë, e njohur si hixhab.

Ai është liruar dhe riarrestuar disa herë prej atëherë, për shkak të vendimeve të ndryshme që kanë marrë gjykatat.

Salehi ka fituar vëmendje për tekstet e këngëve të tij, me tema kundër korrupsionit, varfërisë, ekzekutimeve dhe vrasjes së protestuesve në Iran.

Ai, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen e dallimeve mes banorëve iranianë dhe udhëheqësisë së shtetit, duke akuzuar autoritetet se kanë “ngufatur” njerëzit, pa pasur parasysh mirëqenien.

Në një letër publikuar në maj, Amnesty International tha se Salehi ishte torturuar dhe rrahur vazhdimisht në paraburgim.

You Might Also Like

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

TAGGED: #I pafajshëm, #Tomaj Salehi
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina i kërkon Iranit të ndërpresë furnizimin e Rusisë me armë

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
Kosova në epërsi, shënon Zhegrova
Gjashtë të arrestuar për dhunë në familje
851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht
“Luna-25”: nga starti deri ne rënie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?