By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lituania akuzon inteligjencën ruse per përpjekjen e zjarr venies me 2024
January 16, 2026
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Hasani
January 16, 2026
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps
January 16, 2026
Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë
January 16, 2026
Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për urën: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për urën: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë
Ballina 1Lajme

Osmani për urën: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 11:51 AM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Osmani i bëri këto komente gjatë një vizite në Viti, pas një takimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarit amerikan? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar”, tha ajo.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka ngulur këmbë në hapjen e urës për qarkullim edhe të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, me gjithë kundërshtimin e vazhdueshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë.

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të martën se ka rrezik të vërtetë se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë”, tha Hovenir.

Osmani tha se kërkesa e ShBA-së për t’u koordinuar në lidhje me hapjen e urës nuk duhet të shihet si diçka negative.

“I lus qytetarët tanë që lutjen e Shteteve të Bashkuara që të ulemi dhe të flasim me ta marrin as si imponim as si kundër Kosovës, e aq më pak kundër hapjes së urës, sepse kjo do të ishte një logjikë kundër vetë Kosovës. Nëse ne përdorim taktika të njëjta ndaj mikut, sikurse ndaj Serbisë, vërtet është e pafalshme.

Vendet e QUINT-it, ShBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm vendimin e Qeverisë së Kurtit për hapjen e urës në këtë kohë.

BE-ja ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, palët janë pajtuar që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Është hapur vetëm njëra anë e saj për këmbësorë.

Osmani: Kosova nuk duhet ta pyes Serbinë për urën

Osmani ka thënë se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për hapjen e urës brenda territorit të Kosovës, dhe nuk duhet pranuar që të diskutohet për këtë çështje në dialogun e Brukselit.

Sipas saj, deklaratat e fundit të BE-së në këtë temë janë “raciste” dhe duhet koordinuar plotësisht me Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.

“Sa i përket Bashkimit Evropian. Deklaratat e zyrtarëve të saj janë raciste, nuk besoj se meritojnë vëmendje nga ana ime. E kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e hapjes së urës në Bruksel. Nuk kemi çfarë e pyesim Serbinë.

You Might Also Like

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Hasani

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Peci merr vendim për rrënim dhe lirim të hapësirave publike

Begaj nderon Ismail Qemalin në 182-vjetorin e lindjes

353 automjete të paregjistruara të identifikuara në Prishtinë për dy javë

TAGGED: #Ura e Ibrit, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Musk bën histori: Bëhet personi i parë në histori me një pasuri që tejkalon 700 miliardë dollarë

Kosova Times Kosova Times December 21, 2025
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit në Feriazaj
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
24 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë
SHBA zgjat stërvitjet ushtarake, Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike nga bregu lindor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?