By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin
December 11, 2025
Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale
December 11, 2025
Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit
December 11, 2025
Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit
December 11, 2025
Një recetë për petulla në supë që italianët adhurojnë t’i hanë për Krishtlindje
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milionë vajzave afgane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milionë vajzave afgane
Ballina 2Rajon / Botë

UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milionë vajzave afgane

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 1:59 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Të paktën 1.4 milionë vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që kur talibanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, tha më 15 gusht UNESCO-ja (Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara).

“Në vetëm tre vjet, autoritetet de facto pothuajse kanë zhdukur dy dekada të përparimit të qëndrueshëm për arsimin në Afganistan dhe e ardhmja e një brezi të tërë tani është në rrezik”, tha agjencia në një deklaratë.

Këto të dhëna janë bërë publike pasi talibanët shënuan tre vjet që kur forcat e tyre pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, më 15 gusht 2021, pasi Qeveria e mbështetur nga ShBA-ja ra dhe udhëheqësit e saj u larguan në mërgim.

Që nga kthimi i talibanëve në pushtet, gratë janë përjashtuar nga jeta publike – atyre u është ndaluar të bëjnë shumë punë, u janë ndaluar parqet si dhe palestrat — dhe u është ndaluar arsimi i mesëm dhe i lartë.

Kufizimet arrijnë në atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si “aparteid gjinor”.

Aktualisht, janë gati 2.5 milionë vajza janë të privuara nga e drejta e tyre për arsimim, që përfaqësojnë 80 për qind të vajzave afgane të moshës së shkollës, tha UNESCO-ja. Kjo përfaqëson një rritje të numrit prej 300.000 vajzave nga të dhënat e mëparshmet të agjencisë së OKB-së në prill të vitit 2023.

“Si rezultat i ndalesave të vendosura nga autoritetet, të paktën 1.4 milion vajzave iu është mohuar qëllimisht qasja në arsimin e mesëm që nga viti 2021”, bëri të ditur UNESCO.

Qasja në arsimin fillor gjithashtu ka rënë ndjeshëm, me 1.1 milion më pak vajza dhe djem që ndjekin shkollën, shtoi agjencia. Për këtë, fajësohen vendimet e autoriteteve për të ndaluar mësueset femra të mësojnë djemtë, si dhe mungesën e nxitjes për prindërit për t’i dërguar fëmijët në shkollë.

Agjencia është “e alarmuar nga pasojat e dëmshme të braktisjes së shkollës të kësaj shkalle, gjithnjë e më masive, e cila mund të çojë në një rritje të punës për fëmijët dhe martesave të hershme”.

Regjistrimi në arsimin e lartë është po aq shqetësues, thuhet në deklaratë, duke shtuar se numri i studentëve në universitetet është ulur me 53 për qind që nga viti 2021.

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mobilizohet “për të siguruar rihapjen e pakushtëzuar të shkollave dhe universiteteve për vajzat dhe gratë afgane”.

Mungesa e përfshirjes në arsim ka qenë ndër pikat kryesore të kritikave të afganëve ndaj autoriteteve talibane.

“Ka nga ata që nuk janë mjaftueshëm të shkolluar, dhe më e rëndësishmja, një pjesë e shoqërisë, gratë, janë të privuara nga arsimi, dhe ky është një problem i madh për popullin e Afganistanit”, tha për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë, një burrë afgan, banor i provincës veriore të Balkhut, i cili preferoi të mbetej anonim për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij.

“Çështjet e arsimit — arsimimi dhe punësimi i grave — dhe pjesëmarrja e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë anuluar plotësisht dhe janë lënë anash”, tha një grua banore e Kabulit, e cila gjithashtu preferoi të mos i përmendet emri.

Talibanët festojnë kthimin e tyre në pushtet në mes të gushtit, në datën e rënies së Kabulit dhe në fund të muajit, kur trupat e fundit ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u larguan nga Afganistani.

Tërheqja, për të cilën u pajtuan Shtetet e Bashkuara dhe regjimi taliban më 29 shkurt 2020, ia mundësoi lëvizjes radikale islamiste të kthehet në pushtet 20 vjet pasi ishte rrëzuar nga forcat amerikane, menjëherë pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001.

Qeverinë talibane nuk njihet nga asnjë shtet tjetër.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

TAGGED: #Shkollimi, #Taliban, #UNESCO
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla merr pjesë në `Forumin e Diplomacisë së Antalisë`

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Tuchel zyrtarisht trajner i ri i Anglisë
Protestojnë punëtorët e RTK-së, paralajmërojnë grevë njëorëshe të hënën
Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg
Arrestohet i dyshuari për komplot për vrasjen e politikanit në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?