By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris njofton planet për uljen e taksave dhe çmimet e ushqimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Harris njofton planet për uljen e taksave dhe çmimet e ushqimeve
Ballina 2Rajon / Botë

Harris njofton planet për uljen e taksave dhe çmimet e ushqimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 11:59 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, njoftoi të premten një sërë propozimesh ekonomike që synojnë uljen e taksave, uljen e çmimeve të artikujve ushqimorë, strehimit dhe gjërave të tjera thelbësore për shumë amerikanë.

“Faturat po shtohen”, deklaroi ajo, duke u përpjekur të trajtojë shqetësimet financiare, që janë përparësi kryesore për votuesit, dhe përpjekjet e republikanit Donald Trump për ta fajësuar atë për gjendjen ekonomike në vend.

Gjatë një fjalimi në shtetin e Karolinës së Veriut, Kamala Harris tha se “forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime” ndërsa ajo shfaqi planin e saj për një ndalim federal të rritjes së çmimeve nga prodhuesit e ushqimeve dhe kompanitë e shpërndarjes së artikujve ushqimorë. Ajo gjithashtu propozoi 25,000 dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja.

“Çdo ditë në mbarë vendin tonë, familjet flasin për planet e tyre për të ardhmen, ambiciet e tyre, aspiratat e tyre për veten, për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu flasin se si do të jenë në gjendje t’i realizojnë ato financiarisht, sepse faturat po rriten dhe po shtohen”, tha Harris. “Kemi shpenzimet për ushqimin, qiranë, karburantin, veshmbathje për kthimin e fëmijëve në shkollë dhe ilaçet. Pas gjithë këtyre shpenzimeve, për shumë familje nuk mbetet shumë në fund të muajit”, tha ajo.

Ajo theksoi uljen e taksave për familjet, si dhe për njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta, duke premtuar se do të zgjerojë kredinë tatimore të fëmijëve deri në 3,600 dollarë për fëmijë dhe 6,000 dollarë për fëmijët në vitin e tyre të parë të jetës.

Në përgjithësi, planet përfaqësojnë një vazhdimësi të shumë përparësive të administratës së Presidentit Biden.

Zonja Harris nuk po kërkon ndonjë largim radikal nga politikat e presidentit Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara për president muajin e kaluar dhe e mbështeti nënpresidenten Harris. Megjithatë, Harris ka përqafuar politikat populiste të ekonomisë, duke u zhvendosur nga përparësia e Biden për krijimin e vendeve të punës dhe infrastrukturën në çështjet që lidhen më ngushtë me uljen e kostos së jetesës, si çmimet e ushqimeve, kostoja e banesave dhe uljen e taksave për familjet.

Pjesa më e madhe e asaj që ajo po propozon do të ketë nevojë për miratim nga Kongresit, një gjë që mund të jetë e vështirë për shkak të mjedisit të ashpër politik. Megjithatë, ekipi i fushatës së Harrisit ka ofruar detaje të pakta mbi mënyrën se si do të financoheshin këto propozime.

Nënpresidentja Harris po përpiqet të frenojë sulmet e ish-presidentit Trump ndaj saj, në të cilat e quan atë “një liberale radikale të Kalifornisë që shkatërroi ekonominë”, siç tha ai gjatë një fjalimi të enjten, gjatë të cilit ai shfaqi artikuj të njohur të dyqaneve ushqimore për të nënvizuar koston e lartë të ushqimit.

Disa nga këshilltarët ekonomikë të Trump-it kritikuan planet e nënpresidentes Harris përpara se ajo të fliste të premten. Brian Hughes, zëdhënës i fushatës së ish-presidentit Trump, tha se propozimet e Harrisit janë përfaqësues të një “modeli socialist dhe autoritar”.

Kevin Hassett, ish-kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë gjatë administratës së  Trump-it, e quajti “plotësisht absurde” idenë që qeveria të luajë një rol në përcaktimin e çmimit të ushqimeve, një referencë ndaj propozimit të  Harrisit për ndalim federal të “rritjes së çmimeve të ushqimit nga korporatat”.

Në fjalimin e saj, Harris ofroi kontraste të forta me propozimet ekonomike të Trump-it, duke përfshirë thirrjen e tij për tarifa të larta për mallrat e huaja. Ajo tha se kundërshtari i saj “dëshiron të vendosë atë që është, në fakt, një taksë kombëtare e shitjes për produktet e përditshme dhe nevojat bazë që ne importojmë nga vendet e tjera”.

“Kjo do të nënkuptonte çmime më të larta për pothuajse çdo nevojë tuajën ditore”, tha nënpresidentja Harris.

Anketat tregojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa t’i besojnë Trump-it, sesa Harrisit në çështjen e menaxhimit të ekonomisë. Sipas anketave, rreth 45 për qind e amerikanëve thonë se Trump është i pozicionuar më mirë në menaxhimin e ekonomisë, ndërsa 38 për qind e tyre mbështesin qasjen e nënpresidentes Harris në këtë çështje.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #Çmimet e ushqimeve, #Kamala Harris, #Ulja e taksave
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia holandeze ndalon protestën propalestineze, pas dhunës në futboll

Kosova Times Kosova Times November 10, 2024
Ademi takon zyrtarët e S.L.Benfica, diskutojnë për futbollin kosovar
Guvernatori Ismaili merr përkrahje nga BERZh-it për perspektivën makroekonomike dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm
Fluks vizitorësh në Prevallë
Pavarësisht krizës energjetike, Belgjika mbyll reaktorin bërthamor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?