By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ngrohtë nga pista: Të gjitha trendet e rrobave të banjës në Miami në një vend
June 4, 2025
Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit
June 4, 2025
Mbretëresha e cosplay-it Cyrus nga një divë popi në një metaliste, tash rock
June 4, 2025
Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë
June 4, 2025
Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 7:53 AM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se bisedimet e fundit për një armëpushim në Rripin e Gazës, që u mbajtën në Doha të Katarit, me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur me një “fillim premtues”, por se mbyllja e një marrëveshjeje menjëherë dukej e pamundur.

“Sot ishte një fillim premtues”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby. “Ka ende shumë punë për të bërë. Duke pasur parasysh natyrën komplekse të marrëveshjes, ne nuk parashikojmë të dalim nga këto bisedime sot me një marrëveshje”, shtoi ai.

Bisedimet pritet të vazhdojnë deri të premten. Drejtori i CIA-s, William Burns, po merr pjesë në këto bisedime.

Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari u takuan me një delegacion nga Izraeli. Hamasi tha të mërkurën se nuk do të marrë pjesë në bisedime, por përfaqësuesit e tij mund të takohen më vonë me ndërmjetësit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë në Rripin e Gazës thonë se mbi 40,000 njerëz janë vrarë në operacionet ushtarake të Izraelit, që filluan pas vrasjes nga Hamasi të 1,200 njerëzve dhe rrëmbimit të 250 të tjerëve në një sulm më 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael. Militantët e Hamasit ende po mbajnë 100 pengje.

Zyrtarët palestinezë thonë se viktimat e luftës janë kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa Izraeli thotë se shumica e tyre janë militantë të Hamasit.

“Pengesat e mbetura mund të kapërcehen dhe ne duhet ta mbyllim këtë proces”, tha zoti Kirby. “Ne duhet të shohim lirimin e pengjeve, lehtësimin e gjendjes për civilët palestinezë në Gazë, siguri për Izraelin dhe ulje të tensioneve në rajon. Këto gjëra duhet të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pa specifikuar detajet, zoti Kirby tha se negociatat kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin tani që korniza marrëveshjes është pranuar gjerësisht.

Bisedimet janë të rëndësishme pasi përveç luftimeve të vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, ka patur një intensifikim edhe të luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në kufirin Izrael-Liban. Transporti tregtar në Detin e Kuq vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve të luftëtarëve të grupit Houthi me bazë në Jemen dhe Irani ka kërcënuar me hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran muajin e kaluar. Ndonësi Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, Irani dhe grupet e mbështetura nga Teherani kanë fajësuar izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh.

Edhe një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut u vra së fundmi në një sulm ajror izraelit në Bejrut.

Tre zyrtarë të lartë iranianë kanë thënë se një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës do të ishte e vetmja gjë që do të frenonte hakmarrjen për vrasjen e drejtuesit të Hamasit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Plani që po diskutohet në Doha filloi si një “propozim” me tre faza për arritjen e një armëpushimi, i paraqitur nga Presidenti amerikan Joe Biden më 31 maj. Propozimi kërkon një armëpushim gjashtë-javor, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e populluara në Gazë dhe lirimin e grave, të moshuarve dhe pengjeve të plagosur në këmbim të të burgosurve palestinezë. Ndihma humanitare do të rritet dhe palestinezët do të mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas këtij propozimi.

Armëpushimi gjashtëjavor do të çonte në fazën e dytë, e cila do të përfshinte lirimin e të gjitha pengjeve dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza. Armëpushimi më pas do të bëhej i përhershëm.

Faza e tretë e këtij propozimi parashikon fillimin e rindërtimit të Gazës.

Luftimet vazhdojnë ndërsa bisedimet po zhvillohen në Doha të Katarit.

Të enjten, ministria e shëndetësisë në Bregun Perëndimor tha se trupat izraelite vranë dy palestinezë në një sulm ajror në një kamp refugjatësh. Shtatë persona u plagosën. Ushtria izraelite raportoi se dy militantë të armatosur, që përbënin kërcënim për forcat e sigurisë në atë zonë, u vranë në këtë sulm.

You Might Also Like

Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit

Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë

Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist

Putini i tërbuar, sulmon ashpër regjimin e Zelensky-t

Të paktën 11 persona humbën jetën në një rrëmujë gjatë një ndeshjeje kriketi në Indi

TAGGED: #Armëpushim, #ShBA, Rripi i Gazës
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ancelotti pas fitores ndaj Osasunës: Reali gjithmonë luan mirë

Kosova Times Kosova Times October 8, 2023
Gjobitet PSD-ja, s’e lajmëruan protestën kundër Marrëveshjes së Ohrit
Kryekomisari Asllan Shytaj: Autori që vrau 14-vjeçarin nuk shfaqi pendesë, dy familjet janë në konflikt të hapur
Hamasi dhe Fatahu afër marrëveshjes për qeverisjen e Gazës pas luftës
Rama: Ju e politizuat dhe e personalizuat këtë çështje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?