By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si do të përfitonte Irani nga eksportimi i raketave balistike në Rusi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Si do të përfitonte Irani nga eksportimi i raketave balistike në Rusi?
Ballina 2Rajon / Botë

Si do të përfitonte Irani nga eksportimi i raketave balistike në Rusi?

Kosova Times
Last updated: 2024/08/16 at 5:13 PM
Kosova Times Published August 16, 2024
Share
SHARE

Së voni u raportua se Irani po përgatitet të eksportojë në Rusi raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi, Fath-360 dhe Ababil (CRBM), dhe se ka filluar trajnimin e pjesëtarëve ushtarakë rusë për përdorimin e raketave Fath-360.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas nuk i kanë konfirmuar këto raportime, ndërsa Irani vazhdon ta mohojë se e ka armatosur, apo se synon ta armatosë Rusinë.

Analistët, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë (REL), nuk ishin të sigurt për raportimet e fundit, por shtuan se, nëse konfirmohen ato, për Rusinë do të jenë ndihmë e mirëseardhur, ndërsa për Iranin përfitim dhe grackë.

Aleatët u shqetësuan se pas përdorimit të raketave balistike të Koresë së Veriut, Moska do t’i drejtohej edhe Iranit për t’i mbushur rezervat e veta.

“Megjithatë, kërkesat e mëdha në fushëbetejë mund t’ia kenë tkurrur Koresë së Veriut kapacitetet për furnizim”, tha për REL-in Nicole Grajewski, hulumtuese në programin për politika të paqes bërthamore në Carnegie.

Ajo tha se ka mundësi që Moska po i kërkon raketat balistike iraniane si strategji për ta “zvogëluar varësinë ndaj Koresë së Veriut”, gjë që do t’ia mundësonte Rusisë t’i shtyjë Penianin dhe Teheranin në garojnë mes vete dhe “Rusia mbase t’i rrisë në maksimum përfitimet e veta strategjike”.

Vizita në Teheran më 6 gusht e sekretarit të Këshillimit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu – i cili më parë ka qenë ministër i Mbrojtjes i Rusisë – ka nxitur thashethemet se Moska po kërkon të marrë raketa nga Irani.

Nga dronët te raketat

Prej muajve të parë të luftës në Ukrainë, dyshohet se Rusia ka përdorur dronët Shahed dhe Mohajer-6 të prodhuar nga Irani, shumë prej të cilëve janë gjetur pasi u rrëzuan në qytetet dhe fushëbetejat ukrainase.

Irani fillimisht e kishte mohuar se po e armatoste Rusinë, para se të dorëzohej dhe të pranonte se kishte furnizuar “një numër të kufizuar dronësh” në Moskë përpara luftës.

Më gjithë dëshmitë e mëdha, Teherani vazhdon të mohojë se dronët e tij po përdoren nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo nuk i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione ndaj Iranit për mbështetjen e Moskës.

Grajewski tha se dronët iranianë “kanë përparësi ndaj atyre rusë sa i përket teknologjisë, prodhimit dhe përdorimit operacional”.

Por, kur bëhet fjalë për raketat balistike, “në pyetje është sasia, jo cilësia”.

Përveç rritjes së reputacionit që do t’ia sillte furnizimi me raketa balistike për Rusinë, Irani do të fitonte gjithashtu njohuri të rëndësishme për mënyrën se si Fath-360 dhe Ababil performojnë në betejë.

Për më tepër, tha Grejewski se “përdorimi operacional dhe çdo modifikim rus do të ndihmonte potencialisht Iranin në disa fusha ku ka mungesë të raketave të saj”.

Më parë u raportua se Rusia synonte raketat balistike me rreze të shkurtra veprimi, Fateh-10 dhe Zolfaqar. Por, Irani do ta shkelte pragun e gamës dhe ngarkesës së regjimit të kontrollit të teknologjisë së raketave (MTCR), nëse i eksporton ato në Rusi, tha Behnam Ben Taleblu nga Qendra për Mbrojtjen e Demokracive me qendër në Uashington.

Megjithatë, raketat Fath-360 dhe Ababil nuk e kalojnë pragun prej 300 kilometrave dhe 500 kilogramëve të MTCR-së.

“Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që [CRBM) duhet të injorohen, sepse ato e ndihmojnë Rusinë t’i ruajë raketat e veta me rreze të gjata veprimi dhe janë shenjë shtesë e thellimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit”, tha Taleblu.

Të rrezikosh për ta rritur partneritetin

Edhe nëse s’e shkel rregulloren e MTCR-së, Irani prapëseprapë do ta zemërojë Perëndimin nëse i dërgon raketa balistike Rusisë.

Masat kufizuese të OKB-së ndaj Iranit për eksportin dhe importin e raketave skadoi në tetor 2023, por Shtetet e Bashkuara dhe E3 (Britania, Franca dhe Gjermania), si dhe BE-ja i zgjatën sanksionet kundër Iranit për raketat balistike.

“E3 ishte e vendosur në paralajmërimet ndaj Iranit”, tha Grajewski. “Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do ta ndërlikonte çdo zgjidhje për programin bërthamor të Iranit”.

Bisedimet për rikthimin e marrëveshjes bërthamore kanë ngecur dhe marrëveshja është e paraparë të skadojë në tetor 2025, prandaj Irani mund të jetë duke synuar t’i forcojë marrëdhëniet me Rusinë në rast se shpresat për ringjalljen e marrëveshjes shuhen.

Irani mori pjesë në parakalimin vjetor të ushtrisë ruse, që u mbajt në Moskë më 12-14 gusht, dhe shfaqi disa nga teknologjitë e tij më të fundit ushtarake, duke përfshirë dronin Mohajer-10 – versioni i përditësuar i Mohajer-6 – që Rusia e ka përdorur në Ukrainë.

Por, Grajewski argumentoi se më e dukshme ishte prania në Moskë e gjeneralit Ali Shadmani, një zëvendëskomandantit të Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, që është përgjegjës për komandën operacionale të Forcave të Armatosura të Iranit.

Taleblu tha se Irani kishte pranuar gjëra të ndryshme për ta armatosur Rusinë me dronë, duke përfshirë para dhe ar, dhe pohoi se “se ka gjasa që bashkëpunimi i tillë të thellohet”.

“Irani synon të bëhet partner i lartë i Rusisë, që është një arsye pse bashkëpunimi i armëve mes të dyve për Ukrainën nuk ka gjasa të ndahet”, shtoi ai.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Irani, #Perëndimi, #Raketat balistike, #Rusia
Kosova Times August 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Armando Iannucci: Putini është figurë e vetmuar që ushqehet me fakte që s’janë fakte

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Murati: Mbi 100 milionë euro dëm nga lëndët përmbarimore ndaj komunave
Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë
Smith kritikon ish-krerët e UÇK-së për mospraninë në sallën e gjyqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?