By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 6:52 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti.

Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës.

Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16.

Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që deri vonë kishin vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Gjenerali James Hecker, Komandant i Forcave Ajrore amerikane në Evropë thotë se avionët F-16 nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në fushëbetejë, përballë sistemeve të avancuara ruse.

“Nuk do të jetë ai plumbi i artë, që papritur, pas furnizimit me avionë F-16 ata do të mbizotërojnë hapësirën ajrore”, thotë ai.

Koloneli në pension i Forcave Ajrore amerikane, Jeffrey Fischer thotë se avionët F-16 janë shumë të përparuar dhe se varësisht nga numri do të rritet edhe ndikimi i tyre.

“Kur arrin në 12, 24, 36 bëhet sfiduese. Sepse tani Ukraina është në gjendje të ekzekutojë misionin që dëshiron – që është mbizotërimi i ajrit, pra të jetë në gjendje të kontrollojë hapësirën ajrore të territorit të vet dhe të planifikojë fuqinë ajrore kundër forcave ruse”, thotë zoti Fischer.

Ukrainës i janë premtuar 65 avionë F-16 nga aleatët perëndimorë. Por një tjetër sfidë është mungesa e pilotëve të stërvitur ukrainas. Ish-piloti i forcave ajrore amerikane, Dan Hampton thotë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i kushteve që ish-pilotët perëndimorë të drejtojnë këta avionë për Ukrainën.

“Këtu hyjnë në punë njerëzit si unë. Nëse hiqen pengesat, kjo na mundëson që të shkojmë si vullnetarë dhe të ndihmojmë Ukrainën. Atëherë mund ta zgjidhim problemin”, thotë nënkoloneli në pension.

Për momentin, zyrtarët ukrainas thonë se avionët F-16 do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse me raketa dhe dron.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

TAGGED: #Avionë F-16, #Rusia, Ukraina
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Programi ‘Kompakt’, Hovenier: Para nesh kemi një detyrë të madhe

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
Një ukrainas i ekstraduar nga Zvicra është arrestuar në Gjermani. Ai dyshohet se ka komplotuar akte sabotimi në emër të Rusisë
Bislimi takohet me Hofreiter, flasin për liberalizimin e vizave
Temperaturat zbresin deri në -12°C
FSB-ja pretendon se forcat speciale britanike po operojnë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?