By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dorëheqje në RTK: Besnik Boletini largohet pas dështimit për të adresuar skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dorëheqje në RTK: Besnik Boletini largohet pas dështimit për të adresuar skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar
Lajme

Dorëheqje në RTK: Besnik Boletini largohet pas dështimit për të adresuar skandalin e publikimit të artikullit të paverifikuar

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 4:53 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini, ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së. Vendimi i tij vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar, i cili ka shkaktuar polemika të mëdha brenda dhe jashtë institucionit.

Në një deklaratë publike, Boletini theksoi se përkundër përpjekjeve të tij për të siguruar që raporti i komisionit për këtë rast të adresohej nga udhëheqja e RTK-së, ai nuk gjeti mbështetje nga disa anëtarë të Bordit.

Sipas tij, raporti kishte gjetje të qarta për shkelje profesionale, por zëvendësdrejtori Adi Krasta, i cili mban përgjegjësitë e drejtorit, nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndëshkuar përgjegjësit e skandalit.

Boletini sqaroi se tentativat e tij për të emëruar një ushtrues detyre që do të adresonte situatën, u bllokuan nga disa anëtarë të Bordit, duke përfshirë Radojica Mrdjinac dhe Fatime Lumi. Ai gjithashtu theksoi se përçarjet brenda Bordit, që u shfaqën që nga mbledhja e datës 23 korrik, kanë penguar marrjen e masave të duhura për të trajtuar këtë rast të ndjeshëm.

“Për mua, të jesh në krye të transmetuesit publik është një privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe,” deklaroi Boletini, duke shtuar se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm në këto rrethana.

Ai theksoi se nuk mund të qëndronte në një pozicion ku duart e tij ishin të lidhura dhe masat e nevojshme nuk po merren.

Boletini gjithashtu foli për progresin që RTK-ja ka bërë gjatë dy viteve të fundit, duke përmendur sfidat dhe arritjet e institucionit.

“Plani i reformës ka qenë i qartë dhe duhej edhe pak që RTK-ja ta bëjë hapin e madh,” tha ai, duke shpresuar që ata që mbeten në institucion do të vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar RTK-në.

Dorëheqja e Boletinit vjen në një moment kritik për RTK-në, me sfida të mëdha përpara, përfshirë ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të tij si transmetues publik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

TAGGED: #Besnik Boletini, #Bordi, #RTK
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Makina e ish-oficerit të SBU-së Vasily Prozorov shpërtheu në Moskë

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Kryeministri kurti pret familjarët e viktimave te Paklekut: Kërkojnë drejtësi
Horoskopi ditor për të dielën, 25 maj
Haradinaj kujton Rugovën: Me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin
Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?