By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun dhe sollëm lirinë
December 31, 2025
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forcat paraushtarake sudaneze vranë 85 persona në një sulm në një fshat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Forcat paraushtarake sudaneze vranë 85 persona në një sulm në një fshat
Rajon / Botë

Forcat paraushtarake sudaneze vranë 85 persona në një sulm në një fshat

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 8:58 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
epa10625669 People drive as smoke rises from a fire at a market in the Upper Nile State town of Renk, South Sudan, 13 May 2023. According to UNHCR, at least 40,000 people have arrived into South Sudan since armed clashes between Sudan's military and rival paramilitary groups began in Khartoum and other parts of the country on 15 April 2023. Most of the refugees are part of the some 800,000 South Sudanese who had previously fled the war in South Sudan and who are now returning to a country with tensions still remaining in many areas, and more than two million internally displaced people. Upon arriving at the Joda border crossing, the refugees head to a transit area set up by UNHCR in the small town of Renk, where various UN agencies assist them with registration, food, health check and logistics. EPA-EFE/AMEL PAIN
SHARE

Anëtarët e Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit vranë të paktën 85 njerëz, duke përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë një sulmi në një fshat në pjesën qendrore të vendit, sipas dëshmitarëve dhe zyrtarëve lokalë.

RSF filloi të sulmojë fshatin Galgani në provincën qendrore Senar në fund të korrikut dhe javën e kaluar luftëtarët e RSF “hapën zjarr ndaj fshatarëve të paarmatosur” pasi ata rezistuan ndaj përpjekjeve për të rrëmbyer dhe sulmuar seksualisht gra dhe vajza, tha ministria e Punëve të Jashtme Sudani.

Në njoftim thuhet se me atë rast janë plagosur mbi 150 persona.

Duke përshkruar sulmin prej disa orësh, tre banorë thanë se qindra luftëtarë të RSF-së sulmuan fshatin të enjten, duke plaçkitur dhe djegur shtëpi dhe prona.

Deri të premten, një spital lokal kishte marrë të paktën 80 trupa, duke përfshirë 24 gra dhe fëmijë, tha mjeku, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të frikës për sigurinë e tij. Askush nga RSF nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

RSF është akuzuar vazhdimisht për masakra, përdhunime dhe shkelje të tjera të rënda të ligjit në të gjithë vendin. Në qershor, RSF sulmoi kryeqytetin provincial të Sinar, qytetin e Singa, rreth 350 kilometra në juglindje të Khartoum. Ata plaçkitën tregun kryesor të qytetit dhe morën spitalin kryesor, duke detyruar mijëra njerëz të largoheshin.

Sulmi i fundit vjen ndërsa SHBA po udhëheq përpjekjet për të rinovuar bisedimet e paqes midis ushtrisë zyrtare dhe RSF-së. Bisedimet, të bojkotuara nga ushtria, filluan javën e kaluar në Zvicër.

Në negociatat morën pjesë diplomatë nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bashkimi Afrikan dhe Kombet e Bashkuara. RSF dërgoi një delegacion në Gjenevë, por nuk mori pjesë në takime.

Sudani është kapur nga dhuna që nga prilli 2023, kur tensionet midis ushtrisë zyrtare të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) nën komandën e gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo – u përshkallëzuan në konflikt të hapur të armatosur.

 

Që atëherë, luftimet janë përhapur në disa pjesë të vendit dhe kryeqyteti Khartoum dhe Omdurman fqinjë janë bërë një fushë beteje urbane. Konflikti ka nxitur gjithashtu dhunën etnike në rajonin perëndimor të Darfurit të Sudanit.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, më shumë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur në Sudan për shkak të luftimeve, nga të cilët 4.3 milionë janë të zhvendosur brenda Sudanit dhe mbi dy milionë janë larguar në vendet fqinje. Agjencia e OKB-së për refugjatët pretendon se në Sudan po shpaloset një “krizë e paimagjinueshme humanitare”.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Inspektorati largon veturat e braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Kurti kërkon të vihen para drejtësisë përgjegjësit e vrasjes së Deharit
Dhëndri i Trump tregoi se si do të dukej ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të shkatërruar nga bombardimet
Parlamenti britanik e njohu Holodomorin si gjenocid të popullit ukrainas
Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?