By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Investimet vetanake ndryshojnë Gollakun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Investimet vetanake ndryshojnë Gollakun
Ballina 1Lajme

Investimet vetanake ndryshojnë Gollakun

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 9:07 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Zhvillimi i Malësisë së Gollakut në Komunën e Prishtinës përmes planit të zhvillimit të zonave rurale mundëson revitalizimin e fshatrave. Ndërsa për këtë, investimet vetjake dhe shfrytëzimi i tokës së punës nga banorët rezidentë, tashmë, kanë filluar.

Në fshatrat e Gollakut të Komunës së Prishtinës dita-ditës po ndryshojnë pamjet me ngritjen e infrastrukturës rrugore. Banorët e dikurshëm të këtyre zonave kanë filluar të ndërtojnë hapësira banimi. Megjithatë, për t’ua lehtësuar kushtet elementare me artikuj esencialë, Abdyl Abdyli nga fshati Prapashticë, ka zhvilluar sektorin e perimekulturës në serrë dhe fushë të hapur, ndërsa thotë se nuk ka produkte sa ka klientë të interesuar.

“Merrem me produkte pemë dhe perimtari më së shumti. Kam filluar me sasi të vogla, fusha është zgjeruar, shkaku se fshati Prapashticë çdo ditë e më shumë po vjen duke u ndërtuar, janë duke u ndërtuar vila, janë duke u kthyer njerëzit, shkaku i infrastrukturës edhe gjendja është përmirësuar”, tha Abdyl Abdyli, banor i fshatit Prapashticë.

Mjediset ekologjike janë tërheqëse si për banim, ashtu dhe për prodhime ekologjike, thonë banorë të kësaj zone, të cilët aktualisht janë në mërgim e që, njëherësh, kanë investuar në këtë zonë.

“Kosova është një vend i vogël, por një vend i artë edhe bashkatdhetarët e kanë mundësinë dhe u jepet mundësia për të investuar këtu. Edhe unë si bashkatdhetar kam investuar, kam blerë 5 hektarë tokë, sivjet i kam pasur pesë hektarë grurë dhe diku rreth 25 tona grurë i kam gjetur”, tha Shemsi Shema, mërgimtar, me banim në Zvicër.

“Fshati i ka të gjitha, mundet njeriu të punoj për jetën e vetë, mundet të përfitojë prej punës së vetë që e bën dhe, pse jo, mund ta kenë, pse jo, një banesë në qytet, apo të bëjnë një vilë apo shtëpi të vogël në fshat, i bën të gjitha ato prodhimet që i duhen për familje, për të gjitha”, tha Shukrie Shema, banore e Gollakut në mërgim.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nga Drejtoria e Zhvillimit Rural thonë se janë në proces të hartimit të planit strategjik për agroturizëm, brenda planifikimeve buxhetore për shtigje turistike, ekoturizëm, mobilitet të gjelbër, zona për piknik dhe parqe rekreative.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

TAGGED: #Gollak, #Investime vetanake
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zyra e Prokurorit të SHBA-së vuri në dyshim ligjshmërinë e shitjes së pikturave tek oligarkët rusë

Kosova Times Kosova Times February 2, 2023
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
“Talia e Flakës 2024”, mbrëmë solli “Grafitet” e Teatrit të Preshevës
Vojvoda para duelit me Rumaninë: Në ‘Fadil Vokrri’ duhet vetëm fitore
“Pranë kolapsit” – Prindërit dhe OJQ-të kërkojnë financim të shërbimeve për fëmijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?