By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish ligjvënësi George Santos pritet të pranojë fajësinë për disa akuza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish ligjvënësi George Santos pritet të pranojë fajësinë për disa akuza
Rajon / Botë

Ish ligjvënësi George Santos pritet të pranojë fajësinë për disa akuza

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 9:16 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Ish ligjvënësi amerikan, George Santos, pritet të pranojë fajësinë lidhur me disa akuza në çështjen federale të ngritur ndaj tij për mashtrim dhe pastrim parash, sipas një individi që ka dijeni për çështjen.

Ish ligjvënësi republikan nga Nju Jorku pritet të pranojë fajësinë gjatë një seance gjyqësore të hënën në Long Island, tha një burim për agjencinë e lajmeve Associated Press. Burimi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për çështjen. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur reagime nga tre avokatët e zotit Santos lidhur me kërkesën e agjencisë e lajmeve Associated Press për të komentuar.

Seanca gjyqësore u caktua për të hënën pasdite pas kërkesës së përbashkët të premten nga prokurorët dhe avokatët e zotit Santos. Ata gjithashtu kërkuan dhe morën miratimin e gjykatës për shtyrjen e disa procedurave.

Njoftimi vjen vetëm pak javë përpara fillimit të përzgjedhjet së jurisë më 9 shtator lidhur me gjyqin ndaj zotit Santos.

Ish ligjvënësi republikan ka deklaruar më herët se është i pafajshëm për një sërë akuzash për krime financiare. Ai akuzohet gjithashtu se ka bërë deklarata të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve për pasuritë, të ardhurat dhe borxhet e tij. Zoti Santos akuzohet për vjelje të përfitimeve të papunësisë ndërsa në të vërtetë ishte i punësuar dhe për përdorim të fondeve të fushatës për të paguar për shpenzimet personale, si rroba të markave të njohura.

Republikani nga Nju Jorku u përjashtua nga Kongresi në dhjetor pasi një hetim për etikën zbuloi “prova dërrmuese” se ai kishte shkelur ligjin dhe kishte shfrytëzuar postin e tij publik për përfitime personale.

Në muajin korrik, Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen pas shpalljes fajtor për korrupsion, çka nxiti thirrjet në mesin e demokratëve që ai të jepte dorëheqjen.

Ligjvënësi demokrat u shpall fajtor nën akuzat se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i paregjistruar i qeverisë së Egjiptit. Zoti Menendez, 70 vjeç u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për të 16 akuzat penale me të cilat përballej. Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Masa e dënimit është caktuar të jepet në 29 tetor, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #George Santos
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani

Kosova Times Kosova Times November 23, 2025
Pieter Feith: Që tani e tutje, mos e merrni si të mirëqenë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën
Bota e futbollit është në shok: Fotot e zbuluara të një futbollisti të parakohshëm nga platforma Only Fans për të rritur!
Verma: Kosova duhet të mbetet shtet demokratik dhe multietnik
Lagumdjia: “Putini dëshiron të nisë një luftë të re ballkanike për të shpërqendruar vëmendjen…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?