By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria përballet me zjarre në disa zona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria përballet me zjarre në disa zona
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria përballet me zjarre në disa zona

Kosova Times
Last updated: 2024/08/17 at 6:43 PM
Kosova Times Published August 17, 2024
Share
SHARE

Shqipëria vazhdon të përballet gjatë fundjavës me të paktën 10 zjarre të forta në malet e larta të saj gjatë gjithë territorit; si mali i Tomori, Mali i Thatë dhe Mali i Tërnovës. Një seri forcash ushtarake dhe pushteti vendor po përpiqen të shuajnë zjarret nga toka dhe nga ajri. Autoritetet kanë angazhuar mbi 900 ushtarë, policë, vullnetarë e zjarrfikës, ndërsa kanë ardhur në ndihmë dy avionë nga Rumania me ekipet përkatëse të mbajnë nën kontroll situatën.

Në Shqipëri autoritetet qendrore dhe vendore kanë shuar gjatë fudnjavës disa dhjetëra zjarre të mëdha e të vogla në të gjithë territorin, ku u regjistruan 44 varta zjarri.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha sot për mediat se mbi 900 trupa u angazhuan për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit në gjithë vendin, të ndihmuar edhe nga ekipet rumune me dy avionë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar plotësisht dhe janë vënë nën kontroll. U bë një punë e jashtëzakonshme e zjarrfikësve dhe strukturave të tjera në situatën e krijuar në Dushkarak dhe Rexhepaj të bashkisë Selenicë, në Cerilë të Mallakastrës, ku rreziku ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha zoti Çako.

Këtyre përpjekjeve iu bashkuan krahas forcave ajrore shqiptare, edhe dy avionë nga Rumania me ekipet përkatëse të specializuara në betejën me zjarret nga ajri, ndërsa nga toka u përfshinë qindra zjarrfikës, ushtarë, policë, vullnetarë, shërbimi pyjor dhe mbrojtja civile.

Një ditë më parë u shënuan në Shqipëri 29 vatra zjarri nga të cilat u shuan 15, ndërsa vazhduan të jenë aktive zjarret në Tomorr, në Prespë, dhe Bulqizë. Krahas shuarjes së zjarreve, policia ka vazhduar punën për arrestimin e autorëve të tyre, që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve, pronat, mjedisin dhe vlerat kulturore historike në disa territore.

“Ndërkohë 10 vatra zjarri të tjera mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje nga strukturat operacionale. Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorit, Malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara dhe ku po punohet fort nga strukturat”, tha zoti Çako.

Autoritetet vlerësojnë se shumica e zjarreve në zonat e banuara janë rezultat i akteve të papërgjegjshme të fermerëve me ndezjen dhe mosadministrimin e zjarreve, krahas rasteve me qëllime kriminale.

Një mori zjarresh nisin çdo vit këtë stinë në Shqipëri nga Tropoja, Shkodra, Dibra, Lezha, e deri në Vlorë, Skrapar e Dropull, veçantia e të cilave është jo vetëm fuqia e madhe e tyre ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era, por edhe terreni tejet i vështirë malor, që e bën të pamundur shuarjen e tyre me automjete tokësore.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Shqipëri, #Zjarre
Kosova Times August 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zogaj: Prishtina hap qendrën për kafshët të pastreha pas sulmit të qenve endacak ndaj qytetarit

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Rusët u turpëruan në Kursk: Ata pretenduan se kishin shkatërruar një radar ukrainas, doli të ishte koreano-verior
Për kaosin në Kuvend të Shqipërisë përjashtohen disa deputetë
LDK:Nuk marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë, Basha t’i kthehet Kushtetutës
Serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?