By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje
December 28, 2025
Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën
December 28, 2025
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
December 28, 2025
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
December 28, 2025
Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, nuk e përjashton dorëheqjen
December 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken në Izrael për armëpushimin në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken në Izrael për armëpushimin në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken në Izrael për armëpushimin në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 9:56 AM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht do të qëndrojë në Izrael, si pjesë e përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit për të shtyrë përpara arritjen e një armëpushimi në Gazë, që do t’i jepte fund luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kjo do të jetë vizita e dhjetë e kryediplomatit amerikan në këtë rajon që kur nisi lufta në Gazë në tetor të vitit 2023. Vizita e Blinkenit do të realizohet vetëm disa ditë pasi ShBA-ja paraqiti propozime, që edhe ndërmjetësit e tjerë, Katari dhe Egjipti, besojnë se do të mundësojnë tejkalimin e dallimeve mes palëve.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur optimistë për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, që parasheh lirimin e pengjeve, por kanë shtuar se ka ende punë për t’u bërë.

Në Izrael, Blinken do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi pritet të vazhdojnë javën e ardhshme në Kajro. Ato po mbahen në kohën kur është rritur frika se tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen.

Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran më 31 korrik. Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje.

Uashingtoni vazhdimisht ka paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë Izraelin.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Ushtria izraelite është kundërpërgjigjur me ofensivë në Gazë nga e cila deri më tani janë vrarë më shumë se 40.000 palestinezë, shumica civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Izraeli ka thënë se ka eliminuar 17.000 luftëtarë të Hamasit.

You Might Also Like

Ushakov: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të krijojnë grupe pune për një traktat paqeje

Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit

Greqi-Turqi: Fundi i “ujërave të qeta”

Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit. Ka viktima

Bullgaria hyn në Eurozonë, i thotë lamtumirë levit

TAGGED: #Antony Blinken, #Armëpushimi, #Gaza, #Izraeli
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Kandidatja e VMRO-së për presidente: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin
MKRS-ja hap thirrjen për mbështetje të projekteve për vitin 2025
Kremlini paralajmëron Londrën për kundërpërgjigje nëse Ukraina përdor armët britanike për të sulmuar territorin rus
Horoskopi ditor për 24 Nëntor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?