By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti i vranët dhe me intervale me diell
May 11, 2025
Horoskopi ditor për 11 maj 2025
May 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
May 11, 2025
Nis votimi për zgjedhjet parlamentare
May 11, 2025
Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, fermerët e vegjël sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Shqipëri, fermerët e vegjël sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin
Ballina 2Bujqësi

Shqipëri, fermerët e vegjël sfidojnë vështirësitë për të mbështetur turizmin

Kosova Times
Last updated: 2024/08/18 at 6:20 PM
Kosova Times Published August 18, 2024
Share
SHARE

Shumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrugëve kombëtare për të tregtuar prodhimet e tyre kryesisht për turistët vendas dhe të huaj. Sipas ekspertëve të ekonomisë sektori bujqësor dhe ai blegtoral vendas po e mbështesin këtë vit jo në nivelin e pritshëm sektorin turistik për shkak se mbizotërojnë prodhimet e importit.

Në një sipërfaqe prej gati pesë dynimësh në segmentin e rrugës së re Kardhiq – Delvinë, Bajram Duro ka ngritur një fermë të vogël për prodhimin e frutave dhe e perimeve ku gjatë gjithë ditës nuk rreshtin turistët.

“Kur toka u nda pas përmbysjes së komunizmit nuk e merrte asnjë njeri se s’kishte ujë, e mora unë dhe është fati im tani” , thotë Bajrami.

“Kur u ndanë tokat nuk dilte asnjë ta merrte këtë tokë se i donin nën ujë që të vaditeshin. Këtu nuk kishte ujë. Edhe thashë do ta marr unë. Me një mendim që nëse do të dështoja në kultivimin e tokës me perimet kam pyllin përreth dhe do të merrja disa dele dhe dhi që ta ndihmoja familjen që të mos dilja fare i humbur. Megjithatë pata sukses, fati im dhe i familjes”, tregon ai për Zërin e Amerikës.

Familja e Bajramit ka 33 vite që merret me prodhimin e perimeve, por dy vitet e fundit me përfundimin e rrugës Kardhiq Delvinë kjo fermë e vogël nisi të rritet dhe të presë vizitorë.

“Ne kemi 33 vite që merremi me perime si familje. Kemi bërë edhe punë të tjera kur nuk kemi pasur punë, por kryesisht merremi me shitjen e perimeve”, tregon ai.

Ky vit thotë më tej Bajrami nuk nisi mirë, por më pas dalja në treg e frutave dhe perimeve solli interesin e turistëve.

“Këtu kam dy vjet që po prodhojmë dhe shesim. Më parë nuk ishte rrugë dhe vinte ndonjë kalimtar i rrallë apo me kuaj. Ky vit nuk filloi mbarë se e hapim si sezon para kohe me qepën e njomë dhe me hudhrën dhe lakrat e buta që mbillen kryesisht por nuk i tërhiqte shumë njerëzit. Tani që dolën perimet dhe frutat dhe kalojnë shumë pushues për Sarandë ka interes të madh”, tregon ai.

Turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë klientët e pëlqyer të Bajramit pasi blejnë me sasi të mëdha ndërsa turistë nga disa vende perëndimore, siç thotë ai “blejnë me kokrra”.

“Turistët nga Kosova dhe Maqedonia blejnë shumë. Edhe vendasit kthehen këtu, ndërsa turistët e huaj nga vendet perëndimore si francezë, italianë, anglezë bëjnë tregti më të dobët. Marrin dy speca, një patëllxhan, një kokërr domate”.

Bajrami thotë se nuk përdor pesticide dhe turistët mund t’i shijojnë duke i vjelë prodhimet ndonëse kjo i sjell atij humbje për shkak të dëmtimit nga insektet.

“Nuk përdorim pesticide dhe kemi humbje të madhe. Si e sheh dhe vetë njerëzit futen, vjelin dhe hanë ndonjë nga prodhimet në degë. Nëse do përdor helmin mund të më mbetet ndonjëri atje. Sa të vijë ndonjëri dhe të më bëjë lapidar (të më vrasë) më mirë le të hidhen poshtë 10 kuintalë domate”, tregon ai.

Bajrami thotë se bujqësia është shumë e vështirë në Shqipëri pasi nuk gëzon mbështetje me subvencione nga shteti dhe kur e pyet se sa orë në ditë punon ai përgjigjet:

“Punojmë me shumë vështirësi. Se mos flemë dhe natën pa le dhe ditën. 24 orë në punë si familje, po lehu qeni jemi në këmbë gati.”

Bajrami ka ruajtur farërat e perimeve dhe frutave që përdoreshin që në vitet gjatë komunizmit në Shqipëri por thotë se ato po shkojë drejt degradimit.

“Unë vetëm me farërat doja të më ndihmonin. Kam ruajtur farërat që në kohën e socializmit, të kooperativës. Po ato vende drejt degradimit sepse janë futur farëra të tjera dhe i bën bleta tani përmes pllenimit as të buta dhe as të egra”, tregon ai.

Kastraveci dhe domatja janë më të kërkuarat në fermën e vogël.

“Sikur të kem edhe një tonë në ditë ato shiten”, thotë Bajrami.

Sipas ekspertëve të ekonomisë ndërsa prurjet turistike po rriten ndjeshëm në Shqipëri sektori vendas bujqësor dhe blegtoral nuk po e luan rolin e pritshëm në mbështetjen e këtij sektori.

Kjo pasi prodhimet vendase të perimeve dhe frutave konkurrohen ndjeshëm nga importet.

Sipas të dhënave zyrtare importet e perimeve për 6 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një problem tjetër thonë fermerët e vegjël është vështirësia e depërtimit në tregun vendas për shkak të kostove të transportit.

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri vuri nën hetim mesin e këtij vit dhjetëra grumbullues në disa rajone të mëdha të vendit si Tiranë, Elbasan dhe Fier pasi abuzuan me çmimet e fruta perimeve duke i shtrenjtuar deri në 100% krahasuar me çmimet që i merrnin prodhimet nga fermerët.

You Might Also Like

Putin propozon negociata më 15 maj në Stamboll

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Sveçla: Vazhdojmë pa asnjë kompromis goditjen ndaj kriminaliteteve

TAGGED: #Fermere, #Shqipëri, #Turizmi
Kosova Times August 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola nuk e nënvlerëson Slovan Bratislavën

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Në Gazë hyjnë dhjetëra kamionë me ndihmë humanitare
Petkoviq, Bislimit: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën
Të shtëna në një shkollë në Bosnje-Hercegovinë, disa të plagosur
Dokument i zbuluar: Manjati rus njoftoi numrin e ushtarëve rusë të vrarë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?