By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të Demokratëve në Çikago
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të Demokratëve në Çikago
Ballina 2Rajon / Botë

Mijëra njerëz protestojnë pranë kuvendit të Demokratëve në Çikago

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 4:39 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Ndërsa delegatët e Partisë Demokratike mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kombëtar të partisë, mijëra demonstrues u mblodhën në këtë qytet për të protestuar. Kuvendi i demokratëve fillon sonte (të hënën) dhe përfundon më 22 gusht. Këto grupe njerëzish kanë qëllime të ndryshme për të protestuar. Aty ka demonstrues që duan më shumë të drejta për komunitetin LGBTQ+, mbrojtjen e të drejtave riprodhuese të grave dhe mbi të gjitha arritjen e menjëhershme të një armëpushimi në luftën Izrael-Hamas.

Sarah Bechdel është njëra nga protestuesit e shumtë që tanimë janë mbledhur pranë vendit ku do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike. Protestuesja Bechdel thotë se vendosi të protestojë pasi dëshiron që kjo t’i dërgojë mesazh Nënpresidentes Kamala Harris.

“Unë jam këtu sepse dua që administrata e Presidentit Biden dhe Nënpresidentja Harris ta kuptojnë se ka njerëz që nuk janë të gatshëm të votojnë për të, nëse ajo vazhdon armatosjen e Izraelit”, thotë zonja Bechdel.

“Çdo aktivist, pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, nëse nuk tregon solidaritet me popullin në Gazë, atëherë ju keni dështuar tërësisht si aktivist. Nuk mund të jeni në favor të lirisë personale nëse nuk përkrahni lirinë e popujve të tjerë”, thotë Andy Thaier, aktivist në Çikago.

Protestues të tjerë kanë qëllime të tjera.

“Unë dua që individët transgjinor të respektohen ashtu siç janë dhe dua paqe, dashuri dhe drejtësi”, thotë Elijah Lamb.

“Nuk e dimë saktësisht se sa njerëz do të mblidhen. Duke u mbështetur në protestat e mëparshme të Çikagos, ne kemi parë protesta në qendër të qytetit për Palestinën me rreth 25,000 njerëz, ne presim dhjetëra mijëra njerëz”, thotë Kobi Guillory, një nga organizatorët e ‘Marshit drejt Kuvendit të Demokratëve’ në Çikago.

Kuvendi pritet të tërheqë 50 mijë njerëz në qytetin e tretë më të madh të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë delegatët demokratë, aktivistët dhe gazetarët.

“Qyteti po mirëpret botën sërish në këtë ngjarje historike, emërimin e gruas së parë zezake, e cila ka origjinë edhe nga Azia jug-lindore, si kandidate për postin më të rëndësishëm në botë. Çikago e ka këtë të drejtë dhe do ta bëjë këtë me nder dhe mirësi”, thotë Kryetari i Çikagos, Brandon Johnson.

Qyteti thotë se ka marrë masat e nevojshme me policinë dhe Shërbimin Sekret për të siguruar mbarëvajtjen e kuvendit.

Kjo është një javë e rëndësishme për zonjën Harris ndërsa demonstratat tregojnë për ndasitë që ekzistojnë në mesin e demokratëve, sidomos për politikat që kanë të bëjnë me luftën e Izraelit kundër Hamasit.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

TAGGED: #Konventa e Demokratëve, #Protesta
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Eksperti rus për Marrëveshja e Ohrit dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit

Kosova Times Kosova Times March 22, 2023
Bjellorusia ka vendosur një regjim pa viza për qytetarët e 35 vendeve evropiane
Irani ekzekuton katër persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin
Haradinaj uron Pashkët: Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë
Kaos i plote, duan ndarje nga Franca: Macron dërgoi ushtrinë, ka të vdekur, qindra të plagosur (FOTO/VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?