By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës
June 6, 2025
Cheesecake me limon: Një recetë për një ëmbëlsirë verore të shijshme pa pjekje
June 6, 2025
Merz për Trump: Nuk jemi miq, por kolegë të mirë
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Së pari vlerësime të përbashkëta për sigurinë, pastaj data për hapjen e urës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Së pari vlerësime të përbashkëta për sigurinë, pastaj data për hapjen e urës
Ballina 1Lajme

Osmani: Së pari vlerësime të përbashkëta për sigurinë, pastaj data për hapjen e urës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 8:34 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.

“Duhet, siç e parasheh edhe vetë plani i zbatimit të marrëveshjes së arritur në gushtin e vitit 2016, të kemi vlerësime të përbashkëta të sigurisë me partnerët tanë, dhe pas atyre vlerësimeve dhe planit të përbashkët, ajo do të përcaktojë pastaj datën”, deklaroi presidentja Osmani.

Rihapja e urës për qarkullim edhe të automjeteve, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë. Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu.

Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm synimin e Qeverisë së Albin Kurtit për rihapjen në këtë kohë. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

Presidentja Osmani tha se “ura mbi lumin Ibër duhet të hapet dhe hapja e saj është vonuar për tetë vjet me radhë”.

“Çdo herë kur Kosova, në historinë e saj, ka bashkëpunuar me partnerët, çdo herë ka pasur sukses”, theksoi Osmani.

Ajo tha se lidhur me këtë çështje ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para një muaji.

Sipas Osmanit, rihapja e temës së urës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e rrezikshme.

“Kjo çështje ka përfunduar sa i përket dialogut me Serbinë, por duhet të ketë koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me NATO-n”.

Presidentja theksoi se koordinimi brenda Kosovës me aleatët do të ndikonte edhe në rrafshin ndërkombëtar, dhe do të rriste besimin dhe entuziazmin për të ndihmuar Kosovën edhe në rrafshin e njohjeve të reja dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Lidhur me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, Osmani tha se ato, gjatë dy vjetëve të fundit, janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por theksoi se ndonjëherë ka nevojë për më shumë hapësirë që të diskutohet me qytetarët, që të kuptohet qëllimi.

Osmani i vlerësoi të tmerrshme për qytetarët në veri ato që ajo i quajti ndërhyrje ilegale dhe kriminale në veri të Kosovës nga Vuçiqi. Presidentja deklaroi se nuk mund të ketë integrim të qytetarëve serbë në veri, derisa ata, sipas saj, janë nën presion të bandave kriminale.

Sa i përket dërgimit të draft-statutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, Osmani tha se nuk ka hezitim, por se ai ekziston te zbatimi i njëanshëm i Marrëveshjes bazë, ku, sipas saj, Serbia ka hequr dorë nga marrëveshja.

Osmani tha se është duke diskutuar me aleatët ndërkombëtarë që Kosovës t’i ofrohen garanci të sigurisë dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare nëse nga Kosova kërkohet të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

Për bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, Osmani tha se bashkëpunon me të për çështje të interesit nacional, për interesin e qytetarëve.

Ndër tjerash, në intervistën për REL-in, Osmani foli edhe për atë se a do të kërkojë edhe një mandat si presidente e Kosovës.

Presidentja Osmani, tha se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj ndërsa mohoi çfarëdo pretendimi se ajo ka qenë në dijeni rreth rastit.

“E vetmja çështje për të cilën unë kam reaguar ka qenë implikimi i rrejshëm, komplet i rrejshëm dhe i rrezikshëm i emrit tim për të çështje për të cilat nuk kemi as njohuri, as ndonjë relevancë, as ndonjë lidhje kurrë dhe as tash”, tha Osmani.

️ Osmani kërkon hetim të plotë rreth vrasjes në Ferizaj

Presidentja e Kosovës ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj, në Ferizaj.

Intervista e plotë: https://t.co/BYGUkaMO2F pic.twitter.com/1UMWYuJvZi

— Radio Evropa e Lirë (@evropaelire) August 19, 2024

You Might Also Like

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Besimtarët falin Bajramin në bulevardin `Dëshmorët e Kombit` në Tiranë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram

TAGGED: #Ura e Ibrit, #Vjosa Osmani
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Në pritje të votimit: Gjërat që duhet ditur për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
56 të vdekur, dhe mbi 70 të lënduar e 67 të zhdukur në një shtet të Brazili
Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë
23-vjeçarja për agjencinë që rekrutonte vajza si eskorta për Arabi Saudite
Abdixhiku: LDK do të ketë mbi 180 mijë vota, do të qëndrojmë në opozitë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?