By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre vajzat e ish-ushtarit amerikan gjenden të vdekura. Forcat Ajrore dhe dronët e kërkojnë atë
June 4, 2025
Ky është vendi më i keq për të lindur. Një grua vdes gjatë lindjes çdo 7 minuta
June 4, 2025
Anija turistike “Seabourn Encore” me 600 turistë viziton portin e Sarandës
June 4, 2025
Trump rrit tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%
June 4, 2025
I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
Ballina 1Lajme

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 2:47 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën për mosraportim të pasurisë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvallës. Ajo ngarkohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e marrë më 19 qershor 2024, përmes të cilit gjykata ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësja e Gërvallës, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

E me qëllim që gjykata të ketë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë çështje penale si dhe për faktin se e njëjta detyrohet që saktësisht dhe tërësisht të vërtetoj faktet për të marrë një vendim të ligjshëm, ka vendosur që procedura penale e filluar ndaj Gërvallës të vazhdohet tutje në fazat e tjera të procedurës.

Lidhur me akuzën për mosraportim të saktë të pasurisë, në seancën fillestare më 7 mars 2024, Gërvalla ishte deklaruar e pafajshme. Më pas avokatja e saj, Keqekolla-Sadiku kishte parashtruar kërkesë që të hudhet poshtë aktakuza.

Mbrojtja kishte pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se e mbrojtura e saj ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë, duke theksuar se aktakuza është e mangët dhe nuk është në harmoni me kërkesat ligjore.

“… ngase Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme që kishte për të vërtetuar “dyshimin  e bazuar mirë”, se e pandehura ishte subjekt i cilësdo formë të kryerjes së veprës penale që i vihet në barrë”, kishte theksuar avokatja Keqekolla-Sadiku në kërkesën e saj.

Mirëpo, kërkesa e tillë e mbrojtjes, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë është e pabazuar dhe e njëjta është refuzuar.

Gjykata ka gjetur se aktakuza mbështetet në prova të marra konform dispozitave ligjore dhe sipas saj, nuk ka vend për hedhje të aktakuzës ngase nuk ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, vepra penale nuk është përfshirë në parashkrim dhe nuk ka rrethana tjera të cilat e pengojnë ndjekjen penale.

“… duke marrë parasysh se në këtë fazë të procedurës penale kemi të bëjmë edhe me ligjshmërinë e aktakuzës gjykata çmoi se vepra penale për të cilën akuzohet e pandehura përbën vepër penale, andaj duke marrë parasysh se në bazë të nenit 7 të KPRK-së gjykata detyrohet që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetoj faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm konsiderojmë se  në këtë çështje penale duhet të mbahet shqyrtimi gjyqësorë në mënyrë që gjykata të ketë një pasqyrë më të qartë lidhur me këtë çështje penale”, thuhet tutje në vendimin e gjykatës.

Po ashtu, pretendimet e mbrojtjes se nuk është vërtetuar implikimi i të pandehurës në çështjen penale që i vihet në barrë, kjo gjykatë i ka vlerësuar si të pabazuara sepse ngjarja e paraqitur nga mbrojtja nuk mund të shqyrtohet në këtë fazë të procedurës penale.

“Për faktin se gjykata nuk është e autorizuar të bëjë vlerësimin e provave në këtë fazë të procedurës, pretendimet në rastin konkret janë çështje që do të vlerësohen dhe vërtetohen në shqyrtimin gjyqësor të mëtutjeshëm pas administrimit të provave, ku edhe do të vërtetohet fajësia apo pafajësia e të pandehurës”, thuhet në këtë vendim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të përpiluar më 31 janar 2023 nga prokurori Astrit Gashi, Gërvalla ngarkohet se në cilësinë e zyrtares së lartë publike me obligim ligjor të deklarimit të pasurisë, në formularin për deklarim të pasurisë më 22 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara me ligj.

Aktakuza thotë se e njëjta në këtë formular nuk ka deklaruar asnjë të hyrë-të ardhur të bashkëshortit të saj Stefan Schwarz edhe përkundër se të njëjtin e ka deklaruar si bashkëshort.

Tutje, në akuzë thuhet se Gërvalla nuk ka deklaruar në tërësi parcelën kadastrale-toka bujqësore në pronësi të saj në sipërfaqe prej 3964 m2 në ZK Dubovik-Komuna e Deçanit, duke e deklaruar vetëm sipërfaqe prej 2000 m2.

Po ashtu, Gërvalla sipas akuzës thuhet se nuk ka deklaruar as biznesin “Alb Lingua UG” e regjistruar në Bon të Gjermanisë në emër të saj.

Me këto veprime, Gërvalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 maj 2023 kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Pasi u bë i ditur lajmi për ngritjen e aktakuzës, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook, tha se është përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve.

Ndryshe, më 2 tetor 2021, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare.

Katër muaj pas këtij hulumtimi, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), tani Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), kishte njoftuar se është ende duke trajtuar rastin e ministres Gërvalla.

Sipas këtij hulumtimi, rezultoi se Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj./BetimipërDrejtësi/

You Might Also Like

I gjenden 11 pushkë kosovarit në Kroaci, po udhëtonte drejt Zvicrës

AKP forcon transparencën përmes rregullores së re të prokurimit

84 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë

Moti në Shqipëri me diell

TAGGED: #Aktakuzë, #Donika Gërvalla, #Gjykata Themelore në Prishtinë, #Mosdeklarim të pasurisë
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zllatan Ellek, kryetar i ri i Listës Serbe

Kosova Times Kosova Times October 24, 2023
Osmani: Hovenier rol të rëndësishëm në procesin e pavarësisë së Kosovës
Bislimi takon Gjeloshajn, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Merkel: Bëra gjithçka për të parandaluar shpërthimin e luftës në Ukrainë
Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?