By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje
May 14, 2025
Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën
May 14, 2025
Sveçla pas lirimit të objektit në veri: Hapësirat e uzurpuara po kthehen
May 14, 2025
Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll
May 14, 2025
Costa mbërrin në Prishtinë pritet nga presidentja Osmani
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Burimet ruse: Ukraina ka shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym të Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Burimet ruse: Ukraina ka shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym të Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Burimet ruse: Ukraina ka shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym të Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 9:03 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym në pjesën perëndimore ruse, sipas burimeve të Moskës, ndërsa e marta shënoi javën e tretë të aksionit ushtarak ukrainas në territorin rus.

Sulmi i Kievit në rajonin rus të Kursk-ut po ndryshon rrjedhën e luftës dhe po rrit moralin në mesin e popullit ukrainas të lodhur nga agresioni rus. Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet rezultati përfundimtar i sulmit të parë kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht suksesit të depërtimit të Kievit në territorin rus, trupat e Moskës janë pranë marrjes së kontrollit të qytetit të rëndësishëm Pokrovost në pjesën lindore të Ukrainës.

Sulmet e Ukrainës ndaj tre urave mbi lumin Seym në Kursk mund të bllokojnë trupat ruse përtej lumit dhe futjen në territorin ukrainas. Situata po ashtu mund të ndikojë në përparimin e trupave ukrainase. Sulmi ka ndikuar në ngadalësimin e reagimit rus ndaj aksionit ukrainas në Kursk që filloi më 6 gusht.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, postoi gjatë fundjavës në median sociale dy video të goditjes së urave mbi lumin Seym. Fotot satelitore nga “Planet Labs PBC”, të analizuara të martën nga agjencia e lajmeve Associated Press konfirmuan se një urë në qytetin Glushkovo ishte shkatërruar.

Një hetues ushtarak rus konfirmoi të hënën se Ukraina kishte “shkatërruar krejtësisht” një urë dhe dëmtuar dy të tjera në zonë. Shkalla e plotë e dëmit mbetet e paqartë.

“Si rezultat i sulmeve me raketa dhe artileri kundër ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës civile në fshatin Karyzh … u dëmtua një urë e tretë mbi lumin Seym” tha në një video përfaqësuesi i paidentifikuar i Komitetit Hetimor të Rusisë, të publikuar në kanalin Telegram të gazetarit të televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov.

Që nga fillimi i sulmit ukrainas në rajonin e Kurskut, ushtria e Kievit ka marrë nën kontroll një territor rus prej 1250 kilometrash katrorë dhe 92 vendbanime, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, njoftoi se 17 persona kanë vdekur dhe 140 janë plagosur që nga fillimi sulmit ukrainas, duke cituar një burim të paidentifikuar të shërbimit mjekësor rus. Mes 75 personave të shtruar në spital, katër janë fëmijë.

Ministria e Situatave të Emergjencave e Rusisë tha të martën pasdite se më shumë se 500 njerëz ishin larguar nga zonat e rrezikshme në rajonin e Kurskut gjatë 24 orëve të fundit. Në total, më shumë se 122,000 njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i sulmit ukrainas, sipas Moskës.

Në një shembull tjetër të zhvendosjes së luftës nga Ukraina në brendësi të tokës ruse, një zjarr masiv vazhdoj të digjet për të tretën ditë radhazi pasi një depo nafte u godit nga dronët ukrainas.

Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve në operacionin për shuarjen e zjarrit u përfshinë 500 zjarrfikës dhe 41 prej tyre tashmë janë shtruar në spital me lëndime.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës mori përgjegjësinë të dielën për sulmin në depon e naftës, e cila përdoret për të furnizuar forcat ruse, duke e quajtur atë një veprim “për të minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të Federatës Ruse”.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi ukrainasit se po “përpiqen të destabilizojnë vendin tonë” dhe i krahasoi ata me terroristët.

“Ne do të ndëshkojmë kriminelët. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë”, tha Presidenti Putin të martën. Ai ishte duke u takuar me nënat e fëmijëve të vrarë në sulmin e vitit 2004, në shkollën e Beslanit, nga militantët islamikë që la më shumë se 330 të vdekur.

Sulmi i Ukrainës në territorin e Rusisë ka zbuluar dobësitë ruse sipas analistëve dhe zyrtarëve ukrainas.

“Tani kemi arritur një ndryshim ideologjik jashtëzakonisht të rëndësishëm: koncepti naiv i të ashtuquajturave “vija të kuqe” në lidhje me Rusinë që mbizotëronte në vlerësimet e luftës nga disa prej partnerëve tanë është shembur këto ditë diku afër Sudzhës”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy, duke iu referuar një qyteti të pushtuar rus, që tani është nën kontrollin ukrainas.

Operacionet e Ukrainës në Rusi kanë ende shumë të panjohura, por imazhet satelitore ofrojnë disa të dhëna.

Urat e përkohshme të përdorura nga ushtarakët kur urat formale shkatërrohen, mund të shihen gjatë ditëve të fundit në imazhet satelitore të ofruara nga ‘Planet Labs PBC’ në dy pozicione të ndryshme përgjatë lumit Seym. Urat e përkohshme me gjasë janë ndërtuar nga trupat ruse që përpiqeshin të furnizonin forcat që i janë kundërvënë avancimit ukrainas.

Një urë e tillë u shfaq përgjatë shtratit gjarpëror të lumit midis Glushkovos dhe fshatit Zvannoye të shtunën, por jo në imazhet e marra të hënën. Të hënën, tymi mund të shihej që ngrihej përgjatë brigjeve të lumit aty pranë, zakonisht shenjë e një sulmi.

Ndërkohë përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore, Rusia vazhdoi të godasë qytetin e Pokrovsk-ut, një nga bastionet kryesore mbrojtëse të Ukrainës dhe një qendër kryesore logjistike në rajonin e Donetskut. Kjo i detyroi forcat e Kievit të tërhiqen dhe civilët ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre. Kapja e tij do të komprometonte aftësitë mbrojtëse dhe rrugët e furnizimit të Ukrainës dhe do ta afronte Rusinë me qëllimin e saj për të kapur të gjithë rajonin e Donetsk-ut.

Beteja gjashtëmujore e Rusisë në të gjithë rajonin pas kapjes së Avdiivkas, i ka kushtuar rëndë të dyja palëve me shumë viktima në trupa dhe shkatërrim të forcave të blinduara.

Rusia dëshiron të marrë nën kontroll të gjitha pjesët e Donetskut dhe Luhanskut fqinj, të cilat së bashku përbëjnë rajonin industrial të Donbasit.

You Might Also Like

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?

TAGGED: #Kursk Rusi, #Ukrainë, #Ura
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Schwabe: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të lidhet me dialogun

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Pothuajse 40% e ukrainasve deklaruan gatishmërinë e tyre për të lëshuar territoret e pushtuara për t’i dhënë fund luftës
Dëshmitarët e krimeve të luftës në Bosnjë, të pambrojtur nga kërcënimet
ShBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve iranianë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?