By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë, Bjellorusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë, Bjellorusinë
Rajon / Botë

Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë, Bjellorusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 5:16 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Kryeministri kinez Li Qiang do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë këtë javë, njoftoi të hënën ministria e jashtme e Pekinit.

Vizita e Kryeministrit Li vjen ndërsa Kina dhe Rusia kanë rritur bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet diplomatike.

“Nën drejtimin strategjik të dy krerëve të shteteve, marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë eliminuar ndërhyrjen e jashtme dhe kanë ruajtur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtypin.

Ajo shtoi se vizita e zotit Li nga e marta deri të premten do të përfshijë “takimin e 29-të të rregullt midis krerëve të qeverisë kineze dhe ruse”.

Zonja Mao tha se Kryeministri kinez planifikon të “shkëmbejë pikëpamjet mbi bashkëpunimin praktik në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët” në bisedimet me homologun rus Mikhail Mishustin.

Partneriteti strategjik i Rusisë dhe Kinës është forcuar më shumë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, të cilin Pekini nuk e ka dënuar asnjëherë.

Kina e paraqet veten si një palë neutrale në luftë dhe thotë se nuk po dërgon ndihmë ushtarake për asnjërën palë, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore.

Megjithatë, Kina është një aleat i ngushtë politik dhe ekonomik i Rusisë dhe anëtarët e NATO-s e kanë cilësuar Kinën si një vend që po luan rol vendimtar për të mundësuar luftën e Moskës në Ukrainë.

Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko vizitoi Kinën dy herë vitin e kaluar, duke premtuar në dhjetor se do të ishte një “partner i besueshëm” për Pekinin.

Bjellorusia varet shumë te Rusia për mbështetje politike dhe financiare. Territori bjellorus gjithashtu u përdor si pikënisje për sulmin e Moskës kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ajo u bashkua zyrtarisht me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait në muajin korrik, duke u bërë anëtari i 10-të i saj. Blloku shihet nga Pekini si një kundërpeshë e mundshme ndaj rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Kina dhe Bjellorusia janë partnerë strategjikë”, tha zonja Mao të hënën.

You Might Also Like

Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën

Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI

Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’

Macron largohet nga Davosi pa u takuar me Trumpin

Trupi i notarit rus i zhdukur pesë muaj më parë, u gjet në ngushticën e Bosforit

TAGGED: #Bjellorusi, #Li Qiang, #Rusi
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Qeveria e Kosovës: Presim vlerësimin e situatës në veri për hapat e mëtejmë

Kosova Times Kosova Times December 7, 2022
Niveli i pagave, ekspertët: Me pagën mesatare nuk mbulohen shpenzimet
U gjetën shtatë trupa emigrantësh që u mbytën në Drina ndërsa po përpiqeshin të kalonin në BiH
“Së pari, nuk është Republikë, por një entitet, së dyti, nuk është serb, por krijim privat i një plani kriminal, para kësaj Karaxhiqi dhe kriminelët e tij…”
Republikani më i lartë i Senatit mbështet paqen në Ukrainë, kërcënon Putinin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?