By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Burrecave
May 13, 2025
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për dhjetëra fëmijë me probleme në të folur kujdesen katër logopedë në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Për dhjetëra fëmijë me probleme në të folur kujdesen katër logopedë në QKUK
Ballina 1Shëndetësi

Për dhjetëra fëmijë me probleme në të folur kujdesen katër logopedë në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2024/08/20 at 3:05 PM
Kosova Times Published August 20, 2024
Share
SHARE

Vetëm katër logopedë që trajtojnë fëmijë me probleme në të folur, punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku shërbimet i ofrojnë falas.

Udhëheqësit e Shërbimit të Logopedisë thonë se kërkesat për seanca logopedie e tejkalojnë disponueshmërinë e specialistëve dhe kjo bën që pritjet e atyre në nevojë, të zgjaten.

Në institucionet private, seancat 2-3 herë në javë, për një muaj, janë tejet të kushtueshme për disa.

“Një logoped më ka kërkuar 500 euro në muaj”, tregon nëna e një vajze katër vjeçe, e cila ka vështirësi në artikulimin e fjalëve.

“Nuk kemi pasur mundësi t’ia ofrojmë, sepse në familjen tonë punon vetëm bashkëshorti me një pagë prej 350 eurosh në muaj”, thotë ajo, pa dashur të identifikohet.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të në Shërbimin e Logopedisë në QKUK, ku po aranzhonte seancat për vajzën e saj.

Në listë të pritjes thotë se ishte për më shumë se një vit.

“Vajza e kupton bisedën, reagon kur e thërret, por nuk flet”, tregon e ëma.

Thotë se kur ishte tri vjeçe, e vogla shqiptonte vetëm fjalët mam’ dhe bab’ dhe se vazhdon të artikulojë vetëm një numër të kufizuar fjalësh.

Një nënë me fëmijën duke marrë shërbime në Logopedi në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Një nënë me fëmijën duke marrë shërbime në Logopedi në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Specialistët thonë se numri i fëmijëve me probleme në të folur është në rritje dhe këtë ia atribuojnë përdorimit të vazhdueshëm të pajisjeve teknologjike.

Këtë e pranon edhe nëna e 4-vjeçares.

“Pa i bërë një vit ia kam lënë telefonin, por jo shumë, një ose dy orë në ditë. Shumë ka dëshirë ta përdorë. Shikon filma të vizatuar”, thotë ajo.

Dhjetëra fëmijë në trajtim në QKUK

Ushtruesja e detyrës së shefes së Shërbimit të Logopedisë në QKUK, Zahide Uka Rraci, thotë se gjatë gushtit në këtë repart janë duke u trajtuar 72 fëmijë nga gjithë territori i Kosovës.

Me ta, thotë ajo, merren katër logopedë.

Zahide Uka Rraci, ushtruese e detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë, në QKUK.
Zahide Uka Rraci, ushtruese e detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë, në QKUK.

“Shumica e rasteve janë deri në moshën pesëvjeçare, të ndara në tri grupe. Shërbimet i marrin nga dy herë në javë”, tregon Uka Rraci.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo shpjegon se gjatë seancave të stimulimit, është vërejtur se përdorimi i teknologjisë dhe i aplikacioneve të ndryshme në gjuhën angleze, ka bërë që ata të kenë zhvillim të vonshëm në të folur.

Sipas saj, prindërit i ekspozojnë fëmijët përpara ekranit të telefonit, kompjuterit apo televizorit me shpresën për t’i qetësuar, por ata “e dëmtojnë zhvillimin e tyre në të folur apo në të ndërvepruar me mjedisin”.

Uka Rraci thotë se kjo është problematike për faktin se “fëmija vetëm merr informacione” dhe “nuk jep përgjigje”.

“As telefoni, as televizori nuk i kërkon të shkëmbejë informata me të. Kështu, pastaj, shkaktohen vonesa apo hezitime në të folur”, thotë Uka Rraci.

Argumentet e saj i mbështet edhe Lekë Gjurgjiali, kryetar i Shoqatës së Logopedëve të Kosovës.

Sipas tij, përdorimi i tepruar i pajisjeve teknologjike i bën fëmijët pasivë.

“Ata, shpeshherë, zgjedhin të komunikojnë në mënyre joverbale, ose kanë qasje pa zë”, thotë ai.

 

Një fëmijë gjatë një seance trajtimi për problemet në të folur.
Një fëmijë gjatë një seance trajtimi për problemet në të folur.

Kur duhet të flasin fëmijët?

Doktoresha Uka Rraci thotë se fëmijët nën moshën njëvjeçare flasin fjalë të ndara në rrokje si ‘ba-ba’ apo ‘ma-ma’, dëgjojnë kur flitet dhe kuptojnë disa fjalë.

Në moshën dyvjeçare, sipas saj, duhet të thonë fjali të shkurtra sikurse “erdhi mami”, kurse mbi moshën trevjeçare duhet të kenë fjalor më të pasur dhe të kuptohen nga të tjerët.

“Nëse një fëmijë nuk flet deri në moshën dyvjeçare, ai duhet të bëhet objekt vlerësimi”, thotë Uka Rraci.

 

Nofulla e njeriut, një pajisje ndihmëse gjatë trajtimeve logopedike në shërbimin e Logopedisë në QKUK.
Nofulla e njeriut, një pajisje ndihmëse gjatë trajtimeve logopedike në shërbimin e Logopedisë në QKUK.

Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë treguar, po ashtu, lidhje mes kohës së shpenzuar në ekran dhe vonesave në të folur.

Njëri që ka publikuar vitin e kaluar Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, që është pjesë e Departamentit amerikan të Shëndetësisë, ka gjetur se “kur fëmijët kalojnë shumë kohë përpara ekranit, ata nuk ndërveprojnë me të tjerët” dhe kjo “i kufizon mundësitë e tyre për të mësuar fjalë të reja dhe për të zhvilluar aftësi komunikimi”.

“Kjo çon, pastaj, në fjalor të dobët, reduktime në vokalizimet e fëmijëve dhe vonesa ta përgjithshme në të folur, veçanërisht te fëmijët nën pesë vjeç”, thuhet në këtë studim.

 

Një logoped në QKUK gjatë seancës logopedike me një fëmijë.
Një logoped në QKUK gjatë seancës logopedike me një fëmijë.

Si duhet të stimulohen fëmijët?

Logopedia Uka Rraci thotë se metoda më e mirë për t’i stimuluar fëmijët që të flasin, është duke biseduar me ta gjatë gjithë kohës.

“Për shembull, nga fëmija mund përfitohen fjalë kur ai është i uritur. Kur kërkon ushqim, duhet të pyetet se çka do? A do bukë? Të përsëritet së paku tri herë dhe të pritet reagimi”, shpjegon ajo.

 

Disa libra dhe lodra në raftin e një prej dhomave në qendrën e Logopedisë.
Disa libra dhe lodra në raftin e një prej dhomave në qendrën e Logopedisë.

Edhe psikologia për fëmijë Majlinda Fetahu, njëherësh terapeute stimulimi, thotë se janë prindërit ata që duhet “t’i vendosin kufij” përdorimit të teknologjisë.

Sipas saj, fëmijëve më të vegjël se 18 muaj, duhet t’u ndalohet përdorimi i teknologjisë, përveç bisedave me video; fëmijët e moshës 18 deri në 24 muaj mund ta përdorin atë në sasi shumë të vogël, kryesisht për këngë, ndërsa fëmijët mbi 2 vjeç mund ta përdorin jo më shumë se një orë në ditë, së bashku me të rritur, në mënyrë që të flasin dhe të pyesin për atë që shohin.

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i fëmijëve me vonesa në të folur, por Uka Rraci thotë se në dy vjetët e fundit është rritur numri i atyre që presin për shërbime në QKUK.

Ajo vlerëson se autoritetet kompetente duhet të punësojnë më shumë logopedë në qendrat familjare dhe në institucionet edukative-arsimore në sektorin publik, ku shërbimet e tyre merren falas.

Në QKUK, të gjitha rastet që marrin shërbime, sipas saj, janë me kushte më të vështira ekonomike apo me asistencë sociale.

“Ata që kanë kushte më të mira financiare, drejtohen te sektori privat dhe nuk presin”, thotë Uka Rraci.

Një prind me një fëmijë duke pritur për kontroll në Logopedi.
Një prind me një fëmijë duke pritur për kontroll në Logopedi.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit nëse planifikojnë të rrisin numrin e logopedëve në kujdesin primar shëndetësor, përkatësisht në kopshte dhe shkolla, por nuk mori përgjigje prej asnjërit institucion.

Logopedët që punojnë në sektorin privat, licencohen nga Oda e Infermierëve e Kosovës, por as ajo nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa është numri i tyre.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë të licencuara 16 ambulanca private që ofrojnë shërbime të logopedisë.

REL-i kontaktoi disa nga to, ku iu tha se çmimet për shërbimet e logopedisë fillojnë nga 150 euro deri në 500 euro në muaj. Për krahasim, paga mesatare në Kosovë është rreth 520 euro.

You Might Also Like

Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

Kryeministria: Anëtarësimi në KiE temë qendrore e takimit Kurti – QUINT-i

PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti

TAGGED: #Logoped, #QKUK
Kosova Times August 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vetëhidhet nga kati i 3-të i banesës 62-vjeçarja, transportohet me helikopter te Trauma

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Zhduken fëmijët e milionerit nga Ballkani! I gjithë vendi është në këmbë dhe më pas është publikuar një video që vetëm sa e ka thelluar misterin (VIDEO)
21 të lënduar me mjete piroteknike, dy prej tyre në gjendje të rëndë – njëri i plagosur me plumb qorr
“Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja”
21 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për armëpushim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?