By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alush Gashi: LDK do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Alush Gashi: LDK do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore
Ballina 1Lajme

Alush Gashi: LDK do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 9:03 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kjo forcë politike ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si në nivel qendror ashtu dhe lokal, dhe se shpreson të dalë forcë fituese, sikurse tha ai.

Zoti Gashi foli mbi strategjinë në këtë funksion të kësaj force politike e cila, në zgjedhjet e shkuara, pësoi humbje të madhe, duke u renditur forcë e tretë politike në vend.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, zoti Gashi flet dhe mbi çështjen e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, çështje që ka nxitur tensione mes qeverisë në Kosovë me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, sot është dita e tretë e Kuvedit Demokrat, të tjera figura të njohur atë kësaj partie do të flasim dhe japin mbështetjen e tyre për zonjën Harris, e cila nesër zyrtarisht do të pranojë kandidaturën për presidente. A mund të ndani me ne përshtypjet tuaja nga ky kuvend?

Alush Gashi: Fillimisht më lejoni që të theksoj se ftesa nga Instituti Kombëtar Demokratik për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Abdixhiku është një riafirmim i bashkëpunimit afatgjatë dhe përmbajtësor mes Institutit Kombëtar Demokratik dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila ka ndikim global. Atmosfera në të gjitha ambientet e kuvendit është festive. Fjalimet janë përmbajtësore, shpresëdhënëse dhe uroj që këto zgjedhje në nëntor të sigurojnë stabilitetin jo vetëm në Amerikë, por edhe atë global.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi gjatë këtyre ditëve në Kosovë në qendër të vëmendjes është çështja e rihapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që ka ndikuar, siç kanë theksuar disa herë zyrtarët amerikanë, tek marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe aleatëve të tjerë perëndimorë. A jeni të shqetësuar nga një zhvillim i tillë?

Alush Gashi: Ne kemi investuar të gjithë së bashku në më se 20 vite për integrimin e pakicës serbe në të gjitha institucionet e republikës sonë dhe me pak vështirësi ajo ka funksionuar deri në kohët e fundit, kur ata u tërhoqën nga të gjitha institucionet. Atje tani nuk ka përfaqësues serbë në ato institucione. Çështja e urës dhe të gjitha urave në qytete është çështje e pushtetit lokal. Unë besoj se për urën duhet të merren, të kujdesen, të marrin vendim kryetarët e komunave fqinje, pra, kryetari i komunës jugore dhe ai i komunës veriore. Këto janë çështje të zgjidhjes së problemeve brenda territorit të Kosovës, të cilat ndoshta nga mungesa e kujdesit të mirë institucional, e ka ngritë këtë çështje edhe përtej kufijve të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, pas 6 muajsh në Kosovë do të mbahet zgjedhjet e përgjithshme. Partia juaj në garën pararendëse pësoi humbje të madhe, duke u renditur forca e tretë në parlament. Çfarë strategjie do të ndjek Lidhja Demokratike për ta ndryshuar pozitën e saj?

Alush Gashi: Lidhja Demokratike e Kosovë i ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal. Në tre vitet e fundit ajo ka punuar në mënyrë intensive në të gjitha nivelet, duke zhvilluar qindra takime me qytetarë në mbarë vendin, takime me organizatat joqeveritare, udhëheqës të bizneseve, studentë, ekspertët më të mirë të vendit. LDK-ja gjithashtu është angazhuar për fuqizimin e gruas dhe për t’i dhënë hapësirë forumit të rinisë demokratike. Ne shpresojmë që më tepër sesa një fitore është çështja e qëndrueshmërisë institucionale të vendit tonë dhe mbajtja e raporteve me faktorët kyç për stabilitetin e vendit tonë dhe ata të cilët e kanë mbështetur në vitet 1990, në procesin e tranzicionit dhe deklarimin e koordinuar të pavarësisë së Kosovës. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Ne besojmë se i ofrojmë Kosovës një qeverisje profesionale, të besueshme dhe me një punë shumë transparente. Besoj se qytetarët në këto tre vite e e kanë parë se si zhvillohet jeta, nëse në pozitat kyçe nuk ka profesionistë të mirë. Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton një qeverisje të mirë, garanton raporte korrekte vendore dhe ndërkombëtare dhe besoj që nën udhëheqjen tonë do të kontribuojmë, përveç stabilitetit të brendshëm, edhe në atë jashtëm.

Zëri i Amerikës: Si pjesë e këtyre përgatitjeve, zoti Gashi, a po shqyrtoni ju mundësinë edhe të aleancave parazgjedhore me faktorë të tjerë opozitarë dhe çfarë kushti do të paravendosnit për formimin e tyre?

Alush Gashi: Lidhja Demokratike është shumë aktive në debatin e saj të brendshëm në të gjitha nivelet dhe ekziston një pajtueshmëri e plotë se Lidhja Demokratike duhet të punojë intensivisht që të dalë partia e parë politike, që vendit t’ia jap një qeverisje të mirë.

Duke ditur se ne jemi në një sistem parlamentar ku një parti e vetme është vështirë që të krijojë qeverinë, të gjitha organizimet, aranzhimet, do të bëhen pas shpalljes së rezultateve zgjedhore.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

TAGGED: #Alush Gashi, #LDK
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ahmeti: Arritjet e MPJD-së, mbi 100 marrëveshje me shtete të tjera

Kosova Times Kosova Times December 31, 2023
Vuçiq do të ketë pasoja për parregullsitë zgjedhore: Deputeti i Bundestagut shpall lëvizjet e para të Gjermanisë dhe BE-së pas raportit të OSBE-së
Katër organizata i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për mbrojtje të serbëve në Kosovë
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dhe Four Paws: Vrasja e qenve endacak ka kosto të lartë
Rikthehet Superliga, “nxehtë” në Gjilan dhe ‘Zahir Pajaziti’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?