By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken përmbyll vizitën në Lindjen e Mesme pa marrëveshje armëpushimi në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 8:06 AM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme të arrihej një marrëveshje armëpushimi në Gazë. Por, kryediplomati amerikan përmbylli udhëtimin e tij në këtë rajon pa një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari kanë varur shpresat te një propozim “kompromisi” të prezantuar nga SHBA-ja që synon të ngushtojë dallimet mes Izraelit dhe Hamasit në luftën 10-mujore, pasi negociatat përfunduan javën e kaluar pa një marrëveshja.

Marrëveshja “duhet të bëhet dhe duhet të arrihet në ditët në vijim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi” që kjo të arrihet, tha Blinken për gazetarët në Doha të martën, para se të nisej drejt Uashingtonit.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, që udhëtonte me Blinkenin, tha se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë.

Të martën, Blinken qëndroi në Egjipt, ku zhvilloi bisedime me presidentin Abdel-Fatah El-Sisi, dhe më pas vizitoi Katarin.

Të hënën ai ishte takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Pas takimit me të, Blinken tha se Izraeli ka pranuar propozimin dhe i bëri thirrje edhe Hamasit që ta pranojë. Grupi radikal palestinez nuk e ka refuzuar propozimin në mënyrë eksplicite, por ka thënë se propozimi i fundit zhbënë kushtet për të cilat palët janë pajtuar paraprakisht.

Blinken u pyet në Katar lidhur me kushtet për tërheqjen e trupave izraelite, në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi. Ai u pyet të komentojë raportimet se Netanyahu ka thënë se mund ta bindë Blinkenin që Izraeli të mbajë trupat në Korridorin Filadelfia midis Egjiptit dhe Gazës.

“ShBA-ja nuk pranon një pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli”, tha Blinken. “Më specifikisht, marrëveshja është e qartë sa i përket kohës dhe lokacioneve të tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza dhe Izraeli është pajtuar për këtë”, shtoi ai.

Si Hamasi, ashtu edhe Egjipti kundërshtojnë idenë që Izraeli të mbajë trupa në Korridorin Filadelfia, por Netanyahu ka insistuar se trupat janë të nevojshme të qëndrojnë atje, në mënyrë që të ndalet kontrabanda e armëve për në Gazë.

“Armëpushimi në Gazë duhet të jetë nisje e një njohjeje më të gjerë ndërkombëtare e shtetit palestinez dhe e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, pasi kjo është garanci për stabilitetin në rajon”, tha Sisi pas takimit me Blinkenin.

Blinken tha se propozimi i fundit për marrëveshja “ndoshta është më i miri, ndoshta është mundësia e fundit”.

ShBA-ja dhe ndërmjetësit po synojnë të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 persona.

You Might Also Like

Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim

Makina luksoze të kontrabanduara nga Gjermania në Itali. Miliona euro të sekuestruara

Trump pranon se negociatat me Putinin janë më të vështira se bisedimet për paqen në Gaza

Shahed Swarm godet qytetin e lindjes së Zelensky-t

Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë

TAGGED: #Antony Blinken, #Armëpushimi, #Gaza
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Ti mund të jesh caku i radhës” Mbrojtja e fëmijëve në internet

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
Krasniqi takon Këshillin Politik, diskutojnë për zhvillimet në vend
Ngjarjet për sot
Haziri: LDK mbi partinë, për Gjilanin dhe qytetarët
Moment i frikshëm – Vetëm pak sekonda e ndanë nga vdekja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?