By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Sfidat me qeverinë kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Sfidat me qeverinë kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë
Ballina 1Lajme

Hovenier: Sfidat me qeverinë kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 12:36 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier edhe një herë ka folur lidhur me dallimet që SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtar i kanë me qeverinë e Kosovës.

Ai gjatë deklarimit të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in, ka thënë se janë duke u përballur me disa sfida me qeverinë e kryeministrit Kurti.

“Shumë prej jush keni parë raportet në media për dallimet e tashme ndërmjet ShBA-së dhe anëtarëve tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra nga qeveria e kryeministrit Kurti. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e Kosovës, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”, tha Hovenier.

Ai tutje citoi deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit më herët gjatë këtij muaji se “qeveria amerikane shpreson që qeveria e Kosovës t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-të, BE, NATO-n dhe partnerët e tjerë të Kosovës”.

Hovenier theksoi tutje se edhe pse në disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se sa do të kishin dëshiruar, përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet po aq i fortë e i hekurt si gjithmonë.

“Ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshje për të ofruar 34.5 milionë dollarë në fonde shtesë për asistencë për zhvillim për popullin e Kosovës, për rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, integrimet në Evropë etj, besoj se qartazi e thekson këtë gjë”, tha tutje Hovenier.

Megjithatë, sipas tij, ky manifestim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdoshmërish për ndonjë qeveri të caktuar apo për zgjedhjet ose veprimet politike të asaj qeverie.

Ambasadori amerikan ka thënë se gjatë 25 vjetëve që kur ShBA filloi të ofrojë mbështetje për Kosovën, deri tani ka dhënë mbi 1 miliardë dollarë për popullin e Kosovës.

“Përgjatë këtyre viteve kjo ndihmë e qeverisë dhe popullit amerikanë ka ndihmuar në mbështetjen e themelimit të institucioneve lokale e qendrore, ju ka ndihmuar bizneseve të Kosovës, ka forcuar mediat e pavarura, ka përmirësuar sigurinë e shumë gjëra të tjera. Këto fonde të reja ngjashëm do të orientohen nga veprimtaritë e programet do të përforcojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës, do të mbështesin qeverisjen e mirë dhe shërbimet qeveritare më efektive për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mendojmë se këto fonde do t’i ndihmojnë Kosovës për t’u integruar më mirë edhe në tregjet evropiane si dhe të afrohet edhe më shumë me institucionet euroatlantike siç është anëtarësimi në BE, e që është qëllim i përbashkët”, shtoi Hovenier.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

TAGGED: #Jeff Hovenier, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini viziton qendrën e stërvitjeve ushtarake në Rusi

Kosova Times Kosova Times October 20, 2022
Raporti: Licencat e Ofruesve të Shërbimeve Mediale, me dobësi të shumta
Apeli konfirmon dënimin me 12 vite burg ndaj të akuzuarit për krimeve lufte
Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
Rreth 64 milionë shtetas me të drejtë vote në zgjedhjet e Turqisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?