By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, SPAK-u sekuestron mbi 200 mijë dollarë në llogaritë bankare të ish ministrit Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tiranë, SPAK-u sekuestron mbi 200 mijë dollarë në llogaritë bankare të ish ministrit Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij
Ballina 2Rajon / Botë

Tiranë, SPAK-u sekuestron mbi 200 mijë dollarë në llogaritë bankare të ish ministrit Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorëve të tij

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 5:17 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestro preventive mbi disa llogari bankare dhe shuma mbi 200 mijë dollarë në monedha të ndryshme, që u përkasin ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilat cilësohen si “produkte të veprës penale” në çështjen e abuzimeve me fondet e BE-së në agjencinë SASPAC.

Krahas shumave të sekuestruara në llogaritë rrjedhëse, depozita me afat dhe monedha cash të personave nën hetim Ilir Beqaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Ermal Kurtullaj, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, po me këtë vendim u sekuestruan edhe mbi 19 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k., si dhe tre automjete në pronësinë e Kurtullajt dhe Marinit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vazhdon hetimet për persona apo fakte të tjera penale për procedimin penal nr. 190 të vitit 2023, ku gjashtë personat e përfshirë deri tani dyshohen për korrupsion aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, mosdeklarim dhe fshehje e pasurive, mashtrim dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë e ankande publike.

Ish ministri i Shëndetësisë Iir Beqaj është në arrest me burg nga fillimi i korrikut, ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë në fillim të këtij muaji kërkesën e tij për një masë më të lehtë sigurie në këmbim të garancive pasurore.

Ai drejtonte, nga viti 2021, deri nëntorin e kaluar kur dha dorëheqjen, Agjencinë e Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC), kohë kur SPAK-u dyshon se ai u përfshi në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e kësaj agjencie.

Zoti Beqaj u arrestua në korrik krahas dy bashkëpunëtorëve të afërt Ermal Kurtullaj dhe Afred Nikolla, ndërsa për katër bashkëpunëtorë të tjerë u dhanë masa më të lehta sigurie.

Prokuroria e Posaçme dyshon se gjatë viteve 2022-23 drejtuesi i atëhershëm i SASPAC-ut Ilir Beqaj ka kryer në bashkëpunim me Kurtullajn “procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregulloret”, ndërsa rendit së paku tetë shërbime të prokuruara “me procedura prokurimi jo të rregullta dhe me fitues të paracaktuar”.

Prokuroria thekson se “fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë kohë më parë se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese”, ndërsa gjithë dokumentet për garat e shpallura janë firmosur nga zoti Beqaj.

Ai dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e vet nga viti 2020 e më pas, duke fshehur interesat e tij pasurore në restorantin “Gzona” në qendër të kryeqytetit, interesa të cilat i ka ushtruar përmes Ermal Kurtullaj, i cili ishte punësuar aty në mënyrë të parregullt.

Prokurorët dyshojnë se në këtë restorant transferoheshin, në formë pagesash për shërbime, paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga organizimi i veprimtarive të ndryshme. Nga hetimet dyshohet se restoranti përdorej edhe si një vend ku mbaheshin veprimtari, të cilat nuk deklaroheshin, duke përdorur më pas emra personash fizikë apo shoqërish, të cilat lëshonin fatura fiktive mbi shpenzimet e kryera në këtë restorant.

Po ashtu dyshohet se zoti Beqaj ka fshehur edhe blerjen e një automjeti 5 vjet më parë, të cilin e regjistroi në emrin e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Ermal Kurtullaj.

Kjo është çështja e dytë për të cilën ish ministri Beqaj hetohet nga SPAK-u. Çështja tjetër, ku ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, ka të bëjë me koncesionin 10 vjeçar prej afro 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, për të cilën janë arrestuar ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

TAGGED: #Ilir Beqaj, #Mbi 200 mijë dollarë, #Sekuestrim, #SPAK
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blogeri Tumso Abdurakhmanov, i cili kritikoi Kadyrov, u vra në Suedi

Kosova Times Kosova Times December 5, 2022
Stubb: BE të koordinojë përgjigjet ndaj pyetjeve për Ukrainën nga SHBA
Pa skuqje: Recetë për qofte toni të shpejta dhe krokante
35 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
Një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?