By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Prokuroria e Durrësit: Hetimet, bashkë me partnerë ndërkombëtarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Prokuroria e Durrësit: Hetimet, bashkë me partnerë ndërkombëtarë
Ballina 2Rajon / Botë

Transporti i mbetjeve të rrezikshme, Prokuroria e Durrësit: Hetimet, bashkë me partnerë ndërkombëtarë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 8:03 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), mbi më shumë se 800 ton mbetje që dyshohet të jenë të rrezikshme, të ngarkuara në 100 kontejnerë të nisur nga Porti i Durrësit në fillim të muajit korrik.

Sipas një njoftimi zyrtar, hetimi ka nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, ndërkohë që dhe Drejtoria e Policisë së Durrësit ka referuar një tjetër material hetimor nën dyshimet për veprën penale “Transportimi i mbetjeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, bazuar në “informacione të marra nga media”.

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore, e cila e ka marrë emrin nga Konventa e Bazelit e vitit 1989, ku përcaktohen kufizime të qarta për tregtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Ngarkesa mësohet të ketë zanafillën tek mbetjet e krijuara gjatë proceseve teknologjike nga aktiviteti i Kompanisë turke Kurum në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

Dyshimet janë që transporti të jetë kryer nën dokumente te falsifikuara si mbetje jo të rrezikshme. Ato janë shkarkuar në Terminalin e mallrave rifuxho në portin e Durrësit duke u ngarkuar më pas në kontejnerë. Ndalesa e parë ka qenë fillimisht në portin e Triestes në Itali, ku kontejnerët janë ngarkuar në anije të tjera, me destinacion Tajlandën.

Alarmi nga organizata BAN pasoi reagime të shumta dhe autoritetet tajlandeze njoftuan se refuzojnë shkarkimin në vendin e tyre të kontejnerëve, të cilët po transportohen në bordin e dy anijeve të kompanisë ndërkombëtare Maersk. Me gjasë, sipas njoftimeve të ndryshme ndërkombëtare, ngarkesa do të duhet të rikthehet në Shqipëri, ku autoritetet kanë qenë të rezervuara në informacionet e tyre publike.

Hetimet e Prokurorisë pritet të hedhin dritë mbi të gjithë zinxhirin e veprimeve për të fshehur transportin e këtyre mbetjeve, një proces që sipas rregullave duhet të shoqërohet me procedura strikte. Prokuroria bëri të ditur se, përveç Olaf-it, ajo po bashkëpunon dhe “me institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë, për të sqaruar në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes”.

You Might Also Like

VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!

Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe

Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë

Amerikanët bastisin një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës. Trump: Kishim një arsye shumë të mirë

Turistët që udhëtojnë për në SHBA do të shpalosin postimet në mediat sociale për verifikim përpara se të marrin vizën

TAGGED: #Hetime, #Prokuroria e Durrësit, #Transporti i mbetjeve të rrezikshme
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sekuestrohen kamera të sigurisë në fshatra të banuara me serbë në rajonin e Gjilanit

Kosova Times Kosova Times December 22, 2023
Gjykata izraelite miratoi ndalimin e përkohshëm të Al Jazeeras
Mbrojtja e Thaçit me kërkesë për trupin gjykues të Speciales
Scholz kërkon që të vendosen më shumë sanksione ndaj Iranit
Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?