By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FBI: ShBA po përballet me një rritje të njëkohësishme të shumë kërcënimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > FBI: ShBA po përballet me një rritje të njëkohësishme të shumë kërcënimeve
Ballina 2Rajon / Botë

FBI: ShBA po përballet me një rritje të njëkohësishme të shumë kërcënimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 4:57 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejtime në një kohë kur agjencitë e zbatimit të ligjit po ndeshen me vështirësi, tha drejtori i FBI-së Christopher Wray, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press. Zoti Wray theksoi se “e kam të vështirë të kujtoj një kohë të ngjashme në karrierën time me kaq kërcënime të ndryshme, që janë rritur njëkohësisht.”

Drejtori i FBI-së Christopher Wray foli të mërkurën me agjencinë e lajmeve Associated Press ndërsa vizitoi zyrën e FBI-së në Mineapolis për të folur për partneritetin midis agjencive të zbatimit të ligjit me entitete të tjera. Komentet e tij vijnë pasi FBI-ja përballet me shqetësime të shtuara mbi terrorizmin, si të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar, si dhe spiunazhin nga Kina, vjedhjen e pronës intelektuale dhe ndërhyrjen e vendeve të huaja në zgjedhje.

“Unë shqetësohem për kombinimin e shumë kërcënimeve që ngrihen menjëherë, me sfidat me të cilat përballen burrat dhe gratë, që punojnë në agjencitë e zbatimit të ligjit në përgjithësi”, tha zoti Wray. “Dhe e vetmja gjë që mendoj se ndihmon për të kapërcyer këto dy sfida janë partneritetet. Kjo mund të tejkalohet përmes një bashkëpunimi mes të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit.”

Vlerësimi i zotit Wray për një mjedis në rritje kërcënimesh është në përputhje me alarmin që ai ka lëshuar për muaj të tërë. Menjëherë pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, zoti Wray filloi të paralajmëronte se konflikti mund të shërbente si një frymëzim për militantët, “që ne nuk e kemi parë që kur ISIS-i themeloi të ashtuquajturin kalifat vite më parë”.

FBI-ja gjithashtu është përpjekur të merret me shqetësimet e sigurisë në lidhje me kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ku zyrtarët zbuluan në qershor tetë persona nga Taxhikistani me lidhje të dyshuara me grupin Shteti Islamik, të cilët u arrestuan për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Zyrtarët po merren edhe me çështjen e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. FBI-ja dhe agjencitë e tjera federale njoftuan të hënën se Irani ishte përgjegjës për një sulm kibernetik që kishte në shënjestër fushatën e ish Presidentit Trump dhe për një tentativë për ndërhyrje në fushatën e Nënpresidentes Harris, pjesë e asaj që zyrtarët e cilësuan si një përpjekje agresive për të ndërhyrë në politikën amerikane.

Zoti Wray nuk pranoi të fliste për ndonjë hetim apo kërcënim specifik, por tha se për hetimet e rasteve të sulmeve kibernetike, duke përfshirë ato kundër infrastrukturës zgjedhore, kandidatëve apo fushatave, nevojitet ndihma nga sektori privat.

“Një nga gjërat që ne kemi dyfishuar është krijimi i partneriteteve, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me aftësinë për të mbledhur informacione nga burime të ndryshme mbi kërcënimin për ndikim në zgjedhje, apo ndonjë lloj tjetër kërcënimi”, tha zoti Wray. “Për të krijuar një pasqyrë më të qartë mbi kërcënimet, duhet të kemi partnerë që ndajnë informacione me njëri-tjetrin.”

Oficerët e zbatimit të ligjit po vriten në krye të detyrës me një ritëm prej rreth një në çdo pesë ditë, tha zoti Wray, duke vënë në dukje se tre policë dhe një mjek u vranë vetëm në Minesota në 2024. Një polic u vra në Mineapolis në maj ndërsa po përpiqej të ndihmonte dikë dhe dy policë dhe një ndihmës mjek u vranë në Bërnsvil në shkurt kur një burrë i armatosur hapi zjarr.

Një dhunë e tillë “më thyen zemrën çdo herë”, tha drejtori i FBI-së.

FBI-ja nuk është kursyer nga sulme të tilla. Disa ditë pasi agjentët kontrolluan pronën e ish Presidentit Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago, për të rimarrë dokumente sekrete, një person i armatosur që bëri thirrje në mediat sociale që agjentët federalë të vriteshin “në shikim të parë” vdiq në një shkëmbim zjarri, pasi u përpoq të futej brenda zyrës së FBI-së në Sinsinati.

Christopher Wray tha se FBI-ja ka punuar për të forcuar partneritetet tradicionale me organet shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit dhe për të krijuar partneritete me biznesin dhe institucionet arsimore për të ndihmuar në përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kibernetike apo pronës intelektuale. Në Mineapolis dhe zyra të tjera, tha ai, autoritetet po bashkëpunojnë me punonjës të shkollave dhe profesionistë të shëndetit mendor për të ndihmuar adoleshentët në rrezik me shpresën për të shmangur kërcënimet e ardhshme.

Puna me industrinë e teknologjisë është e rëndësishme për mbrojtjen e novacionit dhe inteligjencës artificiale nga kërcënimet e huaja, shtoi zoti Wray.

“Inteligjenca artificiale është në shumë mënyra mjeti më efektiv kundër përdorimit të inteligjencës artificiale nga njerëzit e këqij”, tha ai. “Kështu që ne duhet të punojmë ngushtë me këtë industri për t’u siguruar që inteligjenca artificiale amerikane të përdoret për mbrojtjen e popullit amerikan nga kërcënimet e aktivizuara nga inteligjenca artificiale, që vijnë nga ana tjetër.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

TAGGED: #Christopher Wray, #Kërcënime
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Elementi i pestë në Beograd”: Klix për njoftimin “bizar” të Vuçiqit

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Jep dorëheqje shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite
Luftënxitësi dhe kritiku i Putinit në panik, përmend shpërthimin e luftës civile…
OKB dhe Ukraina bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit me Rusinë
Kongresi i të Gjelbërve: Me Robert Habek për një të ardhme më të mirë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?