By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidenti i SHBA-së e mori këtë informacion dhe kjo e zemëroi
December 6, 2025
Vietnam: Gryka gëlltit dy makina të parkuara
December 6, 2025
Çfarë është Panettone dhe si u krijua?
December 6, 2025
Receta më e lehtë për tortë pandispanjë me çokollatë
December 6, 2025
64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kusari: Ura do të hapet, Qeveria njëzëri me presidenten
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kusari: Ura do të hapet, Qeveria njëzëri me presidenten
Uncategorized

Kusari: Ura do të hapet, Qeveria njëzëri me presidenten

Kosova Times
Last updated: 2024/08/23 at 7:02 AM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

“Jemi të bindur se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në “Lajmet e fundit” të RTK-së.

“…Ka kaluar shumë kohë më parë kur nuk është pjesë e procesit të Berlinit dhe nuk mund të jetë. Natyrisht se në element të vlerësimit të rrethanave të sigurisë, Kosova bashkërendon aktivitetin dhe se policia bashkë edhe me institucionet e tjera të sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in do të jetë në koordinim, por nuk është çështje me të cilën mund të diskutohet parimi i hapjes së urës”, ka thënë ajo.

Kusari – Lila ka thënë se eskalimi i situatës nuk ka ndodhur nga vendimet e Qeverisë Kurti por nga grupet kriminale serbe.

Ajo është pyetur për qëndrimet e Presidencës dhe Qeverisë për këtë çështje.
“I keni dëgjuar deklaratat e presidentes, ka qenë shumë e qartë për çështjen e Urës dhe mos përfshirjen e kësaj teme në dialog, ashtu siç në të njëjtin parim është Qeveria. Në aspektin parimor, vlerësues, institucional gjithçka është njëzëri”, ka thënë ajo.

Tutje ka shtuar se për çështje të tjera ka pasur dallime, por që sipas saj, fokusi i dy institucioneve mbetet rritja e mbështetjes ndërkombëtare.

Lila për deklaratat e Hovenier: Kemi dallime, por ka bashkëpunim të vazhdueshëm

Ajo ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili dje ka përsëritur se po përballen me sfida nga ana e Qeverisë, të cilat po ndikojnë “në cilësinë e partneritetit”.

“Ne e dimë se kemi hasur dallime apo qëndrime të ndryshme në raport me disa lëvizje, në veçanti me katër komunat në veri të vendit. Këto kanë pasur të bëjnë me prezencën e kryetarëve në objektet e komunave, debatin e kohës së fundit në raport me urën; ku vendimet janë bazuar tërësisht në parime, në funksionimin e shtetit demokratik dhe shtrirjen e sovranitetit. Ka pasur dallime nga qëndrimet e QUINT-i dhe ambasadorët e shteteve tjera, por që ka pasur bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm”, ka thënë Kusari – Lila.

Ajo e ka realizuar intervistën me RTK-në përmes një lidhje direkte nga Çikago teksa ishte në punimet e Konventës Demokrate dhe komentoi ftesën për pjesëmarrje të kryeministrit Kurti nga Instituti Kombëtar Demokratik.

“Kryeministri ka pasur ftesë nga Instituti Kombëtar Demokratik, njëjtë siç kemi pasur ne përfaqësuesit politik. Gjithashtu ngjarjet në Çikago lidhen me mbarëvajtjen e Konventës, nominimin zyrtar të kandidatëve demokrat për president dhe zëvendëspresident të Amerikës. Në margjina nuk mund të themi se kryeministri është takuar vetëm me disa senatorë dhe kongresmenë, për arsye se janë përfaqësues zyrtar të Dhomave ligjvënëse të Amerikës. Kaq ka pasur hapësirën kohore. Kryeministri mbrëmë është nisur për Kosovë dhe në aspektin e prezantimit politik mendoj se ka qenë tepër e rëndësishme të jetë këtu”, ka thënë ajo për RTK-në.

You Might Also Like

Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet

Qeveria në detyrë miraton kërkesën e MFPT-së për ndarje buxhetore

Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara

Moti në Shqipëri me kushte atmosferike të paqëndrueshme me kthjellime afatshkurtra

Numri i marrëveshjeve për pranimin e fajësisë rritet ndjeshëm

TAGGED: #Mimoza Kusari Lila, #Ura e Ibrit
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Morawiecki: Pjesëtarë të Wagnerit mund të paraqiten si migrantë për të hyrë në BE

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
Stankoviq kërcënoi Beshirin në mes të emisionit: Do më paguani për këtë VIDEO
Pandemia e krimit të organizuar!
Për shkak të “përmbytjes së drogës” në SHBA, Trump vendosi sanksione ndaj Presidentit të Kolumbisë
Dy shërbime të inteligjencës ruse po luftojnë për kontrollin e aseteve të Prigozhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?