By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letonia kërkon përdorimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Letonia kërkon përdorimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
Rajon / Botë

Letonia kërkon përdorimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 6:59 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të G7-ës po gjejnë mënyra për ta ndihmuar Ukrainën me kredi të financuara nga pasuritë e ngrira të Rusisë. Ministria gjermane e Financave e njoftoi këtë iniciativë të martën. Letonia – një vend ku dikur depozitoheshin fondet ruse – tashmë është një mbështetëse e fortë e këtij plani.

Jurmala, pranë kryeqytetit letonez Riga, ishte dikur një ndër pikat kryesore të pushimit për shtetasit sovjetikë me të ardhura të larta, deri në vitin 1991 kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

Në vazhdim, si një vend anëtar i BE-së, Letonia ofroi të ashtuquajturat viza “të arta” dhe leje qëndrimi për ata që hapnin një llogari bankare dhe investonin në pasuri të patundshme.

Vendi u bë një pikë kryesore hyrëse në BE për rusët e pasur, i tha Zërit të Amerikës Sanita Jemberga, nga Qendra Baltike për Gazetarinë Investigative.

“Njerëzit në Bashkimin Sovjetik vinin këtu; ishte si një nostalgji, dritarja drejt Evropës. Dhe në vazhdim kur filluam të shesim pronat dhe bankat. Këtu është një rrugë ku do të takonit çdo oligark rus të mundshëm, që kishte prona këtu”, thotë ajo.

Si gazetare investigative, zonja Jemberga ndjek paratë ruse në Letoni. Ajo thotë se gjatë dy dekadave të fundit, rusët kanë krijuar një vend të sigurt në bregdetin e Jurmalas.

“Le ta quajmë një Rusi e vogël, pa Putinin”, tregon ajo.

Ajo thotë se ligjet e Letonisë në atë kohë lejonin qarkullimin pa pengesa të parave ruse brenda dhe jashtë vendit. Skema vazhdoi edhe pas sulmit të Rusisë në Krime në vitin 2014.

Paulis Iljenkovs, është hetuesi kryesor për çështjet financiare në Letoni.

“Deri në vitin 2018 Letonia konsiderohej vërtet një vend i sigurt për pastrimin e parave”, i thotë ai Zërit të Amerikës.

Por zoti Iljenkovs thotë se gjërat ndryshuan në vitin 2018 pasi një raport i Komisionit Evropian akuzoi Letoninë se nuk po bënte sa duhet për të luftuar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara akuzuan gjithashtu një bankë letoneze për pastrim të institucionalizuar të parave dhe shmangie të sanksioneve.

“Pati një angazhim politik shumë të fortë për të reformuar me shpejtësi sistemin tonë financiar dhe kjo u bë me të vërtetë në një hark kohor shumë të shkurtër. Ka pasur shumë ndryshime në kuadrin legjislativ. Iu dhanë shumë burime autoriteteve kompetente për të luftuar krimin financiar”, tregon ai.

Letonia gjithashtu reformoi sektorin e saj financiar, duke krijuar Njësinë e Zbulimit Financiar, që lufton pastrimin e parave dhe zbaton sanksionet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Kemi publikuar një listë të të gjithë personave, fondet e të cilëve janë ngrirë në Letoni për shkak të sanksioneve dhe jo vetëm individë të caktuar që janë në listën e sanksioneve, por edhe entitete juridike që janë në pronësi ose kontrollohen nga këta individë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Iljenkovs.

Në Letoni janë vendosur sanksione ndaj 157 individëve dhe janë ngrirë fonde me vlerë rreth 110 milionë dollarë, thotë zoti Iljenkovs.

Pasuritë e ngrira përfshijnë shtatëdhjetë e katër prona të patundshme, përfshirë një në Jurmala në pronësi të Mikhail Fridmanit, një manjat ruso-izraelit i lindur në Ukrainë.

“Ky dikur ishte një sanatorium, që u ble nga kompania e Mikhail Fridmanit. Donin ta bënin ndoshta hotel apo godinë apartamentesh, sepse deti është vetëm 200 metra nga këtu”, thotë zonja Jemberga.

Në fillim të kësaj vere, ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike, ndër to edhe Letonia, i kërkuan G7-ës të punojë për t’i përdorur pasuritë e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

TAGGED: #Asetet e ngrira ruse, #Letonia, Ukraina
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si dukej mëngjesi i 2 janarit në Kharkov dhe Kiev: rrënoja, zjarre, lot Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi se “qëllimi i sulmit u arrit”

Kosova Times Kosova Times January 3, 2024
ShBA-ja jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Elon Musk, kritika gjykatësve në Itali për bllokimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri
Pjesëmarrësit e samitit të G20 bien dakord për deklaratën përfundimtare
Ne Kine protestuesit përleshje me policinë në protestat kundër kufizimeve të ashpra për COVID
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?