By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë
Lajme

Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/22 at 5:54 PM
Kosova Times Published August 22, 2024
Share
SHARE

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gurthemeli i demokracisë dhe se vendi duhet të punojë për të siguruar një proces transparent për zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, më një ligj të ndryshuar të zgjedhjeve.

Këto komente u bënë gjatë ceremonisë së dhurimit të një programi për digjitalizimin e disa operacioneve për regjistrimin e votuesve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga misioni i OSBE-së.

“Duke e pajisur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me këtë program bashkëkohor, ne nuk po mbështesim vetëm modernizimin e infrastrukturës zgjedhore por gjithashtu po u ofrojmë votuesve arsyet për t’i besuar procesit demokratik”, tha shefi i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Davenport.

Ai tha se me këtë program kompjuterik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë në gjendje të thjeshtojë menaxhimin e zgjedhjeve, të përmirësojë saktësinë e të dhënave dhe në të njëjtën kohë të sigurojë rezultate në kohë dhe të besueshme.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë thanë se me programin e ri do të lehtësohet ndryshimi i qendrës së votimit, regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta dhe regjistrimi i votuesve që jetojnë jashtë Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Kreshnik Radoniqi, tha se me ligjin e ri për zgjedhjet që është miratuar nga parlamenti i Kosovës, procesi i votimit si brenda por edhe jashtë vendit ka pësuar ndryshime thelbësore dhe zbatimi i tij do të jetë sfidues në zgjedhjet e ardhshme

“Por, shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh. Besoj se përvoja ndër vite e KQZ-së dhe suksesi në të kaluarën, do të jenë një motiv i lartë për të gjithë ne, që me sukses të realizojmë misionin tonë për organizim të zgjedhjeve me standarde të larta ndërkombëtare, duke siguruar shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të parat pas vitit 2007 me ndryshime thelbësore në legjislacionin zgjedhor. Ai numëron disa nga ndryshimet.

“Dyfishimi i votës preferenciale nga pesë në dhjetë kandidatë, shtimi i të paktën dy mundësive të. reja për votim jashtë vendit përkatësisht në misione diplomatike fizikisht dhe në adresat e tyre postare, heqja e votimit me kusht, heqja e heshtjes zgjedhore dhe një sërë ndryshimesh tjera e bëjnë pothuajse të pashmangshme ekzistimin e sfidave dhe problemeve në administrimin e procesit zgjedhor, ndonëse se KQZ-ja do të ketë kohë mese të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë proces“, tha zoti Cakolli.

Ai tha se misionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga Kosova ndryshime kryesisht që lidhen vetëm me mënyrën e administrimit të zgjedhjeve por sipas tij partitë politike kanë përfshirë edhe çështje tjera që janë në interes të tyre.

“Pra çështja e votimit jashtë vendit ka qenë kërkesë e partisë në pushtet lëvizjes Vetëvendosje, rritja e votës preferenciale ka qenë kërkesë e Partisë demokratike të Kosovës, elemente tjera si qendra komunale kanë qenë kërkesë e partive tjera, pra thjeshtë janë bërë kompromise në dëm të integritetit zgjedhor të cilat do të ndikojnë negativisht edhe në mënyrës se si administrohet procesi zgjedhor por edhe në rezultatet që do të sjellin zgjedhjet”, tha zoti Cakolli.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

You Might Also Like

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër, ku do të prehet në banesën e fundit

Dështon seanca ndaj Mujkës e Muzliukajt për mungesë të të akuzuarve

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri

Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

TAGGED: #KDI, #KQZ, #OSBE, #Zgjedhje
Kosova Times August 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Bujqësi

Blegtorëve shqiptarë u shkon puna huq-derdhin qumështin në shenjë pakënaqësie

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
“Më keq se Bakhmuti.” Rusia shkatërroi 80% të ndërtesave në qytetin kufitar të Kharkovit, të cilin nuk arriti ta pushtonte
Masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe për shkak të cilësimit të Kosovës si Republikë
Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj
Shoqëria ‘Agimi’ feston 81-vjetorin me koncert në Shatërvan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?