By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”
December 1, 2025
Partitë zyrtarizuan format e garimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 1, 2025
Afatet e nëntorit dhe prillit do të zbatohen në të gjitha njësitë e UP-së
December 1, 2025
Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës
December 1, 2025
Murati: Po pengohet vota e diasporës
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kaçaniku i Vjetër kundërmon nga ujërat e zeza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kaçaniku i Vjetër kundërmon nga ujërat e zeza
Ballina 1Lajme

Kaçaniku i Vjetër kundërmon nga ujërat e zeza

Kosova Times
Last updated: 2024/08/23 at 9:19 PM
Kosova Times Published August 23, 2024
Share
SHARE

Banorët e Kaçanikut të Vjetër janë në hall nga kundërmimi i ujërave të zeza që derdhen në Nerodime. Në komunën e Kaçanikut thanë se e kanë hartuar projektin për shtrirjen e kolektorit, teksa pritet të investohen 20 milionë euro që i ka siguruar Ministria e Financave përmes BERZh-it.

Ujërat e zeza që derdhen nga rajoni i Ferizajt përgjatë rrjedhës së Nerodimes që kalon edhe nëpër Kaçanik të Vjetër, me vete po sjellin edhe erë të rëndë. Banorët thonë se gjatë verës jeta në këtë pjesë është e pamundur për shkak të kundërmimit.

“Ne jetën e kemi të vështirë gjatë tre muajve të verës pasi që nuk është më lum por është kanalizim i ujërave të zeza. Prandaj jeta e fëmijëve dhe pleqve është e rrezikuar. Kundërmimi është aq i padurueshëm saqë as dritare as dyer nuk mund të hapen”, tha Abdullah Krasniqi, banor i Kaçanikut të Vjetër.

Përfaqësuesi i fshatit thotë se disa banorë të kësaj ane po i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të kësaj gjendjeje.

“Jeta është bërë e vështirë shumë prej lumit Nerodime. Kemi raste që banorët janë duke i braktisur shtëpitë tyre dhe kanë shkuar për të jetuar me qira shkaktar që ky lum është kanalizim. Kemi raste kur bashkatdhetarët tonë që është një numër i madh i kanë ndërprerë pushimet e tyre shkaku i këtij lumi”, tha Adnan Krasniqi, përfaqësuesi i fshatit Kaçanik i Vjetër.

Në komunën e Kaçanikut thanë se kanë hartuar projektin për shtrirjen e kolektorit.

“Për pjesën e komunës së Kaçanikut aty ku i kemi të trajtuara prurjet e fekaleve sekondare dhe të rrjeteve primare të fshatarëve të ndryshme ne kemi të hartuar projektin si kolektor kryesor në distancë 17 kilometra që fillon nga zona kadastrale e komunës së Ferizajt dhe vazhdon deri tek fundi i qytetit. Kjo është pjesa që ne si komunë e kemi kryer e kemi hartuar projektin dhe e kemi dorëzuar në ministrinë e linjës për ta financuar për arsye se i tejkalon mjetet buxhetore të komunës”, tha Ramadush Osmani, Drejtori i Shërbimeve Publike.

Me ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Ferizaj, ku Ministria e Financave nëpërmjet BERZh-it, ka siguruar 20 milionë euro, pritet të parandalohet shkarkimi i ujërave të zeza në lumenj dhe të ndikojë në përmirësimin e kësaj problematike.

You Might Also Like

“Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”

Partitë zyrtarizuan format e garimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Afatet e nëntorit dhe prillit do të zbatohen në të gjitha njësitë e UP-së

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës

Murati: Po pengohet vota e diasporës

TAGGED: #Kaçaniku i Vjetër, #Ujërat e zeza
Kosova Times August 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: Fituesit e Olimpiadës së matematikanëve do të përfaqësojnë Kosovën

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase
Trenat nazistë mbajnë gjallë një minierë qymyri në Bosnje
Risi në Premier League, gjyqtari kryesor me video-kamerë në trup
Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?