By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare

Kosova Times
Last updated: 2024/08/23 at 5:55 PM
Kosova Times Published August 23, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri u zhvilluan aktivitete në kuadër të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Në kalanë e Porto Palermos, Autoriteti i Dosjeve kujtoi vuajtjet e qindra personave që u internuan gjatë regjimit komunist por edhe pushtuesit fashistë. Ndërsa në Malësinë e Madhe, Unioni Mbarëkombëtar i ish të Burgosurve Politikë kujtoi ngjarjen e Koplikut në Gusht të vitit 1948, ku regjimi komunist vrau dhe torturoi banorë të Malësisë.

Në Gjirin e Porto Palermos, një kala e vogël trekëndore në det, që lidhet me një rrip të hollë me tokën ruan brenda vetes histori dhe dhimbje njerëzore.

Në dokumente historike e dëshmi thuhet se kalaja ishte 75 vite më parë një vend vuajtjeje për kundërshtarët politikë të regjimit komunist dhe familjet e tyre, ndërsa më herët në vitin 1942-1943 ishte një vend dënimi për shqiptarët që kundërshtuan pushtimin fashist.

“Më 23 gusht, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, e zgjodhëm këtë kala pasi flet në tre kohë”, thotë për Zërin e Amerikës kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

“Porto Palermo ka histori që lidhen me ditën e viktimave të totalitarizmit në tre kohë: qoftë në kohën e luftës, qoftë në vitet e para të instalimit të sistemit komunist, njëkohësisht edhe në vitet e “Luftës së Ftohtë”, thotë ajo.

“Ky kamp u mbajt vetëm një vit. Në ekspozitën që ne kemi hapur ka një hartë që tregon vendet nga vijnë personat dhe harta përfshin gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për njerëz që janë të moshave të ndryshme deri të mitur, disa prej të cilëve sot janë 80-90 vjec. Ne i kemi mbledhur dëshmitë e tyre. Janë pesë persona të mbijetuar që na kanë besuar, kanë hapur dyert e traumës së tyre historike dhe i kanë treguar ato ngjarje që kanë ndodhur në këtë kamp”, thotë ajo.

Të mbijetuarit Lek Mirakaj, Dine Dine, Bibjan Mirakaj dhe Rudina (Dema) Mane, atëherë fëmijë e kanë rrëfyer jetën në kampin-burg të Porto Palermos, ndërsa Lek Pervizi e ka përshkuar edhe me skica të cilat janë pjesë këto ditë e një ekspozite në Kalabë e Porto Palermos.

Në ceremoninë e thjeshtë brenda mureve të kalasë kryetarja e parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali tha se “ rikujtohen me dhimbje e respekt, 82 burrat, 62 gratë dhe 37 fëmijët, të cilët bashkëjetuan me vdekjen në birucat e kësaj kalaje, për 13 muaj”.

“Shpesh këshillohet se për të ecur përpara nuk duhet kthyer koka pas. Po aq shpesh thuhet dhe e kundërta. Që të kesh siguri dhe garanci për të mos u përsëritur e liga në të ardhmen një sy duhet mbajtur gjithherë nga e shkuara”, thotë ajo.

Zonja Spiropali premtoi më tej mbështetjen e Kuvendit për ish të persekutuarit politikë.

“Kuvendi do të bëjë më të mirën për të plotësuar e përmirësuar legjislacionin për trajtimin, dinjitetin dhe prosperitetin e ish të përndjekurve, njohjen e trashëgimisë së tyre politike, njerëzore e kombëtare, si pjesë e historisë dhe e trashëgimisë kombëtare”, thotë zonja Spiropali.

Edhe në Malësi të Madhe u kujtua sot Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Ish të Burgosurve Politike të Shqipërisë solli në kujtesë ngjarjen e gushti të vitit 1948 në qytetin e Koplikut, ku regjimi i kohës vrau dhe torturoi banorë të Malësisë në përpjekje për nënshtrimin e qëndresës së tyre antikomuniste.

“Po në muajin gusht është kryer masakra e Koplikut ku janë persekutuar dhe torturuar 56 burra dhe 56 gra dhe janë vrarë pesë patriotë që i kanë dhënë kombit shqiptar, mes tyre shkencëtari Dom Aleksandër Sirdani, Dom Pjetër Cuni, luftëtari antifashist i Spanjës Taro Keci, Nik Mark Rexha dhe Sadik Ulaj”, tha kreu i Unionit të të ish të Burgosurve Politike të Shqipërisë Besim Ndregjoni .

Zoti Ndregjoni tha se, ndryshe nga Europa, e cila ka një ditë kujtese, shteti shqiptar ende nuk ka caktuar një ditë të tillë për viktimat e diktaturës, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i komunizmit.

“Mesazhi i kësaj dite është: shteti shqiptar t`i bashkohet Evropës dhe të caktojë “Ditën e Kujtesës”. Parlamenti shqiptar të përcaktojë me ligj dënimin e krimeve të komunizmit si e ka kërkuar Konferenca Ipeshvnore e Shqipërisë, tre komunitetet fetare dhe Unioni Mbarëkombëtar i ish të Përndjekurve Politikë. Pa u dënuar krimet e komunizmit shoqëria shqiptare nuk do të ketë paqe, nuk do ketë drejtësi”, thotë ai.

Sipas Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri mbi 6000 persona u ekzekutuan, gjatë regjimit komunist, me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje).

Pjesës më të madhe të tyre ende nuk u dihet vendvarrimi, ndërsa mijëra të tjerë u burgosën dhe internuan në burgjet politike dhe kampet e punës.

Persekutimi i regjimit komunist, ra edhe mbi gratë e fëmijët ku vetëm në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953 regjistrohen të kenë vuajtur mbi 1163 gra dhe fëmijë.

Po sipas Autoritetit të Dosjeve vetëm nga viti 1940 deri në vitin 1942, u arrestuan dhe vuajtën në kampet e përqendrimit në Shqipëri edhe Itali nga 1369 shqiptarë që kundërshtuan pushtimit fashist.

You Might Also Like

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

TAGGED: #Përkujtohen viktimat, #Regjimet totalitare, #Shqipëri
Kosova Times August 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-kryeministri greq voton kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës: Kërkoi formimin e AKS

Kosova Times Kosova Times March 28, 2024
Ky frut ka 50 herë më shumë vitaminë C se portokalli dhe limonët, dhe sezoni i tij sapo ka filluar
Berat, burg për 3 të dyshuarit që futën në treg 21 ton mandarina me pesticide
Kinema `Jusuf Gërvalla` sjell premierën e filmit `Okarina`
Përurohen renovimet në repartin e hemodializës në Spitalin e Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?