By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët të shqetësuar mbi sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhias
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ekspertët të shqetësuar mbi sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhias
Ballina 2Rajon / Botë

Ekspertët të shqetësuar mbi sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhias

Kosova Times
Last updated: 2024/08/24 at 4:26 PM
Kosova Times Published August 24, 2024
Share
SHARE

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore njoftoi rreth mesit të muajit gusht se përfaqësuesit e saj kishin inspektuar një kullë ftohëse të dëmtuar në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, që kontrollohet nga forcat ruse. Por pyetja që mbetet sipas ekspertëve është se kush e dëmtoi atë?

Një zjarr që shpërtheu në një nga kullat ftohëse të centralit bërthamor të Zaporizhias më 11 gusht nuk ndikoi në situatën e rrezatimit në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthmore (IAEA). Megjithatë, dëmtimi i saj ka nxitur shqetësim të madh mes ekspertëve bërthamorë.

“Zjarret mund të çaktivizojnë pajisjet elektrike. Siguria e centralit bërthamor bazohet tek energjia elektrike për të fuqizuar pompat ftohëse që qarkullojnë vazhdimisht ujin nëpër bërthamat radioaktive”, thotë eksperti Edwin Lyman.

Autoritetet ukrainase thanë se zjarri ka qenë ose një provokim, ose një neglizhencë nga ana e trupave ruse që kontrollojnë centralin.

Rusia, nga ana tjetër, fajësoi forcat ukrainase ndërsa thekson se puna vijon normalisht.

“Ashtu si shumë prej incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën në këtë central, ne mund të mos e marrim vesh kurrë çfarë ka ndodhur. Rusia ka shtuar numrin e forcave aty si dhe të pajisjeve ushtarake dhe padyshim ata vazhdojnë të provokojnë punonjësit e saj”.

Ekspertët thonë se forcat ruse kanë larguar punëtorët ukrainas më me përvojë nga uzina dhe nuk po arrijnë të mirëmbajnë siç duhet objektet e saj, pasi tonelatat e karburantit bërthamor të përdorur kanë nevojë për ftohje të vazhdueshme.

“Aty ka tonelata me lëndë radioaktive që kërkojnë kushte shumë të veçanta dhe në rrethanat aktuale këto kushte nuk ekzistojnë dhe kjo është e rrezikshme”, thotë Mariana Budjeryn, nga Qendra “Belfer”.

Ekspertët thonë se situata në centralin bërthamor është e pashembullt. Centrali sipas tyre po shndërrohet në një bazë ushtarake dhe puna që duhet të kryhet në të, po neglizhohet.

You Might Also Like

“Do të përfundojë si Millosheviçi.” Strelkov parashikoi se Putini do të përballet me gjyqin në Hagë

Lajçak dorëhiqet pas përfshirjes në dosjen Epstein

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

TAGGED: #Centrali bërthamor, #Ekspertët, #Siguria, #Zaporizhia
Kosova Times August 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Spotify largon artistët rusë që e mbështesin luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times June 28, 2024
Delegacioni rus nuk do të ftohet në 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit
Abdixhiku: Rruga A, një lagje e re ku po punohet pa fjalë e pa dramë
Seanca konstituive, të martën Konjufca takon liderët politik
Gërvalla: Përulemi para luftës çlirimtare të heronjve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?