By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshk me patate të skuqura të mrekullueshme
January 17, 2026
Patate me mustardë, mjaltë dhe tahini
January 17, 2026
Horoskopi ditor për 17 janar 2026
January 17, 2026
Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli
January 16, 2026
Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermani, prokurorët thonë se autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermani, prokurorët thonë se autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermani, prokurorët thonë se autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 8:37 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian nën dyshimet për vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste, që lidhet me sulmin me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, gjatë festivalit që shënonte 650 vjetorin e qytetit.

Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në arrest, në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mundësisë së ngritjes së akuzave ndaj tij, pasi prokurorët federalë thanë se ai mbështet ideologjinë radikale të grupit ekstremist Shtetit Islamik dhe se po vepronte mbi bazën e kësaj ideologjie kur goditi në mënyrë të përsëritur viktimat e tij në kokë dhe në pjesët e sipërme të trupit.

Vendimi erdhi pasi i dyshuari u dorëzua, duke thënë se ishte autori i sulmeve, siç njoftoi policia. Ai dyshohet edhe për vrasje në tentativë dhe plagosje të rëndë në trup, thanë prokurorët. Mbiemri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.

I dyshuari u mor të dielën nga komisariati i policisë në Solingen për të dalë pasa gjykatës.

Ai “mbështet ideologjinë e organizatës së huaj terroriste Shteti Islamik” dhe në bazë të “bindjeve të tij radikale islamike” vendosi “të vriste në festival sa më shumë njerëz që të ishte e mundur që i konsideron jobesimtarë”, tha zyra e prokurorit federal përmes një deklarate.

I dyshuari është një shtetas sirian i cili kishte aplikuar për azil në Gjermani, konfirmoi policia për agjencinë e lajmeve Associated Press. Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha pa cituar një burim të posaçëm se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar dhe se ai duhej të ishte dëbuar vitin e kaluar.

Të shtunën, grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Grupi Shteti Islamik tha përmes një publikimi në faqen e tij të lajmeve se sulmuesi kishte në shënjestër të krishterët dhe se autori i kreu sulmet të premten në mbrëmje “për t’u hakmarrë për myslimanët në Gazë dhe kudo”.

Sulmi vjen mes debatit mbi emigracionin në prag të zgjedhjeve të shtatorit në rajonet e Saksonisë dhe Turingisë në Gjermani, ku partitë kundër imigracionit pritet të shënojnë rezultat të mirë. Në qershor, Kancelari Olaf Scholz u zotua se vendi do të fillonte përsëri dëbimin nga vendi të kriminelëve nga Afganistani dhe Siria pas një sulmi me thikë nga një emigrant afgan, që la të vdekur një punonjës policie dhe plagosi katër persona të tjerë.

Sulmi i së premtes shkaktoi tronditje në Solingen. Një qytet me rreth 160,000 banorë pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit, Solingen-i po mbante një festival për të shënuar përvjetorin e tij.

Festivali, i cili duhej të vazhdonte deri të dielën, u anulua. Në vend të festimeve, banorët u mblodhën për të mbajtur zi për të vdekurit dhe të plagosurit, duke vendosur lule dhe shënime pranë skenës së sulmit.

You Might Also Like

Gaza: Çarmatimi i Hamasit një “gjemb” – ultimatumi i ri i Trumpit

Trump: Po diskutojmë për Groenlandën me NATO-n – Unë vetë vendosa të mos e sulmoj Iranin

Ministria e Brendshme po përdor paratë e BE-së për të blerë pajisje nga kompanitë ruse nën sanksionet e BE-së

Në gadishullin rus ranë katër metra borë, më e larta në dekadat e fundit

Gruaja iraniane me cigare dhe foto të Ajatollah-ut bëhet simbol i protestës

TAGGED: #Autori i sulmit vdekjeprurës, #Gjermani, #Ideologjia e Shtetit Islamik, #Prokurorët, #Solingen
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Oficerët e FSB-së qëlluan dhe vranë një shtetas ukrainas në Krime

Kosova Times Kosova Times December 1, 2025
Ismajli: Emërimi me ngulm i tezakes së presidentes për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro grante e subvencione tregon shumë për këtë pushtet
Horoskopi
Adem Mekiq, MVP i javës
Vendi më i lirë për të jetuar, ku bileta e transportit publik kushton 3 cent, mishi në skarë 30 cent dhe qiraja mujore e apartamentit 60 euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?