By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 4:35 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Izraeli dhe armiku i tij libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ngulin këmbë se nuk janë duke kërkuar luftë të përgjithshme, megjithëse po vazhdojnë të bëjnë hapa drejt një konflikti që thonë se duan ta shmangin me çdo kusht.

Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, i është dashur gati një muaj kohë për ta përmbushur zotimin për hakmarrje kundër Izraelit për vrasjen e komandantit të vet më të lartë, Fuad Shukr.

Por, Izraeli e parashikoi sulmin, pasi më 25 gusht kreu, siç e përshkruan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulme parandaluese kundër raketahedhësve të Hezbollahut, duke e kufizuar shkallën e sulmit të grupit të mbështetur nga Irani.

Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, tha se derisa asnjëra palë nuk dëshiron luftë të përgjithshme, secila prej tyre është “shumë e vendosur ta imponojnë vullnetin e vet ndaj njëra-tjetrës”.

Pra, ata po vazhdojnë të rrezikojnë duke e sulmuar njëri-tjetrin, por gabimet dhe llogaritjet e gabuara mund ta shkaktojnë konfliktin që ata duan ta shmangin, paralajmëroi Zimmt.

“Ky i ashtuquajtur konflikt i kufizuar por i vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut, është vështirë i menaxhueshëm”, theksoi ai.

IDF-ja thotë se rreth 100 avionë luftarakë morën pjesë në sulmet parandaluese, ndërsa Hezbaollhut pretendon se i ka lëshuar mbi 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit.

Nëse këto shifra janë të mirëfillta, atëherë ky është shkëmbimi ma i madh i zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut prej luftës së vitit 2006, e cila mbaroi pa ndonjë fitues.

Sikur të mos ishte operacioni parandalues i Izraelit, shkalla e sulmit të Hezbollahut do të kishte qenë shkatërruese, nënvizoi Zimmt. Do ta kishte nxitur një përgjigje të “ashpër” nga Izraeli, shtoi ai.

Me gjithë shkëmbimin e madh të zjarrit, sulmet nuk duket të kenë ndikuar në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve izraelitë nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Zimmt theksoi se, derisa ai “nuk është optimist” për arritjen e një armëpushimi, arritja e marrëveshjes do të ndihmonte në shtensionimin e situatës, edhe pse, shtoi ai, edhe kjo është vetëm spekulim.

Hezbollahu ia mësyn i vetëm?

Lindja e Mesme është në teh tash e disa javë, duke pritur sulm ndaj Izraelit jo vetëm nga Hezbollahu, por edhe nga Irani.

Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit për një shpërthim në Teheran që e vrau liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Izraeli nuk e ka pranuar e as mohuar vrasjen e tij.

Haniyehu u vra pak orë pasi një sulm izraelit në Bejrut e la të vdekur Shukrin, njeriun që shihej si figura e dytë më e fuqishme e Hezbollahut.

Shumë njerëz vlerësuan se Irani do ta sulmonte Izraelin në bashkëpunim me Hezbollahun.

Por, grupi libanez, i cili është më shumë partner sesa përfaqësues i Iranit, duket se është ngopur duke e pritur dhe vendosi ta kryejë sulmin i vetëm.

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se Hezbollahu nuk i priti iranianët”, tha Zimmt, duke argumentuar se njëra prej arsyeve pse Hezbollahu priti kaq gjatë për t’u hakmarrë ishte se shpresonte se do ta sulmonte Izraelin përkrah Iranit.

Megjithatë, grupi libanez me gjasë erdhi në përfundim se Irani nuk do të kryej sulm të drejtpërdrejtë, së paku jo tani.

“Kjo mund të ketë pak ndikim – mbase jo menjëherë – në lidhjet e Hezbollahut me Iranin”, përfundoi Zimmt. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

TAGGED: #Hezbollahu, #Izraeli, #Konflikt
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dardanët e rinj mposhtin edhe Irakun

Kosova Times Kosova Times May 7, 2024
SHBA lejon Raiffeisenbank të mbajë veprimtarine në Rusi
Shqipëri-Spanjë i besohet gjyqtarit suedez
Moti i nxehtë shtyn hapjen e qendrës për emigrantë në Gjadër
Një grup mjekësh në Turqi akuzohen për vdekjen e të paktën 21 foshnjave dhe krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?