By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dronët ukrainas sulmojnë uzinën ushtarake të mikroelektronikës në rajonin Oryol
May 21, 2025
Putin dhe vullnetarët me çaj dhe ëmbëlsira: presidenti rus vizitoi rajonin Kursk në kufirin me Ukrainën
May 21, 2025
Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade
May 21, 2025
VIDEO: Figura kryesore në Mexico City të vrarë në mes të ditës në rrugë. Vrasësi i kapur në kamera
May 21, 2025
Republikanja publikoi videon. “Ish-i fejuari im më filmoi lakuriq pa pëlqimin tim”
May 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
Ballina 2Shëndetësi

Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

Kosova Times
Last updated: 2024/08/25 at 6:53 PM
Kosova Times Published August 25, 2024
Share
SHARE

Disa lloje diagnozash, si p.sh. për autizmin, mund të pikasen më herët duke studiuar se si lëvizin bebet, thonë shkencëtarët në Universitetin e Sussexit në Britani. Ata po eksperimentojnë me teknologjinë që gjurmon lëvizjen dhe me inteligjencën artificiale për të analizuar lëvizjet e bebeve. Kjo teknologji u paraqit rishtazi gjatë një panairi të shkencave në Britani.

Shkencëtarët po përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të një bebeje. Eksperimenti i tyre synon të demonstrojë se sa komplekse janë lëvizjet e bebeve.

Kamera gjurmon dhe regjistron përpjekjet e tyre, ndërsa përpiqen të imitojnë lëvizjet e shpejta të duarve dhe këmbëve që u tregohen në një ekran.

Kjo teknologji përdor pamje kompjuterike dhe inteligjencën artificiale për të krahasuar lëvizjet e bebeve, me aftësitë e tyre sociale dhe në komunikim gjatë 18 viteve të para të jetës së tyre. Studimi synon të analizojë lëvizjet e bebeve nëpërmjet pamjeve filmike dhe sensorëve të lëvizjes.

“Objektivi i eksperimentit është të kuptojmë se si lëvizin bebet, të studiojmë lëvizjet e tyre kur janë shumë të vegjël dhe të shohim nëse kjo mund të sinjalizojë për autizëm p.sh në të ardhmen. Teknologjia kompjuterike mëson nga pamjet dhe filmimet, përcakton pozicionet e gjymtyrëve në kohë të ndryshme dhe shqyrton mënyrën se si lëvizin”, shpjegon Ivor Simpson, profesor në Universitetin e Sussexit.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se cilat prej lëvizjeve të bebeve mund të shërbejnë si paralajmërim për një diagnozë të hershme. Ata synojnë me analizën e tyre të hedhin dritë mbi mesazhin që mund të merret nga lëvizjet e shumëllojshme të bebeve. Kjo përfshin lëvizjet e gjymtyrëve, si dhe dallimet mes tyre në distanca, shpejtësi dhe drejtim.

Ekspertët thonë se lëvizjet në faza kaq të hershme nuk janë të vullnetshme, por një refleks. Duke bërë lëvizje të ndryshme, bebet testojnë dhe forcojnë muskujt, të cilët u mundësojnë të fillojnë të hulumtojnë botën sociale dhe fizike që i rrethon.

Shkencëtarët mendojnë se monitorimi i bebeve në një fazë kaq jetike të zhvillimit të tyre, mund të përcaktojë se si do të jetë në vazhdim jeta e tyre.

“Teknologjia nëpërmjet të cilës mëson kompjuteri bazohet tek një vlerësimi i pozave që marrin njerëzve. Kemi shqyrtuar deri më tani modele të përgatitura nga të dhënat e të rriturve, të cilat sigurisht kanë veçori të ndryshme nga të bebeve. Duhet bashkëpunim mes studiuesve nga shkencat e ndryshme. Pra, unë jam shkencëtar kompjuterik, por bashkëpunoj me kolegët e psikologjisë, si Gilly Forrester, e cila drejton projektin”, thotë zoti Simpson.

Shkencëtarët regjistrojnë bebet që mund të jenë kandidatë për të marrë pjesë në eksperiment, ku mund të kontribuojnë edhe prindërit e tyre nga shtëpia. Objektivi është të studiohen rreth njëqind bebe, lëvizjet e të cilëve do të mblidhen çdo javë. Studiuesit mendojnë se kështu do të kenë të dhëna të mjaftueshme për t’i analizuar.

“Një studim i tillë do të na mundësojë të përcaktojmë më herët së cilët fëmijë rrezikohen të kenë autizëm. Është ndoshta shpresa jonë më e mirë që të mendojmë për terapi të hershme nëpërmjet lëvizjeve, duke mos pritur që të ndërhyjmë pasi këta fëmijë të kenë paraqitur mangësi sociale dhe në komunikim”, profesoresha e psikologjisë Gilly Forrester.

Pasi të jenë mbledhur të dhënat për lëvizjet e bebeve, shpresohet që të krijohet një botëkuptim më i mirë se cilat janë shenjat e hershme të çrregullimeve të tilla.

“Përdorim teknologjinë kompjuterike dhe inteligjencën artificiale për të identifikuar modele që nuk i kapin sytë tanë. Duke gjykuar nga aspekte si varieteti dhe kompleksiteti i lëvizjeve të bebeve, mund t’i njoftojmë prindërit më herët për bebet që mendojmë se rrezikohen, në mënyrë që të marrin trajtim në vitet e hershëm të jetës së tyre”, thotë profesoresha Forrester.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi do të ndihmojë edhe për t’i identifikuar këto terapi të hershme.

You Might Also Like

Rubio: Luftë civile me përmasa epike mund të fillojë në Siri brenda disa javësh

BE-ja e miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Është një shpëtim për zemrën, qetëson aritminë dhe nervozizmin, nuk ka asgjë që nuk ndihmon

Largoni të gjitha toksinat nga trupi brenda një ore: Ky frut pastron plotësisht zorrët

TAGGED: #Autizmi, #Lëvizjet te bebet, #Universiteti i Sussexit Britani
Kosova Times August 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Japonezja Hayata e fiton medaljen e bronztë në ping-pong

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale
Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, ndaloni së ngrëni dy lloje mishi, paralajmëron një kardiolog
Një alarm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën. Mbrojtja ajrore funksionoi mbi Kiev
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?