By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarësimi në BE, Shqipëria synon të jetë gati në vitin 2030
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Anëtarësimi në BE, Shqipëria synon të jetë gati në vitin 2030
Lajme

Anëtarësimi në BE, Shqipëria synon të jetë gati në vitin 2030

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 6:27 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, çështja e integrimit europian zuri sot një vend të rëndësishëm në Konferencën e ambasadorëve të Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht dinamikave brenda Bashkimit europian, vendi duhet të punojë që të jetë gati për anëtarësimin e tij në vitin 2030. Nga ana e tij ministri i Jashtëm Igli Hasani u shpreh se synimi më i afërt është nisja sa më parë e bisedimeve me Brukselin për grup-kapitujt e parë.Shqipëria synon të përfitojë nga momenti i favorshëm i frymës së re pro zgjerimit të Bashkimit europian, e nxitur nga agresioni rus në Ukrainë. Plani i ri i rritjes ekonomike, i cili ka si objektiv të mbështesë avancimin e vendeve të rajonit, duke i ofruar atyre përveç përfitimeve financiare dhe qasje në instrumenta të cilat deri më tani ishin të mundshme vetëm pas procesit të anëtarësimit, shihet gjithashtu si një mundësi jo e vogël për të bërë përpara, ndërsa paralelisht duhet të ecet me procesin e bisedimeve.

Në fjalën e tij në hapje të konferencës së ambasadorëve të Shqipërisë, kryeministri Rama u shpreh se vendi duhet të jetë gati për anëtarësim, në vitin 2030: “Kjo është ana jonë, kjo është detyra jonë. Dimë shumë mirë që ulja në atë tryezë sa ç‘është një proces i përmbushjes së të gjitha kritereve dhe i përmbylljes së të gjitha detyrave, është dhe një proces vendimmarrjeje politike, por çka na takon ne, qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin teknik është 100% e qartë, ne duhet të jemi gati”.

Janë bërë tanimë dy vite që kur në Bruksel u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për antarësim. Por ndërsa vendi përmbyllte procesin e vlerësimit të legjislacionit nga ana e Komisionit Europian, arrestimi në maj të vitit të kaluar i Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasoi me qëndrimin bllokues të Greqisë për procesin e bisedimeve. Zoti Rama nuk e preku fare këtë moment, dhe as ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili megjithatë zgjodhi të përdorte një shprehje të vjetër me një referencë greke për të shprehur mosaprovimin për vonesat e procesit: “Ne jemi gati! Madje kemi qenë gati! Edhe Komisioni Evropian ka qenë gati, por ndërkohë na nevojitet dakordësia e të gjithëve; shpresoj dhe besoj se është vetëm çështje kohe. Ma merr mendja se koha e pritjes së kalendave greke i përket sot e gjithë ditën të shkuarës”.Ministri Hasani u duk megjithatë optimist për ecurinë e bisedimeve ndërsa deklaroi se “në planin praktik, synimi ynë imediat për vitin 2024 është, të hapim sa më parë bisedimet për grupimin e parë të kapitujve, të ashtuquajturin themelorët, gjatë Konferencës së dytë Ndërqeveritare. Po ashtu, para fundit të vitit edhe një grupkapitujsh tjetër, duke krijuar kështu një kantier pune ambicioz, jo thjesht e vetëm pretencioz, por përmbi gjithçka tjetër realist dhe të realizueshëm. Është humbur shumë kohë, ndaj nuk duam të humbasim më as edhe një minutë”.

Diplomacia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin një tjetër çështje e trajtuar gjatë konferencës së ambasadorëve. Kryeministri Rama u shpreh se përpjekjet dhe energjitë duhet të përqëndrohen “për ta bërë rajonin sa më bashkëpunues, më paqësor dhe më të ndjeshëm ndaj të ardhmes dhe më pak të ndjeshëm ndaj të shkuarës”./VOA

You Might Also Like

Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës

Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi

Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Leverkusen fiton me përmbysje

Kosova Times Kosova Times March 30, 2024
Sibel Halimi emërohet drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Prishtinë
Horor ne Serbi: Djali ka rrahur nënën e tij derisa nuk eshte njohur, duke përdorur një çekiç
Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatimin e marrëveshjes
Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?