By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë
Ballina 1Lajme

Nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 8:51 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Janë bërë 9 vjet kur në Bruksel ishin nënshkruar marrëveshjet me Serbinë, si ajo për Asociacionin, Telekomin dhe lëvizjen e lirë, pra për hapjen e urës mbi Ibër. Analistët kosovarë vlerësojnë se hapja e urës duhet të bëhet por që ky akt të bëhet në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.

Të dielën janë bërë fiks 9 vjet prej kur është nënshkruar marrëveshja për energjinë, Telekomin, themelimin e asociacionit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në urën mbi lumin Ibër.

Kur kanë kaluar 9 vjet prej se është hedhur firma mbi letër, kjo urë vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Ndër vite, mbi këtë urë ishin vendosur pengesa nga më të ndryshmet.

9 vjet pas, mbi këtë urë janë rikthyer punimet. Kësaj radhe jo për të larguar pengesa, por për të bërë matje rreth qëndrueshmërisë së urës.

Raporti fillestar që u publikua dy javë më parë vlerësoi se ura mbi Ibër është e qëndrueshme, ndërkohë që ende nuk ka një datë kur kjo urë mund të hapet për qarkullim të automjeteve.

Njohës të proceseve politike vlerësojnë se hapja e urës, nuk duhet te bëhet pa koordinim me ndërkombëtaret, sepse pasojat mund te jenë të mëdha.

“Edhe pse ka pasur dakordime të mëhershme për hapjen e urës, jemi në vitin 2024 dhe ura akoma është e mbyllur për mjete motorike. Megjithatë mendoj se ka pasur një avancim që nga ajo kohë kur ishte e mbyllur tërësisht dhe nuk kishte mundësi me qarkullua as qytetarët. Mendoj se nuk duhet të ngutemi, pa dakordim me faktorin ndërkombëtar ta hapim urën, sepse jemi shumë afër dhe me një koordinim me komponentë të sigurisë, EULEX dhe KFOR, dhe me përkrahjen e SHBA-së, ura mund të hapet shumë shpejt”, tha  Fidan Ukaj, analist.

“Hapja e urës si çështje duhet të mendohet mirë se çfarë konsekuencash mund të ketë, qoftë në aspektin e raporteve ndërkombëtare, por edhe në mënyrën se si kjo shihet të bashkësia ndërkombëtare. Kosova në kuadër të forcimit të funksionimit të subjektivitetit të vet, duhet të ndërmarrë çdo veprim që është ligjor dhe institucional, dhe edhe kjo që po deklarojmë, është konfrom një marrëveshje të arritur paraprakisht me palën ndërmjetësuese”, thotë Dorajet Imeri, analist.

Për mundësinë e hapjes së urës kryeministri Kurti ditë më parë tha se nuk do t’i befasojnë aleatët ndërkombëtarë, megjithatë Kurti tha se kjo çështje nuk mund të zvarritet deri në pafundësi.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë

Kosova Times Kosova Times November 8, 2025
Në ShBA dënohet babai i sulmuesit
Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion
AUV konfirmon se majonezi shkaktoi helmimin e nxënësve në Mitrovicë
Stufa për Ukrainën nga rrotat e veturave të lituanezëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?