By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis shitja e librave shkollorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nis shitja e librave shkollorë
Ballina 1Lajme

Nis shitja e librave shkollorë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 9:41 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Prindërit tashmë ua kanë mësyrë librarive për t`i blerë librat për fëmijët, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Disa nga ta u ankuan që ende nuk u kanë dalë mjetet në llogari, e disa për mungesë të ndonjë titulli të librit.

Edhe një javë na ndan prej kur edhe zyrtarisht pritet të fillojë procesi i rregullt mësimor nga cikli parauniversitar. Librashitësit thonë së tashmë janë furnizuar me të gjitha tekstet shkollore.

Bejnaze Zeka, qytetare nga Prishtina, ndonëse kishte aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve mësimore thotë se ende nuk i ka pranuar këto mjete nga Ministria e Arsimit. Ajo thotë se përveç njërit tekst, të tjerët ka arritur t’ia sigurojë djalit të saj i cili fillon në klasën e pestë.

“Ende nuk na kanë subvencionuar, kemi aplikuar në rregull është krejt po presim por ne dolëm edhe u morëm pak më herët se me qenë të përgatitur” , tha Bejnaze Zeka, qytetare.

“Po krejt, vetëm gjuhën angleze këtu nuk janë duhet me shiku diku tjetër se krejt komplet janë edhe me çmim si e kanë paparaparë këta të ministrisë, mirë është në rregull është nuk po shoh vërejtje diçka” , shtoi ajo.

Për mungesën e njërit tekst foli edhe një prind tjetër.

“Paratë na kanë dal, librat i kemi marrë të gjitha përveç gjuhës angleze të klasës së gjashtë dhe të klasës së  parë që mungojnë” , tha Xhemajl Janova, qytetar.

Ndërkaq, përfaqësues të shtëpive botuese thonë se tashmë janë të furnizuar me të gjitha tekste shkollore, përderisa shtojnë se ditëve në vijim presin shtim të të interesuarve për blerjen e tyre.

“Është dita e katërt që kemi filluar me shitjen e librave shkollor. Jemi të furnizuar me të gjitha librat nga botues të ndryshëm, varësisht si është bërë përzgjedhja e librave nëpër shkolla. Interesim ka pasur, sot jemi ditë e hënë e po besoj se ndoshta në orët e pasdites do të shtohet interesimi më shumë, por edhe në vikend edhe ditën e premte kur e kemi hap ka pas interesim, jo ndoshta interesim shumë të madh por ka tërë kohën prind që vijnë me fëmijët edhe i blejnë librat”,  Klarita Demiri Hasimja, përgjegjëse e pikës së shitjes në “Dukagjini Center”.

“Ne jemi të furnizuar mjaftueshëm, po ka lëvizje mjaft mirë por ditëve në vazhdim po presim edhe më mirë. Interesimi i qytetarëve është mjaft i lartë për arsyeje se po iu duhen librat, ndërsa presim më pas interesim edhe më të lartë në vijim” , thotë Emira Bunjaku nga shtëpia botuese “Albas”.

RTK ka kërkuar detaje nga Ministria e Arsimit lidhur me numrin se sa kanë aplikuar deri më tani në platformën eKosova dhe sa janë rimbursuar deri të hënën, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. Por, në njoftimin e 20 gushtit të kësaj ministrie, thuhet se në Platformën e-Kosova deri më këtë datë kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër, përderisa janë ekzekutuar mbi 82 mijë pagesa dhe se po vazhdohet edhe me transfere të tjera.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

Shtëpia e Bardhë ndan foton e Trumpit, në fokus edhe Osmani

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

TAGGED: #Shitja, #Tekste shkollore
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bastiset shtëpia e e ish këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Berhramaj

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Vendet e BRICS refuzuan të luftojnë me Putinin kundër Perëndimit dhe dollarit
Bloomberg: Kremlini mund të shpallë një mobilizim të ri para fundit të vitit
Diplomatja serbe e përfshirë në aferën e naftës emërohet emabasadore në Spanje!
Osmani: Tri ditë Epope e UÇK-së – krenari deri në përjetësi!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?