By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Polonia raporton për shkelje të hapësirës së saj ajrore pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 4:32 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Polonisë tha më 26 gusht se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur, me gjasë nga një dron, pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të kryera nga Rusia ndaj Ukrainës.

Më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë u lëshuan nga Rusia kundër Ukrainës, përfshirë në rajonet perëndimore ukrainase, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shënjestruar sistemin e energjisë.

Gjatë sulmeve, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një objekt që hyri nga Ukraina, tha gjenerali i ushtrisë polake.

“Ndoshta po përballemi me hyrjen e një objekti në territorin polak. Ky objekt është konfirmuar nga të paktën tri stacione për gjurmim përmes radiovalëve”, tha gjenerali i ushtrisë polake, Maciej Klisz.

“Është e qartë se karakteristikat e këtij objekti nënkuptojnë se nuk është raketë, as hipersonike, as balistike e as raketë lundruese”, shtoi Klisz.

Ushtria polake tha se po kryen kërkime për atë që “me gjasë është dron” rreth 30 kilometra larg nga kufiri ukrainas, brenda territorit të Polonisë.

“Ka pasur gatishmëri të lartë për neutralizimin e këtij objekti”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Jacek Goryszewski.

Më herët gjatë së hënës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje shteteve evropiane që ta ndihmojnë shtetin e tij për të rrëzuar dronët dhe raketat mbi Ukrainë.

Në mars, Polonia kishte raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një raketë lundruese ruse dhe kishte kërkuar shpjegim nga Moska për këtë rast.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 29 dhjetor 2023, kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake për disa minuta, para se të kthehej në Ukrainë.

Në nëntor të vitit 2022, dy persona u vranë kur një raketë kundërajrore ukrainase ra në një fshat polak, afër kufirit me Ukrainën.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Hapësira ajrore, #Polonia
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me sigurimin e aeroplanëve F-16

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Miqtë e Putinit pronarë të rinj të Krimesë
`National Geographic`: Vjosa, zemra e egër blu e Shqipërisë
Biblioteka ‘Kongresi i Manastirit’ në Klinë e pasur me 33 mijë ekzemplarë
Ulet në dritaren e automjetit, i shqiptohet gjoba prej 150 eurosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?