By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qarku në Pensilvani që voton gjithmonë për fituesin në zgjedhjet presidenciale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qarku në Pensilvani që voton gjithmonë për fituesin në zgjedhjet presidenciale në ShBA
Rajon / Botë

Qarku në Pensilvani që voton gjithmonë për fituesin në zgjedhjet presidenciale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/08/26 at 8:03 PM
Kosova Times Published August 26, 2024
Share
SHARE

Që nga viti 1920, banorët e qarkut Northampton në shtetin fushëbetejë të Pensilvanisë kanë votuar pothuajse gjithmonë në favor të fituesit e të gjitha zgjedhjeve presidenciale amerikane, me përjashtim të tre rasteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, i hedh një vështrim fushatave politike dhe ndikimit që demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë në këtë qark.

Qarku Northampton i Pensilvanisë e ka gjetur shpesh veten në zemrën e revolucioneve industriale amerikane dhe zhvillimeve politike. Qyteti Easton ishte mes tre vendeve ku u lexua për herë të parë në publik Deklarata e Pavarësisë.

Betlehemi, dikur sinonim i fuqisë industriale, tani është një destinacion turistik, me ngjarje të tilla si “Musikfest”, që tërhoqi më shumë se 1 milion pjesëmarrës këtë vit.

Një atmosferë shumë më optimiste sot për qytetin dhe votuesit e tij sesa para dy dekadash kur vuanin pasojat e shitjes së gjigandit industrial të çelikut “Bethlehem Steel”.

“Kina është prodhuese kryesore e çelikut tani dhe banorët këtu duan të dinë se çfarë do të bëjnë kandidatët për t’i rikthyer ato vende pune ose për ta rindërtuar Amerikën”, thotë strategjisti republikan Samuel Chen.

Që nga viti 1920, qarku Northampton ka votuar pothuajse gjithmonë në favor të kandidatit që ka fituar zgjedhjet presidenciale, me përjashtim të tre rasteve.

Zëri i Amerikës bisedoi me profesorin e shkencave politike Christopher Borick me Kolegjin Muhlenberg në Allentown të Pensilvanisë.

“Magjia që e bën qarkun që të parashikojë se çfarë ndodh në nivel shtetëror dhe kombëtar është përbërja e popullsisë”.

Bëhet fjalë për fermerë, banorë periferish dhe të rinj që lëvizin nga Nju Jorku dhe Filadelfia si edhe një popullsi hispanike në rritje.

“Republikanët dhe demokratët, janë pothuajse në shifra të barabarta. Demokratët kanë më avantazh, flasim për një përqindje të vogël njerëzish që mund të ndryshojnë mendjen në momentin e zgjedhjeve dhe kjo ndodh gjithmonë”, thotë strategjisti republikan Samuel Chen.

Kjo është arsyeja pse njihet si qarku i ndryshimeve, ku ende ka një përqindje të konsiderueshme banorësh që votojnë për çështjet e rëndësishme dhe jo për individin.

“Detyra e presidentit është të bëjë punën. Ne i japim përparësi atij që e bën punën më mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Rachel Lowell, një nënë e re në qarkun Northampton, e shqetësuar për të drejtat e grave dhe politikat mjedisore.

Mick O’Hearn thotë se shumica e qarkut i mbështet demokratët në zgjedhjet e dyta presidenciale radhazi.

“Nga biseda me njerëzit, që e di se votuan për Trump-in në zgjedhjet e fundit, ata nuk do ta votojnë atë këtë radhë sepse thonë se janë disi të lodhur nga kjo”.

Kandidatja demokrate, Kamala Harris, nuk do të marrë votën e zotit Wayne Jones, sepse siç thotë ai, ish-Presidenti Donald Trump është më i rreptë në frenimin e emigracionit të paligjshëm.

“Nëse do të zgjidhja tani, patjetër do votoja Trump-in. Ata i lanë të gjithë këta njerëz të kalojnë kufirin”.

Votuesit e vlerësojnë seriozisht rolin e tyre në zgjedhjen e presidentëve, por ky bekim ka edhe anët negative, thotë profesori Christopher Borick.

“Jetoj në qarkun Northampton dhe jemi të bombarduar me mesazhe dhe reklama televizive. Është mirë të jesh i kërkuar, por vëmendja e tepërt mund të jetë e lodhshme”.

Qarku do të jetë në objektivin e fushatave politike të demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump deri në ditën e zgjedhjeve më 5 nëntor.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

TAGGED: #Pensilvani, #ShBA
Kosova Times August 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rajoni sirian i Tartus u sulmua rëndë dhe një tërmet u regjistrua në atë zonë në të njëjtën kohë

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Rusët kërcënojnë sërish me raketën Oresnik: “Do të sigurohemi që të kapërcehen nga dridhja dhe tronditja”
Axhenda ndërkombëtare
Sipas DKA-së, rreth 400 mësimdhënës me probleme shëndetësore
Osmani: Njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?