By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 janar
January 6, 2026
Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut
January 5, 2026
Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
January 5, 2026
Pritje të zgjatura në disa pika kufitare
January 5, 2026
Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ana e errët e Telegramit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ana e errët e Telegramit
Ballina 2Rajon / Botë

Ana e errët e Telegramit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/27 at 7:52 AM
Kosova Times Published August 27, 2024
Share
SHARE

Kur shpërthyen protestat në Bjellorusi më 2020, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale, aktivistët iu drejtuan Telegramit për të koordinuar veprimet, duke shmangur mbikëqyrjen e autoriteteve në shoqërinë represive të Alayksandr Lukashenkas dhe duke vënë në pah të mirat që mund të ofronte ky aplikacion i mesazheve.

Por, të tjerët, që kanë më pak kauza të vlefshme po ashtu përdorin Telegramin, të tërhequr nga veçoritë e tij të enkriptimit dhe mungesës së moderimit të përmbajtjes, nga kontrabandistët e drogës dhe pedofilët e deri tek ushtria ruse që po lufton në Ukrainë dhe propaganduesit e saj që përhapin dezinformata në rrjetet sociale.

Telegrami është vënë në qendër të vëmendjes pasi në Paris më 24 gusht u arrestua Pavel Durov, bashkëthemeluesi i kësaj platforme. Sipas raportimeve të mediave franceze, arrestimi i tij u krye në bazë të kërkesë të një njësie speciale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Francës, njësi që merret me hetimin e krimeve kundër të miturve.

Ndaj Durovit ende nuk është ngritur një aktakuzë.

Përmes një deklarate, Telegrami tha se Durovi, miliarderi 39-vjeçar që ka edhe pasaportë franceze, nuk ka asgjë për të fshehur. Në deklaratë u shtua se ishte absurde që pronari i Telegramit të mbahet përgjegjës për shkeljet në platformën e mesazheve.

Çfarë është Telegrami?

Telegrami u themelua nga Durovi dhe vëllezërit e tij më 2013 në nisje të shtypjes nga Qeveria ruse pas protestave masive pro demokracisë që tronditën Moskën në fund të vitit 2011 dhe më 2012.

Një prej avantazheve që ka Telegrami është enkriptimi i komunikimit dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe, numri i telefonave të përdoruesve nuk është i dukshëm.

Ka më shumë se 900 milionë përdorues, shumica në Rusi, Ukrainë dhe në ish-republika të tjera sovjetike. Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë, pas WhatsAppit dhe Messengerit.

Krahasuar me platformat e tjera të mesazheve, Telegrami “është më pak i sigurt dhe më i dobët sa i përket politikave dhe zbulimit të përmbajtjes së paligjshme”, tha për AP-në, David Thiel, hulumtues në Universitetin e Stanfordit.

Mjeti i të shtypurve

Gjatë protestave në Bjellorusi më 2020, Telegrami ishte kyç për organizim dhe ndarje të informacionit. Kanali në Telegram, NEXTA, që kishte publikuar informacione në kohë reale nga protestat në Minsk dhe qytete të tjera, përjetoi një rritje të ndjekësve, duke arritur në shifrën prej 2 milionë ndjekësish në tre ditët pas zgjedhjeve të kontestuara të 9 gushtit. Themeluesi i kanalit, Stepan Putilo, 22 vjeç, madje u shpall terrorist nga Qeveria bjelloruse.

Në Iran, Telegrami besohet se ka 40 milionë përdorues dhe më 2018 ai ishte burimi kryesor i informimit teksa protestat antiqeveritare u përhapën në mbarë vendin. Shumë iranianë përdorin grupet private në Telegram për të mbajtur kontakte me familjen dhe miqtë. Ata po ashtu abonohen në kanale publike për të marrë lajme që nuk janë të qasshme në mediat shtetërore. Gjatë trazirave të vitit 2018, autoritetet iraniane më pas tentuan ta bllokonin Telegramin.

Aktivitetet e paligjshme

Veçoria e Telegramit, sa i përket enkriptimit, ka tërhequr ata që këmbejnë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve dhe numra të kartave të vjedhura bankare. Një hulumtim i kryer nga BBC më 2019, gjeti se aplikacionet e mesazheve, përfshirë Telegramin dhe Discordin, ishin bërë mjaft popullore pas operacioneve të suksesshme policore kundër tregjeve kriminale që operojnë në atë që njihet si “dark web” – një rrjet në internet ku mund të hyhet vetëm duke përdorur mjete të posaçme.

Hulumtimi i BBC-së gjeti të dhëna që thoshin se pedofilët po përdornin si Telegramin, ashtu edhe Discordin, për t’iu dhënë njerëzve qasje në materiale abuzive.

Mjet për propagandë

Pavarësisht se nuk është i vetmi rrjet social, Telegrami është dëshmuar se është një mjet i fuqishëm për përhapjen e dezinformatave.

Telegrami është platforma më e madhe për dezinformim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas një raporti të gazetarisë hulumtuese të publikuar më 2023, ku po ashtu thuhej se kanalet në gjuhën gjermane luajnë “një rol të rëndësishëm si një qendër e mendimeve ekstreme që ndikon në pjesën tjetër të Evropës Qendrore dhe Lindore”.

Më 2022, Gjermania shqiptoi gjoba prej 5.125 milionë eurosh kundër operatorëve të Telegramit për dështim që të respektojnë ligjet gjermane.

Që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Telegrami gjithnjë e më shumë është përdorur nga Kremlini.

Gjatë muajve të parë të pushtimit, Kremlini shtypi platformat perëndimore të mediave sociale, ndërkaq “vazhdoi të tolerojë Telegramin dhe e përdori për qëllimet e tij”, u tha në një raport të publikuar në qershor nga Laboratori i Kërkimeve i Forenzikës Digjitale (DFRLab), një njësi për analizimin e dezinformatave e Këshillit të Atlantikut, institut me bazë në Uashington.

“Kanalet kryesore patën rritje të madhe të ndjekësve pas pushtimit të shkurtit të vitit 2022, por disa nga kanalet pro luftës më me ndikim, sikurse Karaulny, Z SIL0VIKI dhe WarGonzo”, u tha në raport, megjithatë, numri i ndjekësve nisi të binte në fillim të vitit 2024.

DFRLab po ashtu gjeti se kompanitë private ushtarake ruse përdorën Telegramin, kryesisht për të mbledhur fonde, rekrutim dhe për përhapjen e informacioneve. Po ashtu u tha se grupi i mercenarëve, Wagner, kishte të paktën 30 kanale të ndara që ishin të dedikuara për zyrat rajonale të rekrutimit. Këto, megjithatë, ato u zhdukën pasi rregullatori rus i telekomunikimit, Roskomnadzor, goditi kanalet e Wagnerit gjatë rebelimit të Wagnerit në qershor të vitit 2023 kundër udhëheqjes së lartë ushtarake të Rusisë.

Thirrjet për fshirjen e përmbajtjes në Telegram

Duke pasur parasysh rolin e tij kyç si mjet komunikimi dhe propagande, blogerët rusë, zyrtarët dhe të tjerët po shikojnë me kujdes se si po zhvillohet rasti ndaj Durovit në Francë.

Baza, një kanal në Telegram i lidhur me aparatin e sigurisë së Rusisë, tha më 25 gusht se stafi i Ministrisë së Mbrojtjes, një biznesmen i njohur dhe zyrtarë të disa agjencive të sigurisë po ashtu ishin urdhëruar që të fshinin mesazhet, që lidheshin me punën e tyre, nga ky aplikacion.

“Nga blogerët Z, propaganda Z, këto ngjarje vërtetë janë të tmerrshme sepse të gjitha aktivitetet tyre tani janë të përqendruar në Telegram, të gjitha kanalet janë anonime apo gjysmëanonime”, shpjegoi Kirill Martynov, kryeredaktori i gazetës Novaya Gazeta Europe me seli në Letoni, duke përdorur termin “Z” për të përshkruar blogerët prorusë dhe dezinformimin.

“Dhe nuk është vetëm një burim informimi, por një lloj mjeti operacional, një ‘walkie-talkie’ modern ku njerëzit diskutojnë me njëri-tjetrin për detajet e operacioneve të tyre luftuese”, tha Martynov për Current Time, një rrjet televiziv dhe digjital në gjuhën ruse, që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Reshjet e shiut rrisin nivelet e lumenjve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot procesin e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, të destinuara për votimin me postë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga dhjetori i vitit 2025 deri më 5 janar 2026 janë tërhequr gjithsej 48,602 pako me fletëvotime, ndërkohë që rreth 58 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të votuar përmes postës. Sipas Elezit, më 23 dhe 29 dhjetor 2025 nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr 28,555 pako. Pas vlerësimit, 27,600 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 955 janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, kryesisht dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre fletëvotimeve ka nisur më 3 janar dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së 5 janarit. Procesi ka vazhduar më 2 janar 2026, kur nga kutitë postare në disa qytete ndërkombëtare, përfshirë Pragën, Londrën, Parisin, Stambollin, New York-un dhe Kanberrën, janë tërhequr edhe 8,180 pako të tjera, të cilat tashmë janë transportuar në Kosovë. Ndërkaq, më 5 janar është përmbyllur tërheqja e fundit e pakove nga 13 kuti postare të vendosura në qytete të ndryshme evropiane dhe rajonale, prej nga janë mbledhur edhe 11,867 pako me fletëvotime. KQZ ka njoftuar se të gjitha pakot e tërhequra më 2 dhe 5 janar do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vetëm ato që plotësojnë kriteret ligjore do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për lehtësimin e votimit nga jashtë vendit, KQZ kishte funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës.

Çfarë është Delta Force – njësia elitare amerikane që kreu operacionin për të arrestuar Nicolas Maduron?

VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!

Një operacion sekret në Doha, takimet zgjatën me muaj të tërë, Maduro është tradhtuar dhe është dorëzuar!”

TAGGED: #Pavel Durov, #Telegram
Kosova Times August 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1LajmeLajme

Ligjvënësit e Kosovës e Shqipërisë bashkohen në 110 vjetorin e Pavarësisë

Kosova Times Kosova Times November 25, 2022
Mbahet dëgjim publik për Projektligjin e KPM-së
WP: Shtëpia e Bardhë u kërkon autoriteteve ukrainase të demonstrojnë publikisht gatishmërinë për negociata me Federatën Ruse
Komandanti i “Akhmat”: pesë luftëtarë çeçenë u kapën në rajonin e Kurskut
Presidenca:Urgjencë shtetërore konstituimi sa më i shpejtë i institucioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?